Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • 81 pushime dreke vetëm për të tymosur: Snoop Dogg zbulon ndryshimin në jetën e tij

    81 pushime dreke vetëm për të tymosur: Snoop Dogg zbulon ndryshimin në jetën e tij

    Rreperi i njohur Snoop Dogg thotë se po heq dorë nga marihuana – ose të paktën, nga duhani.

    “Pas shumë shqyrtimeve dhe bisedave me familjen time, kam vendosur të heq dorë nga marihuana”, u tha reperi, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, 82.5 milionë ndjekësve të tij në Instagram.

    “Ju lutemi respektoni privatësinë time në këtë moment.”

    Lajmi mund të jetë ‘tronditës’ për disa sepse reperi ka qenë prej kohësh i hapur për dashurinë e tij për marihuanen dhe madje pretendon se ka pirë duhan në shtëpinë e bardhë. Ai ka nisur disa sipërmarrje biznesi në lidhje me marihuanën, duke përfshirë një kompani mediatike të fokusuar të quajtur “Merry Jane” dhe një linjë produktesh kanabisi.

    Ai gjithashtu ka investuar në Casa Verde Capital, një firmë e kapitalit të sipërmarrjes që investon në start-up-et e marihuanës.

    Dashuria e tij për marihuanen është bërë titull kryesor ne media: Ai zbuloi në vitin 2019 se kishte një staf me kohë të plotë, detyra e vetme e të cilëve ishte t’i bënin gati cigaret. Dhe në vitin 2021, ai zbuloi në Reddit se bën 81 pushime dreke në ditë për të tymosur.

  • “Humbje peshe dhe rraskapitje”: Këngëtari rrëfen luftën me sëmundjen e vështirë

    “Humbje peshe dhe rraskapitje”: Këngëtari rrëfen luftën me sëmundjen e vështirë

    Këngëtari i famshëm Nick Jonas pjesë e grupit “Jonas Brothers” së fundmi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një vidio ku ka shpjeguar për sëmundjen e tij dhe rolin që ka luajtur familja në gjithë këtë situatë të vështirë.

    Nick tregon se 18 vite më parë është diagnostikuar me diabet të tipit 1. Ai tregon ndër të tjera edhe shenjat e ndryshme që të çojnë drejt kësaj diagnoze dhe se kishte qenë pikërisht nëna e tij ajo që kishte vënë re ndryshimet tek ai. Ai gjithashtu e konsideron veten me fat që kishte shumë mbështetje rreth vetes dhe që e zbuluan sëmundjen menjëherë.

    18 vjet më parë u diagnostikova me Diabet të Tipit 1. Familja ime, veçanërisht mamaja ime, vuri re një ndryshim tek unë dhe pa katër shenjat kryesore që ne tani i dimë se janë simptoma të diabetit të tipit 1.

    1. urinim i shpeshtë
    2. etje e tepruar
    3. rraskapitje
    4. humbje peshe e pashpjegueshme.

    Unë isha mjaft me fat që kisha këtë sistem të jashtëzakonshëm mbështetjeje rreth meje që vuri re këto shenja, më ndihmoi të merrja vendimin për t’u kontrolluar dhe në fund më shpëtoi jetën. Si baba i ri vetë, e kuptoj se sa e rëndësishme është të jem në vëzhgim për këto shenja ndërsa vajza ime rritet.

    Këtë vit ne po zgjerojmë mesazhin tonë #Shikoshenjat vetëm për individët që janë duke u diagnostikuar, por edhe për ata përreth tyre.

    Merr pjesë në fushatën tonë #SeeTheSigns dhe bashkohu me mua në rritjen e ndërgjegjësimit për këto simptoma të diabetit të tipit 1 dhe tipit 2 që shpesh mungojnë dhe ndihmo për të shpëtuar jetë.’  shkruan këngëtari.

  • ‘Në videoklipe provokojmë’: Linda Halimi habit me deklaratën

    ‘Në videoklipe provokojmë’: Linda Halimi habit me deklaratën

    Këngëtarja shqiptare Linda Halimi, e cila së fundmi është bërë konkurrente në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, ka habitur banorët e tjerë me deklaratat e saj.

    Pas akuzave për ngacmim nga kolegu i saj në muzikë, Blero, ajo ka shprehur se muzika ëshë industria e seksit.

    “Ta them sinqerisht që nuk gënjej. Të jesh fëmër në industrinë muzikore… Jemi pjesë e industrisë së seksit. Muzika është një industri shumë seksi. Ne nëpër video klipe provokojmë, që nuk i bëjmë çdo ditë. Nëpër videokipe ne veshemi shumë seksi, me bikini. Më shkruajnë këngëtarë e reperë të estradës që janë të martuar”– u përgjigj Linda.

    Ajo gjithashtu pranoi se këngëtari shqiptar Ledri Vula i ka shkruar në Snapchat , duke e ngacmuar dhe jo për një bashkëpunim muzikor.

    “Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”- tha ajo.

  • ‘Kisha frikë nga babai’: Stresi zbulon të vërtetat e pathëna ndonjëherë

    ‘Kisha frikë nga babai’: Stresi zbulon të vërtetat e pathëna ndonjëherë

    Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi, ka vendosur të jetë shumë i sinqertë në një nga intervistat e tij më të fundit.

    Stresi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Një gotë rose’ me Rozana Radin, ku i pyetur për fëmijërinë e tij ai zbuloi disa sekrete të pathëna më parë.

    “Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur a ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.”– tha Stresi.

    Gjithashtu ai tregoi kuptimin e emrit të tij të artit dhe pse u quajt ‘Stresi’.

    “Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”, u shpreh këngëtari.

  • Përdhunim dhe abuzim: Çfarë ndodhi me akuzat e rënda ndaj reperit të njohur

    Përdhunim dhe abuzim: Çfarë ndodhi me akuzat e rënda ndaj reperit të njohur

    Ish e dashura e Sean “Diddy” Combs, ka deklaruar se prej gati një dekade ka jetuar një jetë të nënshtruar dhunës dhe abuzimit.  Combs ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka akuzuar këngëtaren se gjithë këtë po e bën për ti zhvatur paratë atij.

     “Këto pretendime janë fyese dhe skandaloze”, ka deklaruar avokati i tij. 

    Nga ana tjetër Cassie, nuk e ka lënë me aq akuzën pasi pretendon se reperi e përdhunoi dhe e rrahu atë për më shumë se 10 vjet, duke filluar që kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 37.

    Padia e ngritur kundër Combs përfshin rrëfime të shumta grafike të abuzimit të dhunshëm që ajo thotë se ndodhi pasi ajo u takua me reperin në 2005.

    Sipas ankesës, Combs e ka droguar dhe dehur të dashurën e tij, duke e bërë atë të binte në varësi të rrezikshme dhet të humbte kontrollonin jetën e saj.

    Padia e etiketon muzikantin një “abuzues serial në familje, i cili do ta rrihte dhe shkelmonte rregullisht Cassie, duke lënë me sy të zinj, kanosje dhe gjak”.

    Avokati i Combs deklaroi se Cassie kishte kërkuar 30 milion dollarë (24 milion £) “nën kërcënimin e shkrimit të një libri të dëmshëm për marrëdhënien e tyre”, dhe sipas tij, kjo kërkesë është konsideruar pa mëdyshje si shantazh i hapur”.

    Në padinë e saj pretendon gjithashtu se këngëtari kishte planifikuar të hidhte në erë një makinë në pronësi të reperit Kid Cudi, pasi reperi ishte bërë xheloz që këngëtarja mund të kishte një lidhje me të.

    Nuk dihet ende si do të përfundoj situata pasi akuza të shumta janë ngritur kundër Sean “Diddy” Combs nga Cassie.

  • ‘Ka shkatërruar fytyrën’: Pas akuzave, reagon Adriana Lima

    ‘Ka shkatërruar fytyrën’: Pas akuzave, reagon Adriana Lima

    Adriana Lima më në fund iu përgjigj akuzave negative për paraqitjen e saj të fundit në tapetin e kuq.

    Supermodelja braziliane, 42 vjeçe, u shfaq në premierën e Los Anxhelosit të “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, duke u dukur magjepsëse me një minifustan të zi të mrekullueshëm me xhepa të kuq dhe taka me majë për t’u përshtatur.

    Megjithatë, pamja e saj shkaktoi disa komente jo shumë të këndshme në internet, duke përfshirë sugjerimet se së fundi kishte bërë operacione estetike.

    Adriana Lima iu përgjigj kritikëve të saj me një postim në Instagram Story. Ajo ndau një foto të saj pa grim, duke shkruar: “Fytyra e një nëne të lodhur të një vajze adoleshente, dy në moshë afër adoleshencës, një 1-vjeçareje që mëson të ecë dhe tre qenve”.

    “Faleminderit për shqetësimin tuaj”, shtoi ajo.

    Lima mori pjesë në premierën e Hunger Games me të dashurin e saj, Andre Lemmers, dhe vajzat e saj, Sienna, 11 dhe Valentina, 14 vjeç, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e saj, basketbollistin serb Marko Jarić. Ata gjithashtu u bashkuan në këtë ngjarje nga dy fëmijët e Lemmers, Miah dhe Lupo.

    Lima dhe Lemmers, 42, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Cyan Lima, në gusht 2022. Modelja zgjodhi te shprehej ne gazeten ‘PEOPLE’ në fillim të këtij viti për mënyrën se si ajo po zgjidhte të përqafonte trupin e saj pas lindjes.

    “Çdo ditë më duhet t’i kujtoj vetes: “Dëgjo, prano kush je. Prano trupin tënd”, tha ajo në një event të Victoria’s Secret në prill.

    “Është një trup i cuditshem tani sepse unë pata një fëmijë. Është një bekim kaq i madh. Çdo trup ka një reagim të ndryshëm me shtatzëninë dhe pas shtatzënisë,” vazhdoi ajo.

  • ‘Mungon shumë’: 9 vite pa Dr.Florin, miku i tij i ngushtë prek me dedikimin

    ‘Mungon shumë’: 9 vite pa Dr.Florin, miku i tij i ngushtë prek me dedikimin

    Ishte viti 2014 kur Dr.Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Ai ishte pjesë e grupit të njohur të muzikës “WEST SIDE FAMILY” së bashku me këngëtarët Armir Shahini dhe Roland Hysi. Grupi ishte në kulmin e suksesit me këngët e tyre që gjithmonë beheshin hit. 

    Dr Flori dhe partnerja e tij Blerina asokohe ishin prindër të dy fëmijëve. E trishtë ishte për familjen e tij dhe për miqtë ikja e parakohshme nga jeta e Dr. Florit. E teksa vitet kalojnë kjo datë kujtohet gjithmonë nga familja dhe miqtë e këngëtarit. Çdo vit ata ndajnë me publikun emocione të forta teksa përkujtojnë  humbjen e të afërmit të tyre.

    Armir Shahini miku i ngushtë i Dr. Florit sot ka ndarë me ndekësit e tij disa fjalë zemre: 

    Jeta Shkon #drflori Jeta Shkon!😢

    9 vjet pa ty Flor!

    Mungon shum!

    Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

    E sa herë dhimbja më ikën se gëzimi ma largon

    Se suksesi me dështimin bashkë jetojn

    Në çdo kohë ndodh kështu

    Dua të them se Jeta Shkon! shkruan ai.

  • Vjen në jetë Melody: Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

    Vjen në jetë Melody: Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

    Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj prej kohësh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bukur për lindjen e vajzës së saj e ka bërë të ditur vetë Mariza teksa në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me njekësit momentet më të bukura të jetës.

    Mariza kishte kohë që nuk ishte aktive në mediat sociale e me sa duket asryeja ka qenë pritja e ëmbël. Gjithashtu këngëtarja ka bërë me dije edhe emrin e vogëlushes që ka ardhur në jetë, quhet Melody. 

    Në këtë postim të Marizës nuk kanë munguar edhe disa fjalë zemre për partnerin e saj.

     “Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua! ❤️ Melodia e jetes e sime! ❤️  MELODY IKONOMI GREÇO!

    @blendigreco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua ❤️” shkruan Mariza.

  • Vdekjet tragjike : Rreperi tregon të vërtetat pas kaosit në koncert

    Vdekjet tragjike : Rreperi tregon të vërtetat pas kaosit në koncert

    Rreperi Travis Scott ka thënë se ai vazhdimisht po mendon për tragjedinë e shkaktuar nga mbipopullimi i turmës në Festivalin e tij Astroworld në nëntor të vitit 2021 në Houston, Teksas.

    Ishte festivali i tretë muzikor i reperit, ku të paktën 50,000 njerëz ishin mbledhur në vendin e ish-parkut Six Flags të qytetit.

    Kur Scott, 32 vjeç, u shfaq në skenë rreth orës 21:00 të natës së parë, publiku u afrua drejt skenës, duke shkaktuar një kaos dhe duke bërë të humbnin jetën 10 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

    Dy vite pas tragjedisë fatale, reperi i “Meltdown” ka kujtuar momentin “shkatërrues” në një intervistë të re për GQ.

    “Unë gjithmonë mendoj për të. Ata fansa ishin si familja ime. E dini, unë i dua fansat e mi në maksimum”, tha Scott.

    “Ai moment për familjet, për qytetin, e dini, ishte shkatërrues. Dhe kur erdhi puna për të përfunduar albumin, unë u riktheva në të ndoshta si, nuk e di, muaj, muaj dhe muaj më pas.”

    Duke e përshkruar gjendjen e tij mendore si “tepër të shkatërruar” pas tragjedisë, ai tha: “Ideja për t’u rikthyer në muzikë, për të punuar në muzikë dhe thjesht për t’u futur në atë, ishte terapeutike që të kaloje energjitë në prodhimin dhe tingujt deri në përfundimin e saj.”

    “Është shumë e vështirë sepse ndihem gjithmonë i lidhur me fansat e mi, dhe kam kaluar diçka dhe fansat e mi kanë kaluar diçka dhe prindërit e njerëzve kanë kaluar diçka dhe me të vërtetë dhemb”, shtoi ai.

    “Tani që ky kapitull është mbyllur, ne shpresojmë që përpjekjet e qeverisë të përqendrohen në atë që është më e rëndësishmja – ndalimin e tragjedive të ardhshme kaotike si Astroworld që të mos ndodhin përsëri,- tha avokati i Travis.

  • ‘Morëm vesh pritjen e bekimit tonë’: Orinda Huta zbulon ritualin e veçantë të këtij muaji

    ‘Morëm vesh pritjen e bekimit tonë’: Orinda Huta zbulon ritualin e veçantë të këtij muaji

    Një ndër çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar, të cilëve i numërohen shumë pak skandale, janë Orinda Huta dhe Turjan Hysko.

    Ata janë tepër aktivë në rrjetet sociale, dhe së fundmi një video tepër simpatike e ka ndarë me fansat moderatorja Orinda Huta.

    Ajo ka postuar një video të dekorimit të pemës së vitit të ri dhe ka zbuluar pse e vendos çdo vit në datë 14 Nëntor.

    “Prej 14 nëntorit 2020 e bëjmë pemën në të njëjtën datë. Këtë vit mendova ta shtyja një javë, por gjeta pemën e duhur dhe sërish mbeti e njëjta datë. Ka qenë data kur morëm vesh pritjen e bekimit tone”- ka shkruar Orinda.