Will Smith foli për jetën e tij personale, duke përfshirë ngritjet dhe uljet e tij të shumta të publikuara në vitet e fundit,kur mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në detin e kuq në Jeddah, Arabi Saudite.
55 vjeçari, mori pjesë në një bisedë në skenë me prezantuesin e TV libanez Raya Abirached, përpara një turme fansash adhurues.
Aktori dukej se ishte i qetë duke folur për ‘aktivitetet e shumta’ të tij gjatë dy viteve të fundit dhe se si ai është përpjekur të mësojë nga gabimet e tij për të ecur përpara.
“Kam bërë shumë gabime,” pranoi Smith para turmës në festivalin e filmit. “Ne i duam gabimet tuaja,” bërtiti një grua si përgjigje.
Ai dukej se po aludonte për shuplakën e tij tashmë famëkeqe te Oscars ndaj prezantuesit Chris Rock gjatë çmimeve Oscar në mars 2022, dhe çështjet publike në martesën e tij me Jada Pinkett Smith, e cila zbuloi së fundmi se ata kanë jetuar të ndarë që nga viti 2016.
“Fama është një përbindësh dhe më është dashur të jem vërtet i kujdesshëm”, i tha turmës babai i tre fëmijëve, përpara se të shtjellonte disa mësime që ka mësuar gjatë rrugës.