‘E ke mbushur fytyrën me fillers’: Selena Gomez habit fansat, pranon ndërhyrjet estetike

Selena Gomez

Javën e kaluar, aktorja dhe këngëtarja, 31 vjeç, Selena Gomez la një mori komentesh në një postim të një faqeje fansash, ku spekulohej për lidhjen e saj me producentin muzikor Benny Blanco.

Mes komenteve ishte edhe një deklaratë e sinqertë për historinë e saj me procedurat estetike. “Hahahaha unë kam bërë botox vajzë”, shkroi Gomez në përgjigje të komentit të një përdoruesi, i cili është fshirë.

Deklarata shënoi herën e parë që Gomez pranoi publikisht se kishte bërë ndonjë procedurë kozmetike, megjithëse ajo nuk specifikoi se çfarë lloj Botox ka pasur ose ku është përdorur.

Deklarata e Gomez për Botox ishte vetëm një nga disa zbulime të bëra nga këngëtarja në Instagram javën e kaluar.

Në të njëjtin postim, Gomez gjithashtu ngacmoi fansat per publikimin e muzikës së re ndërsa ajo iu përgjigj një përdoruesi tjetër të mediave sociale, “jam shumë e emocionuar që po vjen” kur një fans kërkoi “muzikë të mirë”.

Ajo gjithashtu tha se muzika po vjen “shumë përpara ditëlindjes sime”, që është në korrik.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *