Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • ‘Nuk më kuptoi’: Zamira Kita zbulon rolin që bashkëshorti e ndaloi ta luante

    ‘Nuk më kuptoi’: Zamira Kita zbulon rolin që bashkëshorti e ndaloi ta luante

    Zamira Kita është një ndër aktoret më të mira shqiptare, ku edhe pse kanë kaluar shumë vite që është në skenë sërish mbetet një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

    Së fundmi aktorja në një intërvistë të dhënë për programin “Natën me Aulonën” që transmetohet në MCN TV, ndër të tjera ka rrëfyer ndjesitë e saj për filmin më ti ri “Në Kuadër të Dashurise” marrëdhënien me aktorët si dhe emocione të forta ka treguar për jetën familjare të saj.

    E pyetur nga moderatorja Aulona Musta nëse partneri i saj i kishte kërkuar të hiqte dorë nga ndonjë rol, Zamira është shprehur kështu:“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter.Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”.

  • “10 vjet dietë”: Çfarë ndodhi me DJ shqiptar?

    “10 vjet dietë”: Çfarë ndodhi me DJ shqiptar?

    “10 vjet diet se kom hup hala as 1 kg! Po ti?🙄” ky  është shqetësimi i Dj Dagz kohët e fundit. Dj i famshëm dhe shumë  i dashur u bë i njour për publikun shqiptar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. 

    Dagz tregoi vlera të mëdha njerëzore dhe jo vetëm gjatë gjithë qëndrimit të tij në këtë format. Po aty ai gjeti edhe dashurinë, pasi nisi një romancë me moderatoren e njohur Einxhell Shkira ku sot janë prindër të një djali dhe shumë të lumtur.

    Dagz dhe Einxhell janë shumë aktiv në rrjetet e tyre sociale duke postuar shpesh herë  mbi përditshmërinë dhe projektet e tyre gjithashtu. Së fundmi ka qenë Dagz që ka rrëmbyer vëmendjen e njekësve duke treguar me nota humori  që ka 10 vite në dietë por akoma nuk ka humbur as edhe 1 kg, dhe pyet ndjeksit nëse edhe ata e kanë këtë “problem”.  Miqtë e shumtë të këngëtarit por edhe parterja e tij kanë komentuar duke i kthyer përgjigje pyetjes së Dagz.

  • Arsyeja është Loredana? Futbollisti i njohur refuzon ftesën e skuadrës gjermane

    Arsyeja është Loredana? Futbollisti i njohur refuzon ftesën e skuadrës gjermane

    Futbollisti i njohur i Borusia Dortmund, Karim Adeyemi ka disa muaj që po përflitet në media për lidhjen e tij sentimentale me këngëtaren e njohur shqiptare Loredana. Duket që futbollisti e ka lënë mënjanë futbollin dhe po i kushton më shumë vëmendje lidhjes së dashurisë.

    Dyshimet kanë nisur nga fakti që Adeyemi ka refuzuar të luaj për U21 të Gjermanisë. Ylli i futbollit nuk ka qenë në formën e duhur as për të luajtur me Borusia Dortmund, madje edhe trajneri i Gjermanisë e ka lenë jashtë grumbullimit duke theksuar që futbollisti nuk është i përkushtuar ndaj fanellës.

    Mediat gjermane ndër të tjera po insistojnë që jeta sentimentale jashtë fushës së blertë po ndikon “negativisht” tek karriera e sulmuesit. Për këtë arsye edhe po lihet jashtë fushës së blertë nga të gjithë trajnerët në Gjermani.

  • Këngëtarja Rina Balaj mahnit fansat me veshjen e fundit

    Këngëtarja Rina Balaj mahnit fansat me veshjen e fundit

    Një nga këngëtaret më të dashura për publikun Rina Balaj, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë ndjekesve me postimin e fundit në llogarinë e saj në Instagram. 

    Rina shfaqet e veshur me një fustan të zi kombinuar me një palë çizme ngjyrë rozë dhe e ka plotesuar më së miri veshjen e saj me një pellush ngjyrë kafe. Nuk duhet harruar fakti që këngëtarja është gjithmonë e kuruar në daljet e saj publike dhe shumë aktive ne median sociale. 

    Nëse hedhim një vështrim në llogarinë e këngëtares në Instagram kuptojmë që në thuajse të gjitha postimet së fundmi ka preferuar të shfaqet me flokë të shkurtër. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur tek ky postim i fundit ku Rina është shfaqur me flokë të gjata dhe të zeza, duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.

  • ‘Jam mirënjohëse për ty’: Pas vdekjes së Matthew, Courteney Cox prek me dedikimin

    ‘Jam mirënjohëse për ty’: Pas vdekjes së Matthew, Courteney Cox prek me dedikimin

    Kasti i ‘Friends’ pak ditë më parë lëshoi një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së Matthew Perry, por tani ata po postojne homazhet e tyre individuale. Pas Matt LeBlanc, i cili luajti rolin e Joey, Courteney Cox, e cila luante Monica Geller postoi një homazh të përzemërt duke nderuar aktorin. Veçanërisht, të dy aktruan përkrah njëri-tjetrit si miq të kthyer në bashkëshortë në “Friends”, i cili u shfaq nga viti 1994 deri në 2004. Ata u martuan në sezonin e  7 dhe adoptuan binjakë në finalen e sezonit të 10-të dhe të fundit të serialit.

    Aktorja ndau një nga kujtimet e saj të preferuara për të dhe tha se ishte “shumë mirënjohëse për çdo moment” që ata punuan së bashku.

    ”Jam shumë mirënjohëse për çdo moment që kam pasur me ty Matty dhe më mungon çdo ditë. Kur punoni me dikë aq ngushtë sa unë me Matthew, ka mijëra momente që do të doja t’i ndaja. Tani për tani këtu është një nga të preferuarat e mia”, ka shkruar ajo.

    Ajo ndau një video nga sezoni i 4, në të cilën Chandler dhe Monica zbulohet se kanë fjetur së bashku ndërsa ishin në Londër për martesën e vëllait të saj Ross. Duke shkruar për skenën, ajo vazhdoi, “Për të dhënë një histori të vogël, Chandler dhe Monica supozohej të kalonin një natë në Londër. Por për shkak të reagimit të publikut, kjo u bë fillimi i historisë së tyre të dashurisë. Në këtë skenë, para se të fillonim të aktronim, ai pëshpëriti një rresht qesharak që unë duhet te thoja. Ai shpesh bënte gjëra të tilla. Ai ishte gazmor dhe ishte i sjellshëm”.

  • Ditëlindja e bashkëshortit : Kourtney Kardashian guxon me foto topless

    Ditëlindja e bashkëshortit : Kourtney Kardashian guxon me foto topless

    Kourtney Kardashian ka thyer heshtjen pak ditë me vonë pasi mirëpriti djalin e saj të vogël.  Ylli i ‘The Kardashians’ postoi disa foto seksi për bashkëshortin Travis Barker për ditëlindjen e tij të 48-të.

    Kourtney 44 vjeç, tregoi dekoltenë e saj të bollshme dhe barkun vetëm me një palë xhinse , ndërsa Travis e ‘mbulon’.

    Travis u pa gjithashtu duke vendosur dorën poshtë pantallonave të saj ndërsa dyshja u përqafuan përpara se të pozonte me dorën e tij në bark.

    Kourtney shkroi: “Për burrin tim, shokun tim të shpirtit, mikun tim më të mirë, të dashurin tim, babin me te mire për djalin tonë, gjithçkaja ime…Të uroj ditëlindjen më të lumtur. Ti i bën të gjitha ëndrrat e mia realitet dhe ndihem shumë e bekuar që të kam pranë. Të dua, përgjithmonë.’

  • ‘Nuk do doja ta kaloja kurrë më’: Dua Lipa tregon të vërtetat pas famës

    ‘Nuk do doja ta kaloja kurrë më’: Dua Lipa tregon të vërtetat pas famës

    Dua Lipa ishte aq e mërzitur gjatë gjithë kohës mbasi u bë e njohur për herë të parë.

    Ylli 28-vjeçar i popit publikoi albumin e saj debutues në vitin 2017, por pranoi se ajo mbeti si e ‘mjerë’ pas saj, kështu që u zotua të mos e linte më kurrë veten në atë situatë.

    Duke folur në KISS FM, ajo tha: “Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë, kur isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbisja çdo mundësi ,veçanërisht në Amerikë ,kur isha duke bërë performanca natën vonë ose për mëngjes ose çfarëdo tjetër.

    ” Shumë herë, më duhej të ngrihesha dhe të performoja për një shfaqje , kisha 30 minuta para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja, të performoja dhe ta bëja atë gjë. Nëse mundem, unë do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë. Kur bëra albumin tim të fundit, kurrë nuk do doja ta kaloja atë përsëri.

    “Thjesht ji e butë me veten, unë isha aq e mërzitur gjatë gjithë kohës sa nuk mund t’i bëja gjërat që doja të bëja me të vërtetë, shumë mirë, kështu që tani gjej kohë për t’i bërë ato.”

    Krijuesja e hitit “Houdini” fitoi një çmim BRIT për albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” dhe po përgatitet të publikojë albumin e saj të tretë të shumëpritur, por pavarësisht famës së saj globale, pranoi se ajo është ende në gjendje të ruajë anonimitetin e saj kur del në publik.

    Ajo tha: “Unë kam një dualitet me jetën time. Puna është e jashtëzakonshme dhe e çmendur. Kam të gjitha këto përvoja të mahnitshme dhe kur jam në shtëpi, veçanërisht në Londër, mund të eci në rrugë, mund të shkoj në dyqane, mund të shkoj në bowling, nuk më pëlqen shumë bowling, por mund të shkoja nëse doja’,përfundon këngëtarja.

  • ‘Shko dobësohu’: Pas komenteve fyese, moderatorja tregon arsyen

    ‘Shko dobësohu’: Pas komenteve fyese, moderatorja tregon arsyen

    Moderatorja e njohur emisionit “Shije shtëpie” Katerina Trungu ka treguar që është në pritje të ëmbël dhe se është bullizuar në rrjetet sociale nga disa ndjekës për peshën e saj. Katerina ka bërë me dije që këto kilograme të shtuar janë më të bukurit për të dhe se do të vazhdojë të shtojë akoma.

    Ditën e sotme teksa ishte në emisionin e saj moderatorja ka konfirmuar që është në pritje të ëmbel. Nisur nga ky moment ajo ka treguar që është bullizuar për peshën e saj madje edhe në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një story ku ka treguar edhe komentin aspak të këndsgëm të një gruaje e cila shkruan: “Shko shko bli naj kile avocado e dobësohu pak lope” .

  • Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

    Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

    Moderatorja e njohur Artenisa Ozaj dhe partneri i saj Olsi Bogo janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja teksa ka ndarë me ndjekesit një foto në llogarinë e saj në Instagram së bashku me partnerin dhe vogëlushin e porsalindur.

    “Welcome to the world ❤️DION♥️ @olsibogo WE LOVE U”  shkruan moderatorja. Të shumtë kanë qenë miqtë dhe fansat e tyre që i kanë uruar çiftin për ardhjen në jetë të djalit të tyre Dion. Kujtojmë që çifti gjithashtu janë prindër të një vajze me emrin Abigail.

  • Skandal në Hollywood: Marrëdhënie me meshkuj, shokohen fansat e Will Smith

    Skandal në Hollywood: Marrëdhënie me meshkuj, shokohen fansat e Will Smith

    Ditën e sotme, fansat e aktorit të njohur Will Smith u shokuan nga lajmi që u bë menjëherë viral, ku shoku i tij i ngushtë Brother Bilaal tregoi se ai u përball me një moment të sikletshëm mes Will Smith dhe një mashkulli tjetër të quajtur Duane Martin.

    Bilaal tha: “Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Duane dhe atëherë e shoh Duane duke kryer marredhenie me Will.” Ai vazhdon, “Ishte një divan dhe Will ishte i përkulur mbi divan dhe Duane po vazhdonte”.

    Por së fundmi përfaqësuesit ligjorë të Will e mohuan plotësisht akuzën, duke i thënë TMZ: “Kjo histori është plotësisht e gabuar dhe pretendimi është i rremë”. Më tej një burim i afërt me situatën thotë se Will po mendon të ndërmarrë veprime ligjore pas deklaratave të Bilaalit.

    Marrëdhënia e Will Smith ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi. Jada Pinkett Smith mahniti botën muajin e kaluar kur zbuloi se ajo dhe Will ishin ndarë dhe jetonin krejtësisht të ndarë që nga viti 2016 në librin e saj të ri.