Ëndrra e çdo vjehrre apo burri? Ish konkurentja e Perputhen bën lëmsh ndjekësit

ANTONELA BERISHA

Antonela Berisha është një nga vajzat më të bukura të ekranit. Pas zbulimit në emisionin më të famshëm të dashurisë “Përputhen” Antonela mori pjesë edhe në ‘Big Brother VIP Albania’ në edicionin  e tij të parë. 

Me sa duket ky moment i ka shërbyer shumë Antonelës e cila menjëherë sapo ka dalë nga shtëpia më  e famshme në Shqipëri ka hapur biznesin e saj “ELLA B” për të gjitha vajzat që janë adhuruese të tendencave më të fundit të modës.

Ajo që bie më shumë në sy në daljet e saj në media është mënyra si zgjedh të prezantohet Antonela, tërsisht vetvetja dhe pa komplekse. I tillë ka qenë edhe postimi më i fundit i bukuroshes pasi është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë, të gjatë dhe me nje dekolte mahnitëse. Megjithëse ajo shkëlqente me paraqitjen e saj, vëmendja e mediave dhe pjesa që u diskutua më së shumti ishte pyetja që Antonela zgjodhi të shoqërojë fotot: “Si ishte ajo ëndrra e cdo vjehrre apo burri?” shkruan ajo. 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *