Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • Aurela Gaçe publikon këngën e saj më të re : “Vagabonde“

    Aurela Gaçe publikon këngën e saj më të re : “Vagabonde“

    Këngëtarja shqiptare shumë e dashur nga publiku, sjell këngën e saj të re : “Vagabonde“.

    Me tekst të shkruar nga Rozana Radi  dhe interpretuar nga zëri unik i Aurela Gaçes ,kjo këngë vjen posaçërisht për të gjithë ne.

    Kënga i përket një stili të veçantë. Premiera e saj është gati për t`u dëgjuar.

    Aurela është një këngëtare dhe autore këngësh shqiptare. Ajo është tri herë fituese e Festivalit të Këngës, tri herë fituese e Kënga Magjike dhe dy herë fituese e çmimit Balkan Music Award për Këngën Ballkanike të Vitit dhe Këngëtarja më e Mirë nga Shqipëria.

    Suksese projektit të ri!

  • Tolgahan dhe Almeda Abazi shpërngulen në Shqipëri

    Tolgahan dhe Almeda Abazi shpërngulen në Shqipëri

    Pas një karriere të suksesshme në Turqi, Tolgahan Sayışman ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi dhe të transferohet në Tiranë së bashku me Almedën dhe dy fëmijët e tyre. Gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Turqi, aktori u tha gazetarëve se tani do ta shohim si producent dhe tregoi arsyen e vendimit të tij. Ai tha se ditët e gjata dhe të vështira në shesh e kanë bërë të marrë këtë vendim. Stresi i shkaktuar nga intensiteti i punës në setet e filmit dhe mungesa e tij në familje e bënë të ndihej jo rehat.

    Edhe pse aktori i ka dhënë një drejtim të ri jetës së tij, ai nuk ka dashur të ndahet tërësisht nga sektori audioviziv. Edhe pse nuk do të mund ta shohim më si protagonist në serialet turke, ai është bërë producent, gjë që i mundëson të kalojë më shumë kohë me familjen dhe i ka dhënë qetësinë shpirtërore.

    Sipas Cnn Turk, çifti mori vendimin për t’u larguar nga Turqia pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş më 6 shkurt. Megjithatë, Sayışman u tha gazetarëve se do të vizitojë shpesh Turqinë.

    “Gjashtë muaj të vitit do të jem në Shqipëri dhe gjysmën tjetër në vendin tim. Tani kam shtëpi në dy vende”, tha ai.

  • Dukesha e Kembrixhit i qëndron besnike tenisit

    Dukesha e Kembrixhit i qëndron besnike tenisit

    Kate Middleton është e njohur për dashurinë e saj ndaj sportit dhe stërvitjes, pasi shërben si mbrojtëse për një sërë organizatash të rëndësishme sportive, si Unioni i Futbollit të Rugbit dhe Klubi i Tenisit dhe Kroketit në Lawn All England. Ajo është parë rregullisht duke marrë pjesë në sporte, duke filluar nga kanotazhi dhe lundrimi, deri në regbi dhe hokej.

    Sporti i preferuar i dukeshës është tenisi. Kate është një vizitore e shpeshtë në Wimbledon çdo vit së bashku me anëtarët e tjerë mbretërorë si Duka i Kembrixhit dhe Duka i Kentit. Ajo madje në shtatorin e kaluar  iu bashkua yllit të tenisit Emma Raducanu për një lojë për “The Homecoming“.

    Dukesha e Kembrixhit luante shpesh tenis kur ishte duke u rritur, por gjatë një vizite në një shkollë zbuloi se nuk mund të luante më aq sa donte.  Ajo pranoi se i mungonte të luante lojën.

    Dukesha, e cila ishte shtatzënë me Princin Louis në atë kohë, u tha fëmijëve: “Unë e dua tenisin, mendoj se është një sport i mrekullueshëm, kam qenë shumë sportive kur isha e vogël, më pak tani që kam shumë foshnje! Ka qenë një kënaqësi e vërtetë që ju takova të gjithëve.”

  • “Jo vetëm prind, por edhe një idhull“/Ja pse Cristiano Ronaldo jeton ende me nënën e tij

    “Jo vetëm prind, por edhe një idhull“/Ja pse Cristiano Ronaldo jeton ende me nënën e tij

    Cristiano Ronaldo zbulon arsyen e vërtetë pse ai ende jeton me nënën e tij. Pavarësisht suksesit dhe miliona dollarëve,sportisti vlerëson sakrificat e saj. Ndërsa disa mund të supozojnë se ai mund të kishte jetesë më ekstravagante , përgjigja e Ronaldos është vërtet prekëse. Familja e Cristiano Ronaldos jetonte në varfëri dhe u përball me vështirësi financiare.

    Si nënë beqare, Maria Aveiro punoi pa u lodhur për të siguruar familjen e saj. Ajo shpesh qëndronte pa ushqim dhe punonte me orë të tëra për t’u siguruar që Ronaldo të mos kishte nevojë për asgjë. E pranon se nuk do të ishte ku është sot pa mbështetjen dhe punën e saj të vazhdueshme.

    Admirimi dhe dashuria e thellë e Cristiano Ronaldos për nënën e tij, Maria Dolores dos Santos Aveiro është e pafundme. Ai  nuk e harron kurrë rëndësinë e marrëdhënies së tyre. Ai planifikon të vazhdojë t’i sigurojë asaj gjithçka që mund t’i japë.

    Sot, Ronaldo nuk është vetëm një ikonë globale, por edhe futbollisti më i paguar në botë, duke luajtur për Al-Nassr. Suksesi i tij është i gjithi falë përkushtimit dhe dashurisë së një nëne që nuk pushoi kurrë së besuari tek fëmija i saj. Ronaldo e di se i detyrohet gjithçka nënës së tij, që i dha atij mundësinë për të ndjekur ëndrrat e tij. Dhe ai do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të pakushtëzuar.

  • ‘Nuk e përballoj dot’/ Dea Mishel bën deklaratën e papritur, ja cfarë ndodhi

    ‘Nuk e përballoj dot’/ Dea Mishel bën deklaratën e papritur, ja cfarë ndodhi

    Ajo njihet si vajza që në formatin ‘BBV Albania’, fliste pa komplekse dhe shpejt I tërhoqi vëmendjen publikut.

    Pas suksesit të këtij formati, Dea Mishel është tashmë pjesë e filmit më të ri shqiptar ‘Në kuadër të dashurisë’.

    Filmi mbajti premierën e rradhës, mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku ishin të ftuar edhe aktorët e këtij filmi.

    Por, ish banores së ‘BBV’, i ndodhën disa të papritura ku ajo I ka shprehur përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit duke folur me mamanë e saj.

    Dea Mishel shkruan: ‘“Unë erdha këtu aq vonë. O Zot sa turp më vjen. Më thuaj ndonjë gjë që ta kaloj turpin, dhe mamaja e saj i tha: “Bëji betim vetes, hera e fundit që vonohem”.

    Biseda me mamin. Unë kam justifikime. Sesi desh bëmë aksident, si na ndaloi policia një orë por janë të kota. Asgjë nuk vlen, unë nuk e përballoj dot turpin. Nuk jetoj dot me të”- ka përfunduar ish-banorja.

    (Marrë nga Instagram)

  • “Çfarë dielli je ti“/Djali i Arbana Osmanit feston sot ditëlindjen

    “Çfarë dielli je ti“/Djali i Arbana Osmanit feston sot ditëlindjen

    Sot,Dielli , djali i moderatores së famshme ka ditëlindjen. Ai feston ditëlindjen e tretë dhe Arbana Osmani ndau disa momente të veçanta me të, duke shkruar në krah të postimit: “Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti”.

    Nëpërmjet fotove të papublikuara më parë, ajo shpreh urimin e ëmbël për vogëlushin. Mes tyre dhe disa foto nga dasma e saj “sekrete“ me Eduard Grishaj.

    Sigurisht, ajo duket e lumtur në krah të Diellit të vet dhe fotot e tregojnë më mirë se 1000 fjalë.

    Në këtë ditë, Arbana ka uruar dhe një peshore tjetër në jetën e saj, Lori Hoxhën.

  • Timothee Chalamet flet për lidhjen e tij me Kylie Jenner

    Timothee Chalamet flet për lidhjen e tij me Kylie Jenner

    Timothée Hal Chalamet është një aktor amerikano-francez. Ai ka marrë vlerësime të ndryshme, duke përfshirë nominimet për një çmim Oscar, dy çmime Golden Globe dhe tre çmime BAFTA .

    Timothée Chalamet ka komentuar se është I vetëdijshëm që ka interes për jetën e tij të dashurisë, veçanërisht tani që ai po takohet me Kylie Jenner.  Duke pasur parasysh që jeta e tij ndiqet nga fansat dhe interesi për jetën e tij të dashurisë në përgjithësi.

    Jenner, sigurisht, është personi i katërt më i ndjekur në Instagram. Chalamet pohoi se dëshiron ta mbajë jetën private, edhe pse kjo gjë për publikun është diçka e pakuptueshme.

    Chalamet tregoi në një intervistë të fundit se sa e rëndësishme është të mbrosh privatësinë , gjë që gjithashtu ndihmon në rritjen e artit të tij. Ai u shpreh se nuk ngadalësoi hapat për të arritur ku është në karrierën e tij.Me lidhjen e re, ndihet ne formë të shkëlqyer.

    Duke krahasuar  veten dhe Kylie Jenner me çifte të tjera publike,Timothee kërkon jetë të qetë, larg syve të paparacëve.

  • Billie Eilish tërheq vëmendjen me tatuazhin masiv abstrakt

    Billie Eilish tërheq vëmendjen me tatuazhin masiv abstrakt

    Tatuazhi në shtyllën kurrizore është shtimi i fundit i koleksionit të këngëtares, i cili përfshin një dragua, zana dhe mbiemrin e saj. Një muaj pasi ndau pjesërisht tatuazhin e shtyllës kurrizore, ajo ndau një foto të dizajnit të plotë në Instagram.

    Këngëtarja 21-vjeçare përfshiu një pamje të një teksti të Drake që i referohej asaj – dhe një foto të tatuazhit të saj masiv të shpinës.

    Fotoja dukej se ishte bërë gjatë procesit të tatuazhit menjëherë pasi ishte bërë skica e bojës.

    Këngëtarja ka gjithashtu një tatuazh të madh dragoi që shtrihet nga kofsha e sipërme deri tek pjesa e poshtme e barkut, të cilin e ka shfaqur edhe në një postim të fundit në Instagram.

    Në intervistën e saj të Vanity Fair në vitin 2021, Eilish zbuloi se kishte bërë me një tatuazh tjetër të frymëzuar nga fantazia.

    “Ata janë si zanat e mia të vogla të engjëllit mbrojtës”, shtoi ajo.

     Billie shprehet e kënaqur me tatuazhet e saj.

  • Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzojnë martesën

    Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzojnë martesën

    Çifti i këngëtarëve lidhin martesë në Gjirin e Lalëzit. Dyshja simpatike që pothuajse çdo këngë e bënte bashkë,më në fund janë të martuar,prej vitesh lidhjeje.

    Në dasmën e tyre të madhe kanë qenë të ftuar këngëtarë të njohur si: Eli Fara,vëllezërit Endri e Stefi, e shumë figura të tjera publike.

    Venera e Lindi dukeshin të mrekullueshëm në veshjet e tyre martesore. Për eventin magjik u kujdes Ami Event dhe çdo gjë nisur nga fustani i nusërisë, kostumi i dhëndrit, pamjet nga dasma madhështore, ishin thjesht perfekte. Këtë fakt e shprehin dhe fotot e ndara në rrjetet sociale të tyre.

    Kujtojmë se Venera Lumani është një këngëtare që u bë e famshme pasi fitoi sezonin e dytë të “The Voice of Albania“. Ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme muzikore në Shqipëri, si Top Fest, Festivali i Këngës dhe Kënga Magjike. Edhe pse Lindi nuk shkoi në finale ai u bë i njohur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. `The Voice` ishte dhe takimi i parë i të sapomartuarve. Ata vazhdojnë me projektet e tyre muzikore duke transmetuar përmes teksteve të këngëve dashurinë për njëri-tjetrin.

  • ‘Na marrshin të ligat’/ Nga armët tek shumat marramendëse, ja çfarë i ndodhi shtëpisë së reperit shqiptar

    ‘Na marrshin të ligat’/ Nga armët tek shumat marramendëse, ja çfarë i ndodhi shtëpisë së reperit shqiptar

    Reperi shqiptar, Gramoz Aliu i cili njihet me emrin e artit si Mozzik, ka përjetuar disa çaste jo të këndshme kur ka zbuluar se shtëpia e tij është plaçkitur. 

    Përmes një postimi në Instagram, Mozzik ka shprehur revoltën e tij dhe duke treguar se hajdutët i kanë grabitur vlera marramendëse parash, armë të cilat sipas tij janë me leje, dhe bizhuteri të shtrenjta, dhe tregon se këtë mënyrë jetese e përballon me fitimet e hiteve të tij gjatë viteve të tij të karrierës. 

    Ai shkruan se: “Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve). Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .

    Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .

    Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

    Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

    Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)

    Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .

    Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)

    Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .

    Shnet Paçi !”, përfundon Mozzik.