Ditën e djeshme, ish miss-i shqiptar Valbona Selimllari në një intervistë për ‘DWTS Fan Club’, u shpreh se konkurrentja e ‘Dancing with the stars’ Ina Kollcaku, ishte e papjekur dhe bën sikur mbron femrat me fjalët e saj.
“Gjëja më absurde që më thotë dikush, unë nuk shoh ashtu as ata që kam inat, është kompleks i tyre, ajo ka bërë debat me veten e saj, unë nuk kam problem, s’më ka mbetur ta tregoj në debat me Inën. S’kam pasur asnjë…biles atë ditë që më ndërpreu fjalën e pashë si një fuqi të një vajze që është e parritur. Nuk ka shans që unë të kem inat ndonjërin prej tyre, mund të bësh debate kur të duash, por e lëmë aty”, tha Valbona.
Pas kësaj deklarate , reagoi ashpër dhe Ina Kollcaku e cila në një story në Instagram, shprehu indinjatën e saj.
“Unë jam në mbrojte të grave” do e thoshte një njeri neurotike! Neuroza e këtij Kompleksi nuk egziston te unë! Për shume vite me rradhë mundohem të qartësoj ata/ato që përtojnë të lexojnë se përse u krijuan lëvizjet feministe dhe cili ishte qëllimi. Po e bëj prap.