VIP

‘Do të bie në dashuri gjithë jetën’/ Xhensila Myrtezaj më e ëmbël se kurrë në javët e fundit të shtatzanisë 

Pas publikimit të lajmit se këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ishte shtatzënë për herë të dytë, ajo nuk ndalet me postimet e ëmbla në rrjetet sociale duke shuar keshtu dhe kuriozitetin e fansave.

Tashmë në muajin e fundit të shtatzanisë, Xhensila ka postuar disa foto ne Instagram, duke treguar lumturinë e saj në këtë pritje të ëmbël dhe duke shkruar : “9 muaj duke u përgatitur për të rënë në dashuri për gjithë jetën”.

Disa javë më parë , Xhensila , bashkëshorti i saj Bes Kallaku dhe vajza e tyre Ajka, zbuluan përmes një videoje të mrekullueshme, se fëmija i tyre i dytë do të jetë një djalë.

What's your reaction?