Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • Luana Vjollca/ Disa fjalë zemre për suksesin e ‘Love Island Albania’

    Luana Vjollca/ Disa fjalë zemre për suksesin e ‘Love Island Albania’

    Spektakli ‘Love Island Albania’ ka përfunduar autorja e programit dhe moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me publikun disa fjalë zemre për suksesin e këtij produksionin gjigand dhe një falenderim për TV Klan që i hapi dyert të realizoj brenda një viti spektakle të tilla si ‘Zemër Luana’ dhe ‘Love Island Albania’ 

    Në llogarinë e saj në Instagram Luana shkruan:

    6 Nëntor 2022 startoi @zemerluana një sprovë…gjithcka nga fillimi!Ky projekt më bëri të konfirmoja veten më shumë se kurrë. Degjoja kudo fjalen “ec perpara se ti je brand me vete” dhe vetem kur perfundova atë sezon e realizova vertetë cfare donin të thonin.
    6 Nëntor 2023 perfundoi @loveisland.albania , një tjetër sprove… një reality show LIVE sic ëndërroja kahmoti!
    Ky projekt më bëri ta njihja veten më mirë, sepse as unë njësoj si ju nuk e dija si do e superoja një program LIVE e për më tepër, si do reagoja në situata te caktuara që lidhen me jetë njerezish, e kur lexoj që ju ma keni kuptuar brendine time edhe kur ndoshta nuk kam folur por sytë e mi kane fol, më bën të qaj derisa jam ende shtrirë se kembet nuk i ndjej nga takat mbrëmë 🙂
    Po! Edhe une që dukem ajo vajza e fortë kam nevojë për konfirmim ndonjëherë dhe ju nuk e keni idene sa shumë ma keni mbushur shpirtin. 🙏🏻
    1 vit ne Televizionin Klan, 2 projekte gjigande për nga puna, investimi, realizimi! Vit i paharrueshëm, fjala FALEMINDERIT eshte pak! Për @rtvklan dhe gjithë stafin e palodhur. 💜 #6Nentor

  • ‘Na dhanë një mësim’/ Vajza e dhunuar nga edukatorja, Turjan Hysko reagon i përlotur

    ‘Na dhanë një mësim’/ Vajza e dhunuar nga edukatorja, Turjan Hysko reagon i përlotur

    Ditën e martë një ngjarje tepër e rëndë tronditi Tiranën, dhe sidomos ata që janë prindër. Një rast i rëndë u denoncuar nga emisioni ‘Stop’, ku një vajzë 3 vjecare u dhunua nga edukatorja e saj në kopësht, duke i thyer kështu këmbën.

    Ky rast i tronditi të gjithë, dhe së fundmi edhe moderatori shqiptar Turjan Hysko ka reguar i përlotur duke shkruar një status në rrjetet e tij sociale.

    Ai shkruan: ‘Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës. Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri. Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi ‘stop’ për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…– perfundon Turi.

  • X Factor Albania/ Zbulohen 5 anëtarët e famshëm të jurisë

    X Factor Albania/ Zbulohen 5 anëtarët e famshëm të jurisë

    ‘X Factor Albania’ rikthehet së shpejti në ‘TV Klan’. një ndër platformat muzikore më të suksesshme në Shqipëri për zbulimin e talenteve të reja të cilët kanë fatin të punojnë me një super produksion.

    Siç dihet tashmë ndër vite ky super spektakel do ti besohet moderatores dhe producentes artistike Alketa Vejsiut në bashkëpunim me regjisoren Vera Grabocka.    

    Së fundmi janë zbuluar edhe emrat e jurisë që do të përzgjedhin dhe më pas mentorojnë të rinjtë pjesmarrës të këtij edicioni ‘X Factor Albania’

    5 antarët e jurisë të publikuar nga faqja e ‘X Factor Albania’ janë:

    Adi Krasta

    Arilena Ara

    Elhaida Dani

    Vesa Luma

    Young Zerka

  • ‘Gjëja më e cuditshme në jetë’/ Erik Lloshi shpreh zhgënjimin nga kolegët e tij

    ‘Gjëja më e cuditshme në jetë’/ Erik Lloshi shpreh zhgënjimin nga kolegët e tij

    Këngëtari shqiptar Erik Lloshi , ka pasur një pauzë të gjatë në skenën shqiptare por mesa duket është rikthyer përsëri.

    Në një intervistë me moderatoren Anila Cela, ai foli për karrierën e tij dhe njerëzit që e kanë ndihmuar gjatë viteve, por edhe ata që e kanë zhgënjyer duke mos i dhënë dorën në momente të këqija.

    “Ka patur persona që unë i kam ndihmuar , janë të shumtë ata të cilëve u kam dhënë dorën. Kur kam qenë në momentet e mia më të mira ka patur njerëz që kanë qenë pas meje nga ana profesionale dhe kërkonin ndihmë. Unë vetë i jam mirënjohës Flor Mumajesit, i jam mirënjohës Kledi Bahitit.

    Janë të dy të pandarë për mua dhe më kanë dhënë dorën të jem këtu. Kurse këta që ishin dikur pas meje dhe unë ju dhashë dorën, në momentin që dolën para meje dhe unë kisha nevojë për një fjalë të mirë se bënë. Kjo është gjëja e çuditshme në jetë. Njerëzit janë shumë mosmirënjohës”- përfundon këngëtari.

  • Kim Kardashian/ Nuk jam në kërkim të dashurisë edhe për një vit

    Kim Kardashian/ Nuk jam në kërkim të dashurisë edhe për një vit

    Kim Kardashian në episodin e radhës “The Kardashians” foli për jetën e saj sentimentale duke thënë që nuk është në kërkim të dashurisë dhe se dëshiron të qëndroj beqare të paktën edhe në vit.

    Teksa po zhvillonte një bisedë me mikun e saj dhe stilistin Chris Appleton ky i fundit i thotë që kjo periudhë duket që është më e mira ndonjëherë, pamja e saj është mahnitëse, ka në kontroll gjithçka, i ka fëmijët pranë dhe mendoj që je në një mjedis të lumtur.

    Kim e pranoj këtë gjë duke pohuar që po jeton në një vend të qetë dhe e lumtur. Më pas Kim u pyet për periudhën që kishte dashur të ishte beqare dhe se tashmë kishte kaluar një vit nga deklarata e saj. Kim u shpreh se kishte edhe një vit kohë për të qenë beqare dhe këtë gje ajo po e shijon dhe mendon që është shumë mirë për të. Gjithashtu shtoj faktin që nuk është në kërkim të dashurisë por dashuria e gjen atë.

  • ‘Do ngelesh femra e dikujt’/ Egli Tako revoltohet me ndjekësin

    ‘Do ngelesh femra e dikujt’/ Egli Tako revoltohet me ndjekësin

    Egli Tako prej kohësh është në qendër të mediave rozë, kjo për shkak të romancës së saj me artistin Olsi Bylyku të cilët pas një periudhe disa vjecare vendosën ti japin fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.

    Pas një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ka falenderuar këngëtaren dhe moderatoren Roza Radi për intërvistën e bukur që kanë zhvilluar në emisionin e kësaj të fundit ‘Një Gote Rose’, Egli është përballur me një koment aspak të këndshëm.

    Një ndjekës i saj në Instagram e “pyet” Eglin nëse di të bëj dicka tjetër përvecse të jetë femra e dikujt, ky koment ka rrëmyer vëmendjen e këngëtares e cila menjëherë i është përgjigjur duke thenë: “Shumë gjëra. Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guim dhe të ndenjura të flas në emrin tim”

    Por nuk ka mbaruar aty pasi edhe Rozana Radi ka komentur krahas fotos ndoshta edhe për t’i dalë në mbrojtje këngëtares duke thënë: “Une jam e suprizuar nga vajza qe gjeta perballe meje. Plote jete, me syte qe i shkelqejne per ate Eglin e vogel dhe Eglin qe ka rigjetur brenda vetes.Eglin qe vjen nga nje familje e cila e ka mesuar te jete zemer madhe dhe kur e lendojn. Per ty dhe te githa vajzat qe shpesh njezit i dine vetem emrin dhe jo vlerat Zoti hap gjithnje dyer te tjera.”

  • ‘Vetëm mos të flasë’/ Aktori i njohur i gatshëm të paguajë shumën marramendëse për ish gruan 

    ‘Vetëm mos të flasë’/ Aktori i njohur i gatshëm të paguajë shumën marramendëse për ish gruan 

    Aktori Hugh Jackman dhe ish gruaja e tij Deborra-Lee Furness, kanë qëndruar jashte vemendjes duke pritur vendimin e divorcit mes tyre. Megjithatë, një raport i ri duket se i heq kapakun strategjisë së tyre të PR tani që janë zbuluar disa detaje rreth negociatave të tyre financiare.

    Sipas një burimi të National Enquirer, përmes RadarOnline, aktori 55-vjeçar thuhet se vlen 100 milionë dollarë dhe ai duket i lumtur ta ndaje atë pasuri me Furness me një kusht. Duket se Jackman dëshiron që gruaja e tij të nënshkruajë një kontrate “të hekurt” sepse ka disa aspekte të marrëdhënies së tyre së bashku që ai dëshiron t’i mbajë të fshehura.

    “Kjo lëvizje ka të bëjë më pak me aspektin financiar dhe më shumë me mbajtjen e kontrollit,” vuri në dukje burimi i brendshëm. “Shqetësimi i Hugh nuk ka qenë kurrë paratë, por kontrolli. Ai është një njeri me shumë sekrete dhe nuk dëshiron që asnjëra prej tyre të ekspozohet.” Sekretet? Çfarë lloj sekretesh? Tashmë ka pëshpëritje, përmes Us Weekly, se hapi i parë i yllit të Wolverine pas ndarjes së tij do të jetë shkrimi i një libri kujtimesh me “sekrete bombe” për jetën e tij personale. Duket disi e padrejtë që Jackman do të lejohej të fliste për martesën e tij, por Furness do të duhej ta mbante gojën mbyllur.

    Nëse Furness është në rregull me kërkesën e Jackman, atëherë ajo duhet të largohet dhe të gëzojë paratë që e ndihmoi të fitonte gjatë karrierës së tij. Por nëse këto kushte e bëjnë atë të pakëndshme, atëherë shpresojmë që ajo të arrijë një marrëveshje që i jep paqe mendore – divorci nuk është kurrë i lehtë!

  • Adele i kthehet dëshira për alkol/ Ja çfarë thot këngëtarja për këtë

    Adele i kthehet dëshira për alkol/ Ja çfarë thot këngëtarja për këtë

    Adele zbulon se është kthyer tek pijet alkolike pas një pushimi nga frika se mos kthehej në një person të alkolizuar. Adele ka treguar që ka qenë pikërisht ajo që ka marr këtë vendim më parë por që tani shprehet e shqetësuar se nuk e përballon dot verën.

    Këngetarja ka zbuluar se ka dëshirë që të festoj përfundimin e katit të dytë të rezidencës së saj tek ‘The Colosseum Caesar Palace’ në Las Vegas me një verë të shtrenjtë edhe pse kjo i shkakton dhimbje koke. 

    Adele e cila ka patur një periudhë pauze prej katër muajsh nga alkoli tani toleranca e saj nga verës është zvogëluar shumë. Madje këngëtarja shpjegon dhe faktin që preferon më shumë veren e bardhe te miksuar me pak ujë me gaz. 

  • ‘Mos rri aty ku je i palumtur’/ Arjola Demiri tregon sekretet e saj, ja arsyeja e largimit nga Portokallia

    ‘Mos rri aty ku je i palumtur’/ Arjola Demiri tregon sekretet e saj, ja arsyeja e largimit nga Portokallia

    Pas famës së Big Brother Vip Albania, aktorja shqiptare Arjola Demiri , u largua nga skena e teatrit por edhe nga formati humoristik ‘Portokalli’, ku ajo u bë e njohur vite më parë.

    Së fundmi, Arjola u shfaq përsëri në një intervistë në emisionin e Aulona Mustës, “Natën me Aulonën”, ku rrëfeu disa të pathëna për publikun shqiptar.

    E pyetur për meshkujt dhe interesat qe kanë ata ajo u përgjigj se: Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”, ndoshta duke nënkuptuar dhe një histori të saj personale. 

    Gjithashtu ajo u pyet për mungesën e saj në Portokalli ku u shpreh se:’Pas daljes nga Big Brother kisha shumë nevojë për një pauzë. Vazhdova për gati dy sezone. Thashë në muajin maj do marr një pauzë,dhe do mendoj se çfarë dua të bëj pasi u bënë katër vite në ‘Portokalli’. Thashë ka ardhur momenti që të bëj diçka tjetër dhe të merrem me diçka tjetër që ndoshta mund të më rrisin mua si Arjolë artistikisht dhe profesionalisht dhe kam disa projekte. Unë kam vënë re diçka në këto vite pune, sa më shumë rritesh në karrierë çmimi jot ulet dhe këtë nuk e kuptoj. Unë kam bërë filma me shumë pak lek sepse e di që aq mban buxheti. Por e kam bërë sepse e dua, sepse më mbush.  E di që benefiti do jetë kur ai të shfaqet në ekran.– përfundoi aktorja.

  • Momente tmerri/ Bandat tentojnë rrëmbimin e ish gruas dhe vajzës së Neymar

    Momente tmerri/ Bandat tentojnë rrëmbimin e ish gruas dhe vajzës së Neymar

    Dita e martë nuk ka shkuar siç duhej për sulmuesin Brazilian Neymar, pasi shtëpia e Bruna Biancardi nëna e vajzës së tij të përsalindur u grabit nga një bandë kriminale në Sao Paulo. 

    Nga hetimet e para të Gardës civile komunale, njëri nga autorët ishte banor i godinës ku ka shtëpinë familja Biancardi duke lejuar kështu edhe grabitësit e tjerë për të hyrë brenda. Dy nga sulmuesit kanë qenë të armatosur dhe po kërkonin Bruna dhe Mavie. 

    Fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ndodhej në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet pasi kanë vënë re që diçka nuk shkonte në shtëpi. Më pas agjentët kanë rrethuar pronën dhe kanë arritur të arrestojnë njërin prej të dyshuarve i cili ishtë banor i godinës. Pjesa tjetër e bandës kriminale kanë arritur të largohen me çantat luksoze, ora dhe stoli.

    Neymar gjithashtu shkruan në llogarinë e tij në Instagram që ka qënë një ditë e trishtë me dy lajme të hidhura. Fillimisht sulmi që i është bërë familjes Biancardi por të gjithë janë mirë. Dhe më pas lajmi i trishtë për humbjen e një mike të dashur.