Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • ‘Më ka mbetur peng’: E papritur, banorja e Big Brother Vip Kosova dëshiron të largohet

    ‘Më ka mbetur peng’: E papritur, banorja e Big Brother Vip Kosova dëshiron të largohet

    Ajo u bë kryefjala e lajmeve në rrjetet sociale, pas akuzës që bëri në emisionin ‘Big Brother Vip Kosova’, ndaj këngëtarit shqiptar Blero Muharremi.

    Lindita Halimi tregoi se ai e kishte ngacmuar para 12 vitesh në një hotel në Kosovë ku kjo u mohua nga këngëtari dhe shumë prej komentuesve nuk e besuan.

    Por së fundmi, Lindita gjatë një bisede me një banore tjetër ka treguar se dëshiron të largohet për shkak të vajzës së saj.

    “Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.

  • ‘Ka prishur marrëdhëniet me Top Channel’: Lori Hoxha i jep fund akuzave ndaj Arbana Osmanit

    ‘Ka prishur marrëdhëniet me Top Channel’: Lori Hoxha i jep fund akuzave ndaj Arbana Osmanit

    Pak kohë më parë, lajmi se moderatorja shqiptare Arbana Osmani kishte prishur marrëdhëniet me televizionin Top Channel, u bë viral nëpër rrjete sociale.

    Gjithashtu u tha se Arbana nuk do e moderonte më spektaklin ‘Big Brother Albania Vip 3’, dhe drejtimin e këtij emisioni do e merrte përsipër Ledion Lico.

    Por ditën e sotme, drejtuesja e përgjithshme e Top Channel, Lori Hoxha ka shuar thashethemet duke postuar një story me gotën me logon e biznesit të ri të Arbana Osmanit, të cilën e përuroi ditën e shtunë.

  • “DWTS Fan Club”: Nuk mori pjesë në emision, kritikohet ashpër aktori

    “DWTS Fan Club”: Nuk mori pjesë në emision, kritikohet ashpër aktori

    Të premten e kaluar, Elvis Pupa ka ndërprerë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh në spektaklin më të rëndësishëm të kërcimit në Shqipëri “Dancing With The Stars”. 

    Aktori ishte në “dance off” me një tjetër konkurent, Eni Shehun, por ai zgjodhi të mos kërcente atë moment, dhe kjo bëri që juria të largojë nga gara Elvis Pupën, duke mos kaluar pa debat pasi ata e kritikuan aktorin që duhet të tregonte më shumë respekt për programin.

    Gjithashtu Elvisi mori shumë kritika pasi zgjodhi të mos e shoqërojë partneren e tij në skenë Jora Hodo në “Dancing With The Stars Fan Club”. Ditën e djeshme moderatorja Kiara Tito njoftoi se Elvisi ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e emisionit në momentet e fundit. Ndonëse partnerja e tij në skenë tregoi që aktori kishte një arsye, ishte Albi Nako opinionisti i “Dancing With The Stars Fan Club” i cili e kritikoi ashpër veprimin e Elvisit duke mos e justifikuar mungesën e tij.

  • ‘Kemi një lajm të madh’: David Guetta tregon surprizën e veçantë

    ‘Kemi një lajm të madh’: David Guetta tregon surprizën e veçantë

    Në moshën 56-vjeçare, DJ francez David Guetta po përgatitet të zgjerojë familjen. Së fundmi ai u shfaq në tapetin e kuq të çmimeve Latin Grammy, së bashku me partneren e tij Jessica Ledon, e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

    Gati dhjetë vite pas fillimit të lidhjes së tyre, David Guetta dhe e dashura e tij Jessica Ledon së shpejti do të bëhen prindër. 

    Në fotot e eventit modelja u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë ku tregoi me krenari barkun e rrumbullakosur. David Guetta, i buzëqeshur, nuk mund ta fshihte lumturinë e tij dhe për ta zyrtarizuar këtë lajm të mirë, muzikanti i zgjedhur së fundmi “DJ i vitit”, në WECB Music Awards 2023, postoi nje foto nw Instagram ku pozon me Jessica Ledon, ku shkruan: “Kemi një lajm të madh për t’ju thënë! Publikimi më i rëndësishëm i vitit.”

    Kjo nuk është hera e parë që David Guetta po përgatitet të bëhet baba. Me ish-gruan e tij Cathy Guetta, ai kishte tashmë dy fëmijë: Tim-Elvis, tani 19 vjeç dhe Angie, 16 vjeç.

    Pas 22 vitesh martesë, ylli me famë botërore u divorcua nga Cathy Guetta në gusht të vitit 2014. Në të njëjtin vit, DJ u njoh me Jessica Ledon. Ata  zyrtarizuan lidhjen e tyre në shkurt 2016, gjatë një darke të organizuar nga François Hollande, në Elysee, për nder të presidentit kuban Raoul Castro.

  • “Billboard Music Awards 2023”: Bebe Rexha fiton çmimin e rëndësishëm

    “Billboard Music Awards 2023”: Bebe Rexha fiton çmimin e rëndësishëm

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi muzikor “Billboard Music Awards” . Këngëtarja shiptare me famë botërore Bebe Rexha ka shëlqyer në hapjen e spektaklit me përformancën e saj së bashku me David Guetta.

    Këngëratja kishte zgjedhur të vinte me një fustan të zi me detajin gri me xixa, pa mëngë dhe dukej aq bukur.

    Dyshja kanë përformuar këngën e tyre “I‘m Good (Blue) duke hapur kështu siparin  e ndarjes së çmimeve. Ata kanë rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm siç ishte çmimi “Top Dance/Electronic Song of the year”. Kënga e tyre qëndroj për 55 javë në krye të Hot Dance/Electronic Song ku u pasua edhe me këtë çmim.

  • Miss Universe: 23-vjeçarja bën historinë në El Salvador

    Miss Universe: 23-vjeçarja bën historinë në El Salvador

    Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në konkursin vjetor të bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador. Shoqëruesja e parë e miss-it u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

    Fitorja e Palacios shënon herën e parë që një grua Nikaraguane fiton Miss Universe. Ajo kishte përfaqësuar më parë Nikaraguan në konkursin e Teen Miss Universe 2017, duke u vendosur në top 10 dhe në konkursin Miss world 2021.

    Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesen e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).

    E pyetur në raundin e fundit se ke do të zgjidhte të kalonte një ditë në jetën e saj, Palacios zgjodhi filozofen dhe feministen britanike të shekullit të 18-të Mary Wollstonecraft, e cila tha se theu kufijtë dhe “u dha një mundësi me shumë grave” dhe hoqi kufizimet për gratë sot ”, shtoi ajo përmes një përkthyesi.

    Në konkursin e ‘Miss Universe 2023’ ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Endi Demneri e cila shkëlqeu me performancën e saj dhe u pëlqye shumë, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte një çmim.

    ENDI DEMNERI
  • E papritur: Moderatori shqiptar pjesë e Big Brother VIP Albania 3?

    E papritur: Moderatori shqiptar pjesë e Big Brother VIP Albania 3?

    Moderatori i njohur shqiptar Meriton Mjekiqi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Mos i Bjer me Top” që transmetohet çdo të diel në ekranin e Top Channel. Në këtë intervistë Meritoni u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka nëse do të jetë pjesë e “BBV” 3.

    Meritoni duket që nuk  e mohon këtë fakt madje me nota humori ai shton që mbetet të shihet nëse do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ndër të tjera moderatori u pyet edhe për marrëdhëniet që ka sot me dy reperët e famshëm me të cilët ka patur një të kaluar problematike, bëhet fjalë për reperin Don Xhon dhe Noizy-n, ku ka pranuar që tashmë janë pajtuar dhe ka marrëdhënie shumë të mira. 

  • Festojnë plot 23 vite martesë: Urimi i veçantë i Catherine Zeta-Jones për partnerin

    Festojnë plot 23 vite martesë: Urimi i veçantë i Catherine Zeta-Jones për partnerin

    Aktorja Catherine Zeta-Jones së fundmi ka postuar në llogarinë e saj në Instagra disa momente emocionuese ku ka uruar bashkëshortin e saj Michael Douglas për 23 vjetorin e martesës së tyre.

    Aktorja ka zgjedhur të ndajë me publikun foto të momenteve nga dasma e tyre dhe nga jeta e përditshme. duket që çifti është shumë i lumtur pranë njëri-tjetrin edhe pse në momentet kur u zbulua lidhja e tyre në media të shumntë ishin komentet dyshuese për diferencën e madhe në moshë.

    Kjo me sa duket nuk e ka penguar aspak çiftin të jetojnë jetojnë jetën e lumtur së bashku. kujtojmë që çifti jnaë prindër të dy fëmijëve, një djali Dylan 23 vjeç, dhe një vajze Carys 20.

  • Shakira rrëfen jetën e saj në Miami: “Kurrë nuk i kam parë fëmijë më të lumtur”

    Shakira rrëfen jetën e saj në Miami: “Kurrë nuk i kam parë fëmijë më të lumtur”

    Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun në mbarë botën duket që pas ndarjes së bujshme me futbollistin Gerard Pique prej kohësh është transferuar në Amerikë dhe ka nisur një jetë të re së bashku me dy djemtë e saj.

    Në një intërvistë të dhënë për revistën “Hola” këngëtarja zbuloi më shumë për jetësën në Miami dhe për dy djemtë e saj Mylan dhe Sasha ku rrëfeu ndër të tjera që janë më të lumtur se kurrë më parë.

    Shakira gjithashtu nënvizoi faktin që në Spanjë fëmijët e saj nuk po bënin një jetë te qetë pasi fëmijet ndiqeshin nga medjat deri në dyert e shkollës, por që tani ata po bëjnë një jetë normale dhe janë shumë të lumtur.

  • Pretendente për të fituar: Bukuroshja shqiptare mahnit ‘Miss Universe 2023’

    Pretendente për të fituar: Bukuroshja shqiptare mahnit ‘Miss Universe 2023’

    24-vjeçarja shqiptare Endi Demneri që u zgjodh “Miss Universe Albania” në Qershor të këtij viti, mbrëmjen e djeshme ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe 2023” që po mbahet në El Salvador.

    Bukuroshja shqiptare i ka mahnitur të gjithë me perforancën e saj, me detajin e shqiponjës që dukej e mrekullueshme në pasarelën e “Miss Universe 2023”. Teksa u votua nga publiku në mbarë botën bukuroshja shqiptare u rendit në Top 5 konurentet pretendente për të fituar kurorën e më të bukurës.

    Me dt 19 Nëntor do të mbahet edhe finalja e madhe e konkursit të bukurisë Miss Universe”. Nuk duhet harruar fakti që Endi në këtë kompeticion konkuron me kauzën e veçantë, që është të ndihmojë vajzat që preken nga një sëmundje e rëndë që nuk nihet akoma në Shqipëri. Kjo sëmundje ka të bëjë me faktin që vajzat nësë nuk ndihen mirë me veten apo nuk kanë dëshirë të nisin ditën e tyre atëhërë ka diçka që nuk shkon dhe vuajnë nga kjo sëmundje që quhët endometriosis.