Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • A po bëhet Dua Lipa “miliardere” pas veprimit të fundit?

    A po bëhet Dua Lipa “miliardere” pas veprimit të fundit?

    28-vjeçarja me famë botërore Dua Lipa së fundmi ka ndërprerë kontratën me kompaninë e saj të menaxhimit “TaP Music”. Dua ka vendosur të punojë me babain e saj Dukagjin Lipa në kompaninë e krijuar nga vetë ata “Radical 22 Publishing Limited”. 

    Duket që ky veprim i Duas është komentuar shumë në mediat botërore pasi thuhet se Dua do të bëhet këngëtarja më e pasur e muzikës pop. 

    ‘The Sun’ shkruan se Dua Lipa është në rrugën e duhur për t’u bërë ylli i popit miliarder pasi ky ndryshim në karrierën e saj është shumë domethënës.

  • Kiara dhe Luiz Ejlli prindër të një vajze? Reagon moderatorja

    Kiara dhe Luiz Ejlli prindër të një vajze? Reagon moderatorja

    Në media prej kohësh po flitet për një shtatëzani të mundshme të moderatores Kiara Tito, por vetë ajo akoma nuk ka pranuar asgjë. Madje edhe në rastet kur është pyetur nga të ftuarit në emisionin e saj më të ri ‘FAN CLUB DWTS’,  Kiara me humor e ka kaluar situatën pa u kuptuar asgje.

    Një ditë më parë ishte Revista Who e cila publikoi lajmin për shtatëzaninë e moderatores. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër për herë të parë dhe bebja që pritet të vijë në jetë do të jetë vajzë.

    Por pas një dite vetëm me lajme për ta, moderatorja ka zgjedhur të reagojë përmes një InstaStory duke treguar Luizin në kohën e Big Brother Vip Albania dhe duke shkruar vetëm ‘Mirëmëngjes’ krahas fotos.

  • Çfarë ndodhi? Brad Pitt dhe Ines de Ramon ‘fshihen’ nga tapeti i kuq

    Çfarë ndodhi? Brad Pitt dhe Ines de Ramon ‘fshihen’ nga tapeti i kuq

    Brad Pitt dhe Ines de Ramon kanë qenë së fundmi çifti më i përfolur i showbizit. Ata ndodheshin së bashku në Gala-ne e 12-të të Art-Film të LACMA në Los Angeles. Interesantë ishte fakti që Brad dhe Ines zgjodhën të mos bënin ritualin e tapetit të kuq madje as nuk pozuan zyrtarisht në mbrëmjen gala. 

    Megjithatë burime të shumta tregojnë që ata e kanë qënë në shoqërinë e njëri – tjetrit dhe janë shfaqur më të dashuruar së kurrë. Ata janë parë duke biseduar dhe duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin përgjatë mbrëmjes.

    Tashmë ka kaluar një vit që kur Brad dhe Ines u panë së bashku për herë të parë, kështu që me siguri po e shijojnë marrdhënien e tyre. Që nga ai moment Ines ka qenë krahë tij në disa ngjarje të industrisë, duke përfshirë premierën e Babilonisë, dhe çdo herë tjetër. Ndonëse gjithmonë kanë zgjedhur të mos pozojnë për mediat së bashku nuk ju kanë shpëtuar syve të fansave. 

  • U kap mat/ Arnold Schwarzenegger shfaqet në momente intime me femrën misterioze

    U kap mat/ Arnold Schwarzenegger shfaqet në momente intime me femrën misterioze

    Ylli i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger është kapur ‘mat’ duke puthur një grua misterioze.

    Aktori 76-vjeçar më 5 nëntor u pa me një grua në dukje shumë më të re në Santa Monica. Në fotot që bënin xhiron e tyre në internet, ai dukej se po e puthte gruan ndërsa ajo vendosi njërën nga duart e saj mbi supin e tij.

    Në atë kohë, të dy po qëndronin pranë makinës së tij të zezë para se të ndaheshin, raporton aceshowbiz.com.

    Ndërsa aktori u pa më vonë duke hipur në makinë dhe duke u larguar, gruaja u fotografua duke hipur në një biçikletë të zezë. Në njërën prej fotove, gruaja mund të shihej duke u buzëqeshur fotografëve.

    Ajo u fotografua e veshur me një bluzë të zezë me mëngë të gjata, një palë pantallona të gjata me model leopardi, syze dielli të zeza, atlete të përshtatshme, një çantë shpine dhe orë dore. Flokët e saj të gjatë biondë i kishte lëshuar dhe të ndarë në mes.

    Në një moment gjatë daljes së tyre në mëngjes, Arnold dhe gruaja e paidentifikuar u panë duke dalë nga një ndërtesë ndërsa po ecnin pranë njëri-tjetrit.

    Ish-guvernatori i 38-të i Kalifornisë nga viti 2003 deri në 2011, i cili mbante një bluzë gri të errët me mëngë të shkurtra dhe një palë xhup të gjata të zeza, mbante atë që dukej të ishte një filxhan pije në njërën nga duart e tij ndërsa ajo mbante një libër.

    Pamja e re erdhi mes romancës së Arnoldit me të dashurën e tij prej shumë kohësh Heather. Ai u takua me terapisten me bazë në Los Anxhelos për herë të parë në vitin 2012. 

    Ylli dhe 48-vjeçarja Heather janë bashkë për më shumë se dhjetë vjet. Ai ishte i martuar më parë me Maria Shriver nga viti 1986 deri në vitin 2021. Ajo bëri kërkesë për divorc në vitin 2011. Ish-çifti ndan së bashku femijet Katherine, Christina, Patrick dhe Christopher.

  • ‘Klasi nuk është ujë’/ Ofendimet e opinionistes, Zhaklin Lakatari reagon me komentin ironik

    ‘Klasi nuk është ujë’/ Ofendimet e opinionistes, Zhaklin Lakatari reagon me komentin ironik

    Të premten e kaluar, komenti i opinionistes Anita Haradinaj ne Big Brother VIP Kosova ndaj konkurrentit Gania, bëri xhiron e rrjeteve sociale.

    Në një debat mes konkurrentëve, ajo hyri mes tyre duke i thënë Ganisë – ‘A e ke parë veten në pasqyrë?’, -dhe kjo nuk i pëlqeu askujt madje as moderatorit të emisionit Dini, i cili nuk lejoi që ofendimet të vazhdonin.

    Për këtë koment ka reaguar së fundmi edhe ish- opinionistja e Big Brother Vip Albania, Zhaklin Lakatari me një status në rrjetet sociale.

    Ajo shkruan: Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: ‘Klasi nuk është ujë’”.- perfundon ish-opinionistja e “BBV”.

  • MTV EMA 2023/ Këngëtari shqiptar bën historinë përsëri, merr çmimin e rëndësishëm

    MTV EMA 2023/ Këngëtari shqiptar bën historinë përsëri, merr çmimin e rëndësishëm

    Këngëtari shqiptar i cili jeton në Zvicër, Gjon Muharremaj të cilin ndryshe e njohim me emrin e artit ‘Gjon’s Tears’, ka bërë historinë përsëri me këngët e tij.

    Në eventin ‘MTV EMA 2023’ në Zvicër, ai fitoi për herë të dytë cmimin ‘Best Swiss Act’, të cilin ai e fitoi për herë të parë në vitin 2021 duke i bërë të gjithë krenarë.

    Çmimin kryesor në këtë event, e fituan grupi i shtetit të Finlandës, Käärijä.

    Lista e plotë e Çmimeve “2023 MTV EMA”.

    Best Afrobeats: Rema

    Best Alternative: Lana Del Rey

    Best Artist: Taylor Sëift

    Best Collaboration: KAROL G and Shakira – “TQG”

    Best Electronic: David Guetta

    Best Hip Hop: Nicki Minaj

    Best K-Pop: Jung Kook

    Best Latin: Anitta

    Best Live: Taylor Sëift

    Best Neë: Peso Pluma

    Best Pop: Billie Eilish

    Best Push: Tomorroë X Together

    Best R&B: Chris Broën

    Best Rock: Maneskin

    Best Song: Jung Kook Featuring Latto – “Seven”

    Best Video: Taylor Sëift – “Anti-Hero”

  • Dekor argjendi dhe ari/ Shifra marramendëse e rezidencës së Jennifer Lopez

    Dekor argjendi dhe ari/ Shifra marramendëse e rezidencës së Jennifer Lopez

    Jennifer Lopez më në fund u ka dhënë fansave një vështrim brenda mega rezidencës së saj të re prej 60 milionë dollarësh që ndan me bashkëshortin Ben Affleck. Diva zbuloi pamje nga brenda shtëpisë teksa pozonte në korridorin e saj, ku po bëhej gati për eventin LACMA Gucci në Los Angeles të shtunën. Shtëpia e saj ,të cilën ajo dhe Ben e blenë në maj të këtij viti , është e mbushur me sipërfaqe të bardha me nuanca argjendi dhe ari për një pamje me moderne.

    Nuk është hera e parë që ajo shihet në banesën e saj të madhe , pasi më parë ka bërë video në kuzhinën e saj dhe ka pozuar në dhomën e ndenjes dhe në oborrin me pamje nga pishina e e pafundme

    Çifti i fuqishëm i Hollivudit bleu shtëpinë në fillim të këtij viti dhe u shpërngulën këtë verë , me JLo e cila mbikqyri të gjithë dekorimin. Gjithashtu me çiftin jetojnë edhe binjakët adoleshentë të Lopez, Max dhe Emme, të cilët ajo i ndan me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Ben ka ndarë kujdestarinë me tre fëmijët e tij – Violet, Seraphina dhe Samuel – që ndan me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, dhe ata shpesh janë gjithashtu në shtëpinë e re.

  • Filmi “5 herë jo”/ Bora Zemani zbulon datën e shumëpritur

    Filmi “5 herë jo”/ Bora Zemani zbulon datën e shumëpritur

    Pak kohë më parë çifti i famshëm i showbizit shqiptar Donald Veshaj dhe Bora Zemani njoftuan publikun për projektin e tyre më të ri së bashku, një film komedi-romantik që do të titullohej “5 herë jo”. Filmi pritet të nis transmetimin në dhjetor të këtij viti.

    Me sa duket tani ata janë gati dhe xhirimet kanë përfunduar dhe këtë e bën të ditur moderatorja Bora Zemani në llogarinë e saj në Instagram teksa ka publikuar një reels të filmit “5 herë jo” duke falenderuar secilin nga bashkëpunëtorët e filmit.

  • Neymar rekorde jo vetëm në fushë/ Tradhëton 92 herë partneren, ja detajet e reja

    Neymar rekorde jo vetëm në fushë/ Tradhëton 92 herë partneren, ja detajet e reja

    Bruna Biancardi dhe Neymar Jr njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë të shtunën, më 7 tetor 2023. Çifti ishte në kulmin e lumturisë pas lindjes së vajzës së tyre të quajtur Maavi, por kjo ishte vetëm për një periudhë të shkurtër kohe. Sipas informacioneve të marra nga gazeta braziliane Thiago Sodre, Bruna vendosi të ndërpresë fejesën e saj pas një tjetër pabesie nga ana e babait të fëmijës së saj.

    Në natën e 28 tetorit, Neymar do të organizonte një festë në vilën e tij në Mangaratiba, afër Rio de Janeiro, Brazil, ku sipas gazetes braziliane, futbollisti e tradhtoi për herë të 92 partneren e tij pak pas lindjes.

    Menjëherë pas ngjarjeve, Bruna Biancardi ndau një mesazh në një Instagram Story që mund të ketë qenë i lidhur me pabesi të shumta të supozuara të Neymar: “Nëse dikush nuk sheh problem me atë që po bën, mos prisni që ai të ndryshojë”. , Nëna e re mund të ketë vendosur t’i japë fund lidhjes së tyre dhe gazeta braziliane raporton se ish e fejuara do të fokusohet në rolin e saj si bashkëprindër: “Nuk ka asgjë më të mirë se një marrëdhënie harmonike mes tyre për të rritur Mavisin e vogël. ”

  • Pagesa marramendëse nga Al Pacino/ Gjykata zbulon shifrën e kujdestarisë për djalin e tij

    Pagesa marramendëse nga Al Pacino/ Gjykata zbulon shifrën e kujdestarisë për djalin e tij

    Al Pacino ka pranuar t’i paguajë të dashurës së tij, Noor Alfallah, 30,000 dollarë në muaj si mbështetje për djalin katër muajsh të çiftit, si dhe një mori pagesash të tjera, sipas dokumenteve të reja të gjykatës të siguruara nga ‘Insider’.

    Dokumentet gjyqësore të depozituara në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë thonë se një gjykatës vendosi që 83-vjeçari Pacino dhe 29-vjeçari Alfallah do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre, Roman, por që Alfallah do të kishte kujdestarinë fizike të fëmijës.

    Përveç 30,000 dollarëve në muaj për mbështetjen e fëmijëve, aktori fitues i cmimeve Oskar, do t’i duhet gjithashtu t’i paguajë Alfallah një pagesë shtesë prej 110,000 dollarë, thonë dokumentet e gjykatës.

    Shuma e përgjithshme është “synuar të përdoret” nga Alfallah “për ta ndihmuar atë të zhvendoset në një banesë të re për të dhe Romanin, si dhe çdo mobilje, orendi dhe shpenzimet e lëvizjes që mund të jenë të nevojshme “, sipas dokumenteve të gjykatës.

    Dokumentet e gjykatës thonë gjithashtu se për sa kohë që aktori i “Scarface” është gjallë, ai do të duhet të bëjë një depozitë vjetore prej 15,000 dollarësh për një llogari kursimi kolegji për Roman.

    Për më tepër, Pacino do të duhet të paguajë “100%” të të gjitha kostove të kujdesit shëndetësor për Roman që nuk mbulohen nga sigurimet, si dhe “100%” të “aktiviteteve dhe mësimeve jashtëshkollore të dakorduara reciprokisht” të Romanit, sipas dokumenteve të gjykatës. .

    Dokumentet e gjykatës thonë se aktori dhe Alfallah kanë arritur një sasi të kompromentuar të mbështetjes së fëmijëve në interes të një zgjidhjeje paqësore dhe në përputhje me dëshirën e tyre për të mbajtur një marrëdhënie miqësore për interesin më të mirë të fëmijës së tyre të mitur.

    Pacino është gjithashtu babai i binjakëve 22-vjeçarë, Olivia dhe Anton, të cilët i mirëpriti me ish të dashurën e tij, Beverly D’Angelo, dhe një vajzë 33-vjeçare, Julie, me trajneren e aktrimit Jan Tarrant.