Drake mbush 37-vjeç/ Të ftuarit mahniten nga surpriza e ditëlindjes
By Redaksia
25 Tetor, 2023

Të gjithë prisnin të festonin ditëlindjen e këngëtarit të famshëm,por në këtë festë dhuratën e vërtetë e morën të ftuarit.
Në organizimin e mbajtur në restorantin Casadona, Miami, u përfshinë dhe dy yjet e serialit “Breaking Bad“. Ata u shfaqën të veshur me këmisha me lule dhe kësaj here në vend të “përgatisnin metamfetaminë“, kanë nxjerrë në pah aftësitë e tyre si banakierë.
Aaron Paul dhe Bryan Cranston u punësuan nga Drake për koktejlet speciale në ditën e tij.
Sipas videove të marra gjatë gjithë mbrëmjes dhe të ndara në mediat sociale, Paul gjeti kohë për t’i treguar një pjesëmarrësi se si të bënte një Negroni.
Të dy aktorët kërcyen teksa luhej kënga “Major Distribution” e Drake dhe 21 Savage.
Drake mbush 37 vjeç dhe për të festuar, ai po bashkëpunon me restorantet Dave’s Hot Chicken, duke dhuruar `free chicken sliders`.
Fansat duhet të paraqiten personalisht dhe të shkarkojnë aplikacionin e restorantit për të marrë ushqimin falas. Drake është një investitor në zinxhirin e restoranteve, i cili filloi në një parking në LA dhe tani ka në plan të hapë 100 dyqane këtë vit.
Filluan nga fundi, tani ata janë këtu!
Previous post
Dollarë nga qielli: Kamil Bartoszek i habit të gjithë
Redaksia
Related articles

Si të mbroni fytin nga ndryshimet e motit
30 Janar, 2025