Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • ‘Fama është një përbindësh’: Will Smith pranon më në fund gabimet e tij

    ‘Fama është një përbindësh’: Will Smith pranon më në fund gabimet e tij

    Will Smith foli për jetën e tij personale, duke përfshirë ngritjet dhe uljet e tij të shumta të publikuara në vitet e fundit,kur mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në detin e kuq në Jeddah, Arabi Saudite.

    55 vjeçari, mori pjesë në një bisedë në skenë me prezantuesin e TV libanez Raya Abirached, përpara një turme fansash adhurues.

    Aktori dukej se ishte i qetë duke folur për ‘aktivitetet e shumta’ të tij gjatë dy viteve të fundit dhe se si ai është përpjekur të mësojë nga gabimet e tij për të ecur përpara.

    “Kam bërë shumë gabime,” pranoi Smith para turmës në festivalin e filmit. “Ne i duam gabimet tuaja,” bërtiti një grua si përgjigje.

    Ai dukej se po aludonte për shuplakën e tij tashmë famëkeqe te Oscars ndaj prezantuesit Chris Rock gjatë çmimeve Oscar në mars 2022, dhe çështjet publike në martesën e tij me Jada Pinkett Smith, e cila zbuloi së fundmi se ata kanë jetuar të ndarë që nga viti 2016.

    “Fama është një përbindësh dhe më është dashur të jem vërtet i kujdesshëm”, i tha turmës babai i tre fëmijëve, përpara se të shtjellonte disa mësime që ka mësuar gjatë rrugës.

  • ‘Jam kërcënuar’: Ish banorja e Big Brother tregon mesazhet shokuese pas daljes nga shtëpia

    ‘Jam kërcënuar’: Ish banorja e Big Brother tregon mesazhet shokuese pas daljes nga shtëpia

    Pak javë më parë, në një nga puntatat e ‘Big Brother Kosova’, konkurentja Vesa Vllasalliu u eliminua nga gara duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh.

    Së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë në ‘Big Talk Kosova’, ku ka folur për ngjarjen e bujshmë të ish të dashurit të saj, dhe lidhja e tij me shoqen e ngushtë.

    “Kjo temë është zgjatur shumë, nuk pendohem për asgjë nga ato. Unë tani kam jetën time, çdo gjë që ka qenë ka mbaruar”, u shpreh Vesa.

    Gjithashtu ajo ka folur për mesazhet kërcënuese që ka marrë pas daljes nga shtëpia:

    “Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve fallco në Instagram, për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur në Stamboll. Nuk e di nga kush kanë qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe kam lajmëruar menjëherë policinë”, ka thënë Vesa.

  • Nuk priti të kalojë koha: Pas ndarjes, Dua Lipa kapet ‘mat’ me këngëtarin

    Nuk priti të kalojë koha: Pas ndarjes, Dua Lipa kapet ‘mat’ me këngëtarin

    Këngëtarja Dua Lipa i ka habitur të gjithë fansat pas lajmit së ndarjes me regjisorin Romain Gavras. Pas një romance 8 mujore, burime për ‘The Sun’ tregojnë se këngëtarja shqiptare donte të fokusohej tek karriera dhe albumi i saj i saj i tretë i cili do të publikohet së shpejti.

    Por mesa duket ylli 28 vjeçar nuk e ka mendjen akoma tek albumi i saj sepse së fundmi ajo është parë duke festuar Krishtlindjet me këngëtarin Omar Apollo dhe mes thashethemeve se ajo është duke u dashuruar me reperin Jack Harlow.

    Ndërsa shumë janë të vetëdijshëm se Omar është haptazi homoseksual, ende disa pyesin veten nëse Dua dhe Omar kanë dicka pasi ata e festuan këtë ditë të veçantë së bashku. Të dielën, ylli i pop-it permes nje story të saj në Instagram ku ajo pozon përkrah mamasë së saj Anesa Lipa, babit Dukagjin Lipa, motrës Rina Lipa, vëllait Gjin Lipa, Omarit si dhe familjes së tij. “Grand Gang’, ka shkruar ajo mbi foton.

    Duke mos u ndalur me kaq, Dua ofroi më shumë pamje të festës. Këngëtarja e “One Kiss” ka postuar një video dhe një foto nga tavolina e stolisur e ngrënies ku shihet familja duke u argëtuar së bashku gjatë festës. Ajo përfshiu gjithashtu një foto nga afër të asaj që dukej të ishte një gjeldeti i pjekur.

  • ‘Me gjithë mbeturina do të të nxjerr jashtë’: Përplasja e ashpër e dy banoreve në Big Brother Vip Kosova

    ‘Me gjithë mbeturina do të të nxjerr jashtë’: Përplasja e ashpër e dy banoreve në Big Brother Vip Kosova

    Reality show më i ndjekur për momentin në Kosovë por edhe në Shqipëri, Big Brother Vip Kosova, po merr gjithnjë e më shumë vemëndjen e njerëzve me debatet që bëhen në shtëpi.

    Së fundmi, këngëtarja Linda Halimi dhe ish Miss Prizreni, Kaderi, patën një debat shumë të ashpër mes tyre.

    “Ty me gjithë mbeturina do të të nxjerr jashtë– iu drejtua Kaderi-Lindës, ndërsa kjo e fundit i tha konkurentes “ti shitesh për 500 euro”.

    Por pas debatit, Linda i tregoi banores tjetër Santiana se deklarata e saj për Kaderin se shitet për 500 euro nuk kishte të bënte me trupin, siç ishte interpreuar nga disa, por për vlerën e zgjuarsisë.Gjithashtu këngëtarja tha se i vjen keq që deklarata e saj është parë në këtë mënyrë nga publiku, pasi e konsideron veten “feministe” dhe nuk i paragjykon vajzat, edhe nëse ato e shesin trupin.

    “Nuk e kam pasur në kuptimin fizik, por në atë të shpërdorimit të mënyrës së të menduarit”, tha ajo.

  • Reperja shqiptare pjesë e jurisë së spektaklit muzikor në Gjermani

    Reperja shqiptare pjesë e jurisë së spektaklit muzikor në Gjermani

    Reperja e njohur shqiptare prej kohësh është në qendër të mediave rozë sa i përket jetës private dhe lidhjes me futbollistin gjerman Karim Adeyemi. Por me sa duket ky vit që po mbaron do e gjejë Loredanën të plotësuar edhe nga ana artistike sa i përket muzikës.

    Viti 2024 duket që do të nisë mbarë për artisten shqiptare pasi ajo do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm muzikor në Gjermani “Deutschland sucht den Superstar”, një garë muzikore mes talenteve të reja ku në fund zgjidhet ylli i muzikës në Gjermani. 

    Lajmin e bukur e ka bërë të ditur faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ku kanë shkruar që Loredana, Pietro Lombardi, Dieter Bohlen dhe Beatrice Egli janë anëtarët e këtij sezoni të “Deutschland sucht den Superstar“. Gjithashtu krahas fotos së publikuar shkruhej: “Me Beatrice Eglin dhe Loredanën, ne mundëm të fitonim dy përfaqësues shumë të suksesshëm të zhanreve të tyre muzikore përkatëse për jurinë e ‘DSDS’. Ne kemi gjetur kastin tonë të dëshiruar për sezonin e 21-të”

    Edhe Loredana ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram për lajmin:

  • Bebe Rexha, vjen me një tjetër sukses në mbyllje të vitit 2023

    Bebe Rexha, vjen me një tjetër sukses në mbyllje të vitit 2023

    Sukseset e Bebe Rexhes në botën e muzikës nuk kanë të ndalur për vitin 2023. Pas suksesit të cmimit  “Top Dance/Electronic Song of the year”, këngëtarja e njohur është pozicionuar me albumin e saj ‘Babe’ në 100 albumet më të mira të vitit.

    Revosta prestigjoze e muzikës “Rolling Stone” ka bërë publike listën e saj me 100 albumet më të mira të vitit, dhe nuk kishte si të mungonte edhe Bebe Rexha me albumin ‘Babe’ i cili u publikua në Prill të këtij viti. 

    Këngëtarja me famë botërore ka arritur të thyej rekorde jo vetëm me albumin e fundit por në gjith karrierën e saj artistike dhe të prek zemrat e shumë fansave të muzikës së saj anembanë botës duke përfshirë një gamë të gjerë rrymash muzikore.

    Vetë këngëtarja ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram nëpërmjet një InstaStory për këtë sukses të radhës. 

  • U ndanë pas përfundimit të spektaklit: Reagon konkurentja e “Love Island”

    U ndanë pas përfundimit të spektaklit: Reagon konkurentja e “Love Island”

    “Love Island Albania” ka përfunduar e me sa duket së bashku me spektaklin kanë përfunduar edhe disa nga historitë e dashurisë. Së fundmi çifti më i pëlqyer nga publiku për gjatë gjith qëndrimit të tyre ne spektakël ka qenë Amadea dhe Haris. Çifti u tregua i pa lëkundur për javë të tëra brenda vilës së dashurisë, e gjithashtu ishin të parët që u zgjodhën nga publiku për të qenë pjesë e finales së madhe që u mbajt me daten  5 Nnëtor. 

    Amadea dhe Haris nuk arritën të triumfonin duke u rënditur në vendin e dytë. Por ajo që ka fansat kanë vënë re që pas përfundimit të spektaklit ka qenë mungesa e dyshes nëpër studiot televizive apo edhe nëpër rrjetet sociale në pranininë e njeri – tjetrit. Zërat për ndarjen  e tyre kanë ardhur fill pasi ka përfunduar spektakli por akoma nuk kishim një reagim  nga ana e tyre. 

    Ditë e djeshme ka qenë Amadea ajo e cila në llogarinë e saj në Instagram nëpërjet një InstaStory ka rrëfyer për ndjekësit e saj ndarjen ajo tregon që ndihet e përdorur nga Haris për gjatë qëndrimit të tyre në spektalin e dashurisë, dhe se dashuria e saj për të ka qenë ë vërtetë. 

    Reagimi i Amadeas:

  • “Big Brother Vip Albania” do të nisë së shpejti: Zbuloni detajet

    “Big Brother Vip Albania” do të nisë së shpejti: Zbuloni detajet

    Me sa duket pritjes i erdhi fundi dhe “Big Brother Vip Albania 3” do të nis së shpejti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e ‘BBVA’ teksa në postimin e fundit në Instragram ata kanë ndarë me ndjekësit një foto mozaik kamerash dhe vitin 2024, çka do të thotë që ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim këtë vite ‘BBVA’ do të startoje jo ne Dhjetor por në muajt e pare të 2024-ës.

    Akoma nuk ka një datë zyrtare, por që prej kohësh ka patur alidime të shumta në media për fillimin e edicionit të tretë apo dhe përsonazhet që do të jenë pjesë e kastit të këtij viti.

    Lajme të ndryshme kanë qarkulluar edhe për moderatorët e ‘BBV’ këtë vit, por që për këtë të fundit janë shuar zërat nga vetë moderatorja Arbana Osmani e cila pak ditë më parë në një postim në Instagram ka ndarë me ndjekësit edhe lajmin që së shpejti do e shohim në ekran dhe ku më mirë së në prezantimin e ‘Big Brother’. “Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida” shkruan Arbana në postimin e saj. 

  • Efi Dhedhez në pritje të ëmbël?

    Efi Dhedhez në pritje të ëmbël?

    Ish-konkurrenjta  e “Big Brother Vip Albania 2”, Efi Dhedhes është padyshim një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar. Çdo veprim i Efit apo çdo dalje publike e saj duket që bën lajm. Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit  e saj pjesë nga përditshmëria.

    Së fundmi Efi ka qenë e ftuar në promovimin e aromave të reja të “Maison de Parfum Tirana” së bashku  me yje të tjerë të showbizit shqiptar dhe gjithashtu ish-përsonazhe të ‘BBVA 2’. Efi ishte veshur me një fustan të zi ngjitur pas trupit dhe dukej për mrekulli. Por ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit ka qenë barku paksa i rrumbullakosur, aq ka mjaftuar që menjëherë të aludohet që Efi mun të jetë në pritje të ëmbel.

    Efi sapo ka parë lajmet teksa kanë qarkulluar ne media, ka sqaruar një herë e mirë nëpërmjet një vidio në Instagram që nuk është shtatëzënë thjeshtë ka shtuar disa kilogram më tepër dhe që e don barkun e saj edhe kështu. “S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim.” është shprehur në vidio Efi.

  • Moderatorja e njohur i përgjigjet fanses pas kritikave

    Moderatorja e njohur i përgjigjet fanses pas kritikave

    Kiara Tito po jeton ditët më të bukura të jetës teksa është në pritje të vajzës së saj. E teksa moderatorja është shumë aktive në mediat e saj sociale, ajo që bie në sy është përfshirja e madhe e ndjekësve të Kiarës pas çdo veprimi që ndërmerr moderatorja, që pas publikimit të lajmit të shumpritur që çifti i dashur për publikun Kiara & Luiz do të bëhen prindër për herë të parë.

    Ditën e djeshme Kira ka ndarë me ndekësit e saj në Instagram një foto teksa shfaqet me një ndryshim në pamje, moderatorja ka zgjedhur të pres dhe të lyej flokët e saj. Mirëpo ky veprim i Kiarës përpos komplimenteve të shumta ka marrë edhe mesazhe të tilla nga vajzat të cilat mendojnë që nuk duhen prerë flokët gjatë shtatzanisë, apo edhe ata që nga eksperienca e tyre thonë që mund ti presësh por që nuk ecën floku mirë.

    Kiara nuk i ka lënë pa përgjigje këto komente nga ndjekëset e saj pasi në një ‘InstaStory’ në llogarinë e saj në Instagram teksa ka ndarë me ndekësit komentet e fanseve të saj ka shkruar që nuk beson në gojëdhëna të tilla. Shkrimi i plotë i modertores: “Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”