Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.
Dua Lipa këngëtarja me famë botërore së fundmi ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto nga udhëtimi i saj në Tokio, ku kishte veshur kostumin tradicional japonez.
Kimono shumëngjyrëshe është kostumi tradicional japonez që këngëtarja e kishte shoqëruar edhe me detajin e lules tek flokët dhe dukej mahnitëse.
Dua shkruan në postimin e saj që e nisi udhëtimin në Tokio me ftesën më të ëmbël për një ceremoni tradicionale çaji. shkrimi i plotë i Duas:
“E nisa udhëtimin tim në Tokio me ftesën më të ëmbël për një ceremoni tradicionale çaji 🍵🍥🌸. Shumë e lumtur që jam këtuuuuuu!!!”
Dea Mishel një nga vajzat më të bukura të ekranit, është dalluar gjithmonë për karakterin e fortë dhe shfaqjen pa komplekse në të gjitha daljet e saj duke thyer tabu. Bukuroshja e njohur ka zgjedhur gjithmonë të bëjë gjërat që do pa undikuar nga opinioni publik.
Që prej përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, ku Dea ishte njëra nga konkurentet finaliste, ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale si dhe pjesë e televizionit. Së fundmi e kemi parë në rubrikën “Influencer” pjesë e prograit “E Diell” që transmetohet çdo të Diel në “Top Channel”.
Ditën e djeshme Dea ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të tatuazhit të saj më të ri, që në të vërtetë është një dhelpër por njerzit mendojnë që është një lepur.
“Dhe unë bëra dhelprën tatuazh, njerëzit mendojnë se është lepur”: shprehet Dea.
Disa ditë pasi Brad Pitt e bëri publike lidhjen e tij të dashurisë, djali i Angelina Jolie, Pax Jolie-Pitt shprehet kundër tij në Instagram. Duke ndarë një fotografi të Brad me një çmim Oscar, ai shkroi: “
“Gëzuar ditën e babait këtij polici të klasit botëror. Herë pas here, ju i vërtetoni vetes se jeni një person i tmerrshëm dhe i poshtër. Ju nuk keni asnjë vlerësim apo ndjeshmëri për 4 fëmijët tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë para jush. Nuk do ta kuptoni kurrë dëmin që i keni bërë familjes sime sepse nuk jeni në gjendje ta bëni. Ju ja keni bërë jetën ferr personave më të dashur që unë kam. Ju mund t’i tregoni vetes dhe botës gjithçka që dëshironi, por e vërteta do të dalë një ditë. Pra, gëzuar ditën e baballarëve, o njeri i tmerrshëm…”, shkroi ai.
Sipas tij katër fëmijët më të vegjël që ‘dridhen nga frika’ jane Zahara, 18, Shiloh, 17, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15. Tre të fundit janë fëmijët biologjikë të Brad dhe Angelina, ndërsa Zahara u adoptua nga aktorja e ‘Maleficent’ në 2005 nga Awasa, Etiopi.
Pax gjithashtu, u adoptua nga Angelina nga Ho Chi Minh City, Vietnam në 2007 kur ishte tre vjeç. Një vit më vonë ai u adoptua zyrtarisht nga Brad.
Epo, duket se nuk është vetëm Pax që ka mëri ndaj Brad-it, pasi Zahara, e cila së fundi iu bashkua Alpha Kappa Alpha Sorority në kampusin e Kolegjit Spellman në Atlanta, e hoqi Pitt nga mbiemri i saj.
Angelina së bashku me Pax dhe Maddox ishin të pranishëm për të festuar drekën e Zahara-s në Gjeorgji. Sa i përket Brad-it, ai thuhet se është në lidhje me Ines de Ramon, një dizajnere bizhuterish 26-vjeçare.
Fjoralba Ponari tashmë është kthyer në një nga moderatoret më të dashura dhe të pëlqyera të publikut. Bukuroshen e njohur e shohim çdo të Dielë në ekranin e “Top Channel” teksa prezanton spektaklin e humorit “Portokalli” së bashku me Salsano Rrapin dhe Xhemi Shehun.
Në spektklin e fundit me sa duket moderatores i ka ndodhur një incident i vogël në skenë teksa po prezantonte. Fjoralba ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një vidio të këtij momenti pak të sikletshëm ku tregon se në momentin që po prezantonte një vajzë e vogël nga publiku u ngrit në këmbë për ta përshëndetur dhe duket që ky veprim i ka dhënë emocion moderatores sa gati po harronte prezantimin.
Fjoralba shkruan kështu: “Fakt qesharak: Desh harrova të prezantoja, sepse më tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël që u ngrit në këmbë e po më përshëndeste gjithë emocion”
Reperi i njohur A$AP Rocky, i cili është akuzuar se ka qëlluar me një pistoletë gjysmë automatike ndaj ish-mikut A$AP Relli pas një diskutimi të ashpër, do të përballet me gjyqin në janar dhe rrezikun 9 vite burg.
Në një seancë paraprake të hënën në Los Anxhelos, gjyqtari M.L. Villar vendosi se kishte prova të mjaftueshme që reperi Rakim Mayers , i cili u deklarua i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë zjarri në gusht 2022 , të dalë në gjyq për akuzat rreth incidentit të 6 nëntorit 2021.
“Jam i sigurt se Rocky do të shfajësohet për të gjitha këto,” tha avokati i reperit Joe Tacopina jashtë gjykatës.
Gjatë seancës, detektivi Frank Flores zbuloi videon e re te mbikëqyrjes, përveç asaj që u shfaq në seancën e mëparshme në fillim të këtij muaji. Në pamjet e reja u dëgjuan, por nuk u panë dy kërcitje të forta, për të cilat grupi i akuzës tha se janë të shtënat e supozuara.
Flores konfirmoi se kishte shqyrtuar pamjet në hetimin e tij dhe Rocky, 35 vjeç, kishte një armë në dorë gjatë sherrit. Megjithatë, gjatë ekzaminimit të kryqëzuar, ai zbuloi se arma nuk u gjet kurrë. Ndërkohë, dy gëzhojat që u gjetën nga vendi i ngjarjes nga Relli (emri i vërtetë Terell Ephron) dhe u kthyen në polici dy ditë më vonë, nuk kishin asnjë gjurmë gishtash.
Në muajin korrik të këtij viti, aktorja e njohur Sofía Vergara dhe bashkëshorti i saj prej shtatë vitesh, Joe Manganiello, u ndanë. Duke ndarë një deklaratë të përbashkët me Page Six, çifti tha: “Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”
Më vonë u zbulua se Joe, 46 vjeç, kishte bërë kërkesë për divorc nga Sofía, 51 vjeç, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme” në dokumentet ligjore të marra nga TMZ.
Disa burime të afërta me Sofia dhe Joe kanë bërë një sërë pretendimesh për arsyen e ndarjes së tyre , njëra prej të cilave është qëndrimet e tyre të ndryshme ndaj të pasurit fëmijë. “Ai me të vërtetë donte të kishte një fëmijë me të, dhe ajo nuk ishte e interesuar, dhe kjo shkaktoi një përçarje,” pohoi një burim i brendshëm.
Së fundmi duke u hapur për mënyrën se si po e kalon divorcin, Sofía pranoi gjatë një interviste të re se ajo ka pasur një vit super “të vështirë”.
“Kam pasur një vit shumë interesant,” tha ajo për People. “Nuk dua të them ‘keq’ apo diçka të tillë, por ka qenë shumë interesante dhe shumë e vështirë”.
Sofía vazhdoi të vuri në dukje se ndërsa viti 2023 ka qenë tepër sfidues për të, ajo është super “e emocionuar” për të parë se çfarë do të sjellë viti i ardhshëm.
Ditën e premte në spektaklin e ‘Dancing with the stars’, komenti i Olta Gixharit për një nga konkurrentët , ku përmendi këngën e Luana Vjollcës, ‘Benzina’, u bë viral dhe u mendua si kunjë ndaj moderatores.
Por as Luana Vjollca nuk ngeli mbrapa ku postoi një video të saj duke kërcyer me këngën ‘Benzina’, dhe duke shkruar: ‘Kujt i mungova?’.
Së fundmi edhe aktorja Olta Gixhari, i ka komentuar në po të njëjtin postim duke thënë se:’ Ka lezet kështu t’i vësh benzinën’.
Antonela Berisha është një nga vajzat më të bukura të ekranit. Pas zbulimit në emisionin më të famshëm të dashurisë “Përputhen” Antonela mori pjesë edhe në ‘Big Brother VIP Albania’ në edicionin e tij të parë.
Me sa duket ky moment i ka shërbyer shumë Antonelës e cila menjëherë sapo ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur biznesin e saj “ELLA B” për të gjitha vajzat që janë adhuruese të tendencave më të fundit të modës.
Ajo që bie më shumë në sy në daljet e saj në media është mënyra si zgjedh të prezantohet Antonela, tërsisht vetvetja dhe pa komplekse. I tillë ka qenë edhe postimi më i fundit i bukuroshes pasi është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë, të gjatë dhe me nje dekolte mahnitëse. Megjithëse ajo shkëlqente me paraqitjen e saj, vëmendja e mediave dhe pjesa që u diskutua më së shumti ishte pyetja që Antonela zgjodhi të shoqërojë fotot: “Si ishte ajo ëndrra e cdo vjehrre apo burri?” shkruan ajo.
Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur dhe i shumë i dashur për publikun shqiptar Elgit Doda ditën e djeshme ka ndarë me ndjekesit e tij në Instagram një video ku njofton fansat për projektin e tij më të ri.
Elgiti ka gati këngën e tij më të re që do të jetë edhe kënga e parë, pjesë e albumit “MELOMANIAC” që këngëtari po punon prej kohësh dhe me sa duket do të ketë bashkëpunime të shumta me këngëtarët më në zë të momentit.
Këngëtari ka ditur gjithmonë të “godasë” zemrat e publikut me projektet e tij dhe me sa po kuptohet nga pak momente të këngës që ka ndarë me ndjekësit Elgiti, një gjë është e sigurtë që ky projekt e ka suksesin të garantuar.
Taylor Swift shtyu koncertin e ‘Eras Tour’ në Rio de Janeiro pasi një fanse 23-vjeçare ndërroi jetë gjatë shfaqjes së saj të së premtes mbrëma, sipas një mesazhi të postuar në Instagramin e këngëtares.
“Këtë po e shkruaj nga dhoma e zhveshjes në stadium. Është marrë vendimi për shtyrjen e spektaklit të mbrëmjes së sotme për shkak të temperaturave ekstreme në Rio”, ka thënë këngëtarja në një shënim në Instagram. “Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para.”
Shkaku i vdekjes së Ana Clara Benevides Machado, vajzës që kërkoi kujdes mjekësor në stadiumin Olimpik Nilton Santos gjatë shfaqjes, nuk është bërë ende e ditur. Zyra e prokurorit publik të Rios hapi një hetim penal dhe tha se trupi i Benevides ishte duke u ekzaminuar.
Vdekja e Benevides tronditi shumë njerëz në Brazil. Ky ishte udhetimi i saj i pare nga rajoni qendror-perëndimor i vendit në Rio për të parë kengetaren e saj të preferuar. Ajo gjithashtu krijoi një grup WhatsApp për të mbajtur familjen e saj të përditësuar, duke dërguar foto dhe video në çdo hap, thanë anëtarët e familjes për G1.
Fansat dhe politikanët reaguan ndaj vdekjes së saj me zemërim, duke spekuluar se ishte e lidhur me nxehtësinë ekstreme.
Tifozët që ndoqën shfaqjen e së premtes thanë se nuk u lejuan të sillnin shishe uji në stadium edhe pse Rio dhe shumica e Brazilit kanë pasur temperatura rekord këtë javë mes një vale të rrezikshme dhe të qëndrueshme të të nxehtit.