Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • Reperi Drake vjen me dedikimin më të ëmbël për shqiptarët

    Reperi Drake vjen me dedikimin më të ëmbël për shqiptarët

    Këngëtari i njohur Drake gjithmonë ka arritur rekorde shikueshmërie duke fituar edhe çmime të shumta me hitet e tij që sjell në tregun botëror. Gjithmonë është vlerësuar për talentet e tij dhe këngët e tij janë të dëgjuara në gjithë botën.

    Drake gjithmonë ka surprizuar fansat e tij me vendimet që ka marrë siç ishte rasti i disa ditëve më parë kur Drake zgjodhi të bëjë tatuazhin domethënës mbi njërën vetull ku i habiti të gjithë fansat e tij.

    Ditën e djeshme reperi i njohur Drake ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Polar Opposites”. Surprizë për fansat ka qenë fakti që ai në videoklipin e këngës është shfaqur i veshur me nje xhup të kuq me detajin e shqiponjës simbol të flamurit tonë kombëtar. 

    Të shumtë kanë qenë shiptarët nëpër botë të cilët kanë komentuar në postimin e këngëtarit të famshëm duke shprehur me krenari faktin që janë shqiptar, gjithashtu duke e shpërndarë nëpër mediat e tyre sociale foton e Drake.  

    Ndër të tjera ajo që ka rënë në sy të fansave ka qenë edhe një frazë tjetër në klipin e Drake ku ai përmend Prishtinën, Kryeqytetin e Kosovës. “Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”

  • “BBVA 3” fillon së shpejti: Zbuloni disa nga personazhet që do të jenë pjesë e kastit

    “BBVA 3” fillon së shpejti: Zbuloni disa nga personazhet që do të jenë pjesë e kastit

    Spektakli i thyerjes së rekordeve “Big Brother Vip Albania” do të nis së shpejti. E teksa të gjithe presim të zbulohet data e rëndësishme, ne media kanë filluar edhe aludimet se kush do të jenë banorët e këtij edicioni të 3-të ‘Big Brother Vip Albania’.

    Pas lajmeve të bujshme që qarkulluan për muaj të tërë se Arbana Osmani nuk do të jetë këtë vit moderatorja e spektaklit, vete Arbana e konfirmoi pak ditë më parë ne llogarinë  e saj në Instagram që asgje nuk ka ndryshuar dhe së shpejti do e shohim sërish nën drejtimin  e ‘Big Brother Vip Albania’, dhe kush më mirë se Arbana mund ta drejtojë këtë spektakel gjigand.

    Por sa më shumë që afrohen ditët aq më i madh është edhe kurioziteti i publikut për vipat që do të dhurojnë emocione të forta në më shumë se 100 ditë. Emrat që po përfliten prej kohësh që do të jenë pjesë janë: Romeo Veshaj, Olsi Bylyku, Roza  Lati, Robert Berisha, një pjesë e kastit të programit ‘E Diell’ si dhe së fundmi është përfolur edhe moderatori nga Kosova Meriton Mjekiqi.

  • ‘Ti je bekimi i jetës’: Dedikimi i ëmbël i  Marinës dhe Getoarit

    ‘Ti je bekimi i jetës’: Dedikimi i ëmbël i Marinës dhe Getoarit

    Çifti i njohur dhe shumnë i dashur për publikun Marina Vjollca dhe Getoar Selimi prej dy vitesh janë prindër të një vajze që quhet Marget. Sot, Marget feston ditëlindjen e saj të dytë dhe nuk kishin si të mungonin edhe urimet e veçanta që mori nga prindërit dhe të afërmit. 

    Marina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto të bukura me Marget ku shkruan: “You bring out the best in everyone you encounter. Your spirit could light up the darkest sky. Une fale teje kam gjetur kuptimin e jetes! Ti je bekimi jetes sime🙏🏼 Happy birthday Marget, beba ime. 

    E teksa Marget po rritet kujtimin më të bukur të jetës me sa duket zgjodhi ta bëjë babai i saj i cili ka publikuar këngën e tij më të re me fjalët më të bukura kushtuar ditëlindjes së Marget. 

    Marget duhet të ndihet me shum fat pasi të shumta kanë qenë urimet edhe nga familjarët e tjerë të çiftit përmendim këtu moderatoren e njohur Luana Vjollca e cila e ka uruar mbesën e saj me fjalët e bukura. Në një Insta Story Luana shkruan: “Gezuar Ditëlindjen, beba ime #Marget Teze Ana vdes për ty” 

  • “Nuk kam qenë kurrë fëmijë”: Emocionon me deklaratën banorja e ‘BBVK’

    “Nuk kam qenë kurrë fëmijë”: Emocionon me deklaratën banorja e ‘BBVK’

    Siç e do tradita, ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2 është mbajtur darka e të nominuarve. Kjo darkë konsiston në përballjen e banorëve që janë të nominuar për të folur më shumë rreth lojës së tyre dhe arsyes pse duhet të qëndrojnë akoma në shtëpi. Të nominuar për këtë javë janë: Monika, Alby, Vesa, Edona, Lindita, Lumbardhi

    E teksa po zhvillonin pyetje-përgjigje me njëri – tjetrin njëra nga banoret, Edona u pyet nëse edhe jashtë ka këtë karakter apo e bën vetëm për lojë. Banorja ka emocionuar me përgjigjen e saj teksa ka rrëfyer se ndonjëhere ndihem fëmijë pasi nuk kam qenë kurrë e tillë.

    “Jam nganjëherë fëmijë se nuk kam qenë kurrë, babai dhe nëna ime kanë shkuar në Gjermani shumë herët para lufte e unë kam punuar shumë se kemi menduar që do na kthejnë sërish në Kosovë, e unë për vëllanë tim u desh me qenë nënë, kam fshirë kam bërë bukë, e kam luajtur karakterin e nënës. Më ka munguar koha, s’kam qenë kurrë fëmijë. I kam 37 vjet edhe tani si fëmijë. Kush më njeh mua, kush më ka parë mua, nuk ndërroj, kështu jam. Kam dëshirë të jem fëmijë”.

    • Marrë nga (BBVK)
  • ‘Urrejtje dhe islamofobi’: E pushuan nga puna, reagon aktorja e njohur

    ‘Urrejtje dhe islamofobi’: E pushuan nga puna, reagon aktorja e njohur

    Ylli i serialit horror ‘Scream’, Melissa Barrera, i është përgjigjur publikisht shkarkimit nga ‘Scream VII’ për shpërndarjen e postimeve që kompania e prodhimit të filmit thotë se u interpretuan si antisemitike. Aktorja tha se ajo dënon antisemitizmin dhe islamofobinë, por do të “vazhdojë të flasë” për konfliktin Izrael-Hamas.

    Barrera, e cila luajti në filmat e pestë dhe të gjashtë të Scream dhe do të luante në pjesën e ardhshme të shtatë, është shprehur hapur në mbështetje të Palestinës në mediat sociale, ku ajo ka thene se Izraeli po kryen “gjenocid” dhe ka vrarë brutalisht palestinezët e pafajshëm, nënat dhe fëmijët, nën pretendimin e shkatërrimit të Hamasit”.

    “Mediat perëndimore tregojnë vetëm anën izraelite. Pse e bëjnë këtë, unë do t’ju lë ta kuptoni vetë,” shkroi ajo më 22 tetor, duke shtuar: “Nuk kemi nevojë për më shumë urrejtje. Jo islamofobia. Asnjë antisemitizëm.”

    Pas ketij postimi , Barrera u shkarkua nga seriali ‘Scream VII’ nga kompania e prodhimit Spyglass Media, e cila konfirmoi për Variety se vendimi ishte për shkak të disa prej postimeve të saj në mediat sociale, të cilat u interpretuan si antisemitike.

    “Ne kemi zero tolerancë për antisemitizmin ose nxitjen e urrejtjes në çdo formë, duke përfshirë referenca të rreme për gjenocid, spastrim etnik, shtrembërim të Holokaustit ose çdo gjë që kalon në mënyrë flagrante kufirin e gjuhës së urrejtjes,” tha një zëdhënës i Spyglass për Variety.

    Në një postim të fshirë në X të martën, drejtori i Scream VII, Christopher Landon shkroi: “Kjo është deklarata ime: Gjithçka është keq. Ndaloni së bërtituri. Ky nuk ishte vendimi im.”

  • Abuzim dhe sulm seksual: Paditet aktori i njohur

    Abuzim dhe sulm seksual: Paditet aktori i njohur

    Aktori fitues i çmimit Oskar, Jamie Foxx, u akuzua për sulm seksual në një padi të ngritur në New York City , ku pretendohet se ai përqafoi një grua në një bar në Manhattan në gusht të vitit 2015.

    Paditësja, e identifikuar në ankesë vetëm si Jane Doe, tha se sulmi ndodhi në një cep të izoluar të çatisë së Catch NYC pasi ajo dhe një mik i ishin afruar yllit të filmit dhe kishin bërë fotot me të. Përfaqësuesit e Foxx nuk u përgjigjën menjëherë mbi padinë e saj , e cila kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar.

    Padia tha se Foxx filloi ta përkëdhelte gruan dhe t’i fuste duart nën rrobat e saj kundër vullnetit të saj derisa shoku i saj i gjeti të dy, duke ju ndërprerë takimin dhe ajo u largua.

    Aktori është i njohur për portretizimin e tij të këngëtarit Ray Charles në filmin “Ray” të vitit 2004. Ai gjithashtu fitoi një nominim për Oscar për rolin e tij dytësor në të njëjtin vit në filmin “Kolateral”.

  • ‘Fëmijët lindin për interes’: Zhaklin Lakatari shokon njerëzit me deklaratën

    ‘Fëmijët lindin për interes’: Zhaklin Lakatari shokon njerëzit me deklaratën

    Ditën e djeshme çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë dhënë lajmin e bukur që së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. Mesazhe të shumta urimi kanë ardhur në adresën e çiftit nga personazhe të famshëm te showbizit përfshirë edhe ata që aludohej se çifti mund të ketë pasur prishje të raporteve.

    Përmendim këtu: Eduard Grishaj, Arbana Osmani, Efi Dhedhes, Nita Latifi, Ronaldo Sharka etj.Por me sa duket një personazhi nuk i ka kaluar akoma “inati” me çiftin e dashur për publikun. Bëhet fjalë për opinionisten e njohur Zhaklin Lekatari.

    Ditën e djeshme pasi është bërë publik lajmi, Zhaklina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një opinion bazuar në faktin që në Shqipëri fëmijët lindin për ineteres dhe jo për dashuri. Ajo shkruan: “Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë.”

    Kjo ka bërë që në media të aludohej se ky postim vjen si një thumb për çiftin por akoma nuk kemi një reagim nga palët lidhur me këtë deklaratë.

  • ‘Duam një bebe’: Blogerja shqiptare ironizon pyetjet e fansave

    ‘Duam një bebe’: Blogerja shqiptare ironizon pyetjet e fansave

    Blogerja e njohur Sara Berisha dhe partneri i saj DJ PM janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Që nga fillimi i romancës së tyre në Big Brother Vip Albania çifti i njohur ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen me postimet e tyre ne rrjetet sociale.

    Një nga pyetjet që ka “munduar” më shumë publikun që pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme kundrejt çiftit të dashur, është se kur do të sjellin në jetë një fëmijë. 

    Kësaj pyetje të fansave nuk i ka shpëtuar as motra e Sarës, Ditea e cila teksa fton ndjekësit e saj të “shprehen” në një Insta Story, një ndjekës nuk ka nguruar ti thotë blogeres që duan një bebe nga Sara dhe PM.

    E me sa duket Ditea këtë situatë e ka kaluar më së miri duke e shoqëruar me nota humori është përgjigjur: “Dhe unë duam të bëhem milionere por duhet të pres edhe pak për këtë gjë”

  • Kiara në pritje të ëmbël: Çifti i njohur lë pas hatërmbetjet dhe e uron kështu

    Kiara në pritje të ëmbël: Çifti i njohur lë pas hatërmbetjet dhe e uron kështu

    Që pas përfundimit të Big Brother Vip Albania në media është përfolur që mes moderatores Arbana Osmani dhe çiftit Luizi dhe Kiara ka pasur një krisje të raporteve midis tyre. Por që vetë Arbana ditën e sotme ka shuar zërat se ka një prishje të raporteve pasi ka zgjedhur të uroj çiftin për lajmin e bukur që do të behen prindër kështu: “Urime e vetem bekime”

    Gjithashtu edhe regjizori Eduart Grishaj ka zgjedhur të uroj çiftin, duke i dhënë fund një herë e mirë të gjith aludimeve në media se mes tyre ka patur diskutime. 

  • “Na la pa frymë”: Kiara dhe Luizi kofirmojnë lajmin e ëmbël

    “Na la pa frymë”: Kiara dhe Luizi kofirmojnë lajmin e ëmbël

    Moderatorja e njohur Kiara Tito dhe partneri i saj Luiz Ejlli tashmë janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, ata e nisën romancën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip Albania”. Pasi kaluan një sërë sfidash si brënda dhe jashtë shtëpisë më në fund çifti duket që ka gjetur qetësinë dhe po shijon momentet më të bukua të marrdhënies së tyre.

    Prej javësh është aluduar që Kiara ishte në pritje të ëmbël, por që deri më sot çifti nuk kishte deklaruar asgjë për këtë lajm. Dhe me sa është zbuluar ditën e sotme, kanë zgjedhur formën më të bukur për të bërë publik lajmin. 

    Ditën e sotme Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Frymë” që vjen si dedikim i këtij momenti të bukur që po jeton dyshja e njohur. Klipi ishte një pasqyrim i gjithe momenteve të bukura të çiftit deri më tani, përfshirë momentin kur mësuan për herë të parë mbi shtatëzaninë e Kiarës, apo edhe zbulimin e gjinisë së bebes. 

    Çifiti do të bëhen prindër të një vajze dhe duken më të lumtur se kurrë. Gjithashtu Kiara ka ndarë me publikun lajmin me dedikimin e embël për vogëlushen.

    “Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3 💕” shkruan moderatorja.