Showbiz

‘Duam një bebe’: Blogerja shqiptare ironizon pyetjet e fansave

Blogerja e njohur Sara Berisha dhe partneri i saj DJ PM janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Që nga fillimi i romancës së tyre në Big Brother Vip Albania çifti i njohur ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen me postimet e tyre ne rrjetet sociale.

Një nga pyetjet që ka “munduar” më shumë publikun që pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme kundrejt çiftit të dashur, është se kur do të sjellin në jetë një fëmijë. 

Kësaj pyetje të fansave nuk i ka shpëtuar as motra e Sarës, Ditea e cila teksa fton ndjekësit e saj të “shprehen” në një Insta Story, një ndjekës nuk ka nguruar ti thotë blogeres që duan një bebe nga Sara dhe PM.

E me sa duket Ditea këtë situatë e ka kaluar më së miri duke e shoqëruar me nota humori është përgjigjur: “Dhe unë duam të bëhem milionere por duhet të pres edhe pak për këtë gjë”

What's your reaction?