Kategori: Showbiz

Në kategorinë “Showbiz”, zhyteni në zemrën e industrisë së argëtimit, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin dhe më shumë. Këtu do të gjeni lajmet e fundit, premierat, ngjarjet e mëdha dhe momentet që përcaktojnë kulturën tonë të famshme. Kjo kategori sjell përmbajtje të pasur për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ritmin me ndryshimet dhe zhvillimet e shpejta në botën e showbizit. Fjala “Showbiz” është një term kyç që përmbledh të gjitha aspektet e industrisë së argëtimit, duke ju ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh në skenën botërore dhe vendase. Lexoni “Showbiz” për të ndjekur trendet, lajmet dhe momentet që formojnë botën e argëtimit sot.

  • Blendi Fevziu rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën: “Nuk më doli inati për 2 vite”

    Blendi Fevziu rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën: “Nuk më doli inati për 2 vite”

    Blendi Fevziu ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” në TV Klan, për të prezantuar librin e tij më të ri të titulluar “Takimet e mia me…” ku në qendër të këtij libri janë rrëfimet e Blendit për takimet e tij me 39 personazhe që kanë dominuar historinë e shqiptarëve.

    Gjatë emisionit teksa po fliste për përsonazhet në librin e tij Blendi është ndalur tek një përsonazh i veçantë i historisë shqiptare bëhet fjalë për Nënë Terezën. Blendi ka rrëfyer që e ka takuar dhe se herën e parë nuk i kishte lënë një shije të mirë takimi me të. Ndër të tjera Blendi shton që i ka mbajtur inat për dy vjet, duke shpjeguar edhe arsyen.

    “Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo nuk jap intervista për këtë gjë. 

    Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm jepte ushqim. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh, si një paketë. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. 

    Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë. Nënë Tereza aso kohe ka qenë shumë prezente, shkonte vinte se tani duket një gjë e rrallë. Sa erdhi stjuardesa filloi të shpërndante ushqimin, Nënë Tereza hapi një thes, tha këto do të shkojnë për të varfërit dhe na e mori të gjithëve ushqimin.  Kështu unë ika në shtëpi dhe nuk i çova gjë famijes. Nuk më doli inati dy vjet.” përfundon ai.

  • Dita ndryshe e Jori Dellit : Çfarë bëri modelja këtë radhë

    Dita ndryshe e Jori Dellit : Çfarë bëri modelja këtë radhë

    Modelja e njohur për publikun Jori Delli ka zgjedhur t’i ndajë disa momente të bukura me ndjekësit në mediat sociale.

    Kanë kaluar tashmë disa muaj që nga përfundimi i spektaklit BBV Albania. Por duket që modelja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Jori Delli vazhdon të jetë në qendër te mediave jo vetem për daljet e saj që janë gjithmonë të kuruara dhe shumë ne formë por edhe për thjeshtësinë që e karakterizon modelen.

    Së fundmi Jori ka ndarë me ndjekesit e saj në Instagram një set fotosh ku shfaqet përkrah fëmijëve në një nga kopshtet e Tiranës. “U kënaqa shumë duke lexuar përrallat e Krishtlindjes” shkruan Jori. Ky veprim i bukur është pritur shumë mirë nga fansat të cilët e kanë komplimentuar modelen.

  • Përjashtohet banori: Çfarë ndodhi në BBV Kosova?

    Përjashtohet banori: Çfarë ndodhi në BBV Kosova?

    Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme ne Kosove ‘BBV’. Banori Meti Alshiqi është përjashtuar nga gara pas një debati të fortë gati në përplasje fizike me një tjetër banor brenda, Blerandon.

    Duket që djemtë që nga fillimi i spektaklit e kanë patur shumë të vështirë të përshtateshin me njëri – tjetrin, pasi nuk është hera e parë që kanë debate të forta. Ditën e djeshme teksa Blerando ‘kapiteni’ i shtëpisë ka ndarë punët për banorët duke caktuar edhe Metit punën e tij për këtë javë. Me sa kemi parë ketij të fundit nuk i ka pëlqyer mënyra se si Blerando i ka kërkuar llogari për punën duke e konsideruar si një mënyrë urdhëruese.

    Pasi dy protagonistët kanë debatuar në ambjentet e shtëpisë për këtë teme, Meti ka përdorur një gjuhë fyese ndaj banorit madje edhe kërcënuese. Menjëherë produksioni ka njoftuar banorët nepërmjet një zarfi të zi që gjuha e përdor nga Meti në mënyrë të vazhdueshme ka qenë e patolerueshme. Si pasojë e këtijë veprimi Meti duhet të largohet menjëherë nga gara duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.

    Meti
  • ‘Pse nuk më pëlqeu vetja ime?’ Nicki Minaj jep mesazhin pozitiv për vajzat

    ‘Pse nuk më pëlqeu vetja ime?’ Nicki Minaj jep mesazhin pozitiv për vajzat

    Në një intervistë të re të fundit në Vogue, Nicki Minaj shprehu keqardhjen për kryerjen e operacioneve plastike më herët në karrierën e saj, duke thënë se “nuk mund ta besonte” se nuk i pëlqente ndonjëherë mënyra se si dukej.

    Ajo ju tha drejtuesve të podcast-it të Vogue se: “Vajza, ju garantoj nëse ndryshoni diçka në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale, shikoni prapa një ditë dhe thoni, ‘Isha mirë ashtu siç isha.’ Dhe kjo është ajo që më ndodhi mua.

    Ajo ia dedikoi ndryshimin perspektivës së saj pasi u bë mama, duke thënë: “Duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Vetja ime e vërtetë. Dhe më bëri të mendoj: “Pse nuk më pëlqeu kjo?” Kaq e çuditshme. Por duke parë fotot e vjetra, duke qenë në gjendje të shikoj sërish fotot më bëri të kuptoj se këto foto janë të bukura.”

    Reperja e “Last Time I Saw You” ka trajtuar më parë pasigurinë e saj në të kaluarën, duke i thënë Joe Budden se “nuk ndihej mjaftueshëm e mirë” duke qenë rreth femrave me të pasme të mëdha ,shumë prej tyre rezultat i BBL. Më shumë nga bashkëmoshatarët e saj të rrepit (dhe rivalët) janë të hapur për operacionet që kanë bërë, duke përfshirë Cardi B, Doja Cat, Latto dhe SZA, të cilët janë shprehur hapur të gjithë për këtë operacion, por që gjithashtu kanë paralajmëruar fansat që mos të tejkalojnë limitet.

    Minaj është duke punuar për albumin e saj të pestë në studio Pink Friday 2, i cili është planifikuar të publikohet më 8 dhjetor pasi u shty dy herë.

  • ‘A do më shkonte?’ Përflitet për moderimin e ‘Big Brother’, reagon Bora Zemani

    ‘A do më shkonte?’ Përflitet për moderimin e ‘Big Brother’, reagon Bora Zemani

    Reality show më i përfolur shqiptar ‘Big Brother Vip Albania’, është rikthyer përsëri në vëmendje me pyetjen se kush do e moderojë këtë spektakël.

    Prej disa ditësh, nëpër rrjete sociale është thënë se këtë vit spektakli nuk do të moderohet më nga Arbana Osmani por nga prezantuesja e ‘Dancing with the Stars’, Bora Zemani.

    Së fundmi, në një intervistë në ‘Shqipëria Live’ e pyetur për këtë ajo ka kthyer një përgjigje mjaft interesante.

    “Thua? Do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë. Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku”, u shpreh moderatorja.

    Mesa duket duhet të presim për një ‘verdikt’ përfundimtar nga publiku për të shpallur të preferuarën e tyre si moderatore për Big Brother Vip Albania.

  • ‘Ai më ngacmoi’: Pas akuzave të rënda, reagon e dashura e Bleros

    ‘Ai më ngacmoi’: Pas akuzave të rënda, reagon e dashura e Bleros

    Disa ditë më parë në spektaklin e Big Brother VIP Kosova janë zhvilluar debate të ashpra mes këngëtares Linda Halimi dhe këngëtarit Blero të cilët janë bërë pjesë e këtij formati që nga nata e parë.

    Ishte Linda ajo e cila në debatin e zhvilluar e akuzoi kengëtarin Blero që para 12 vitesh ai e ka ngacmuar Lindën duke e ftuar të pinin një gotë verë dhe të rrimë ne dhomë së bashku në një hotel ku ata gjendeshin të akomoduar pasi në atë kohë Linda punonte për ish-gruan e Bleros, Teuta Krasniqi. Ajo shkoj më tej me deklaratën e saj duke thënë se kjo situatë është përsëritur edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Ngjarja nuk ka kaluar pa u diskutuar gjatë ne shtëpi e gjithashtu në media teksa ditën e sotme ka reaguar edhe e dashura e Bleros ne një story në Instagram ku ka ironizuar Lindën duke thotë që kjo e fundit mund ta shikoj lirshëm Bleron pasi hera e fundit kur ka parë një mashkull të bukur ka qenë para 12 vitesh. 

  • Ofendime mizore: Meghan Markle reagon pas ‘sulmeve’ në serialin e njohur

    Ofendime mizore: Meghan Markle reagon pas ‘sulmeve’ në serialin e njohur

    Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë shumë pak të impresionuar me episodin e fundit të “Family Guy” që tallte familjen mbretërore e cila u ‘arratis’ në Amerikë.

    Sipas burimeve pranë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, duket se pohojnë se ato e kanë etiketuar episodin si një “ofendim mizor”.

    Çifti e gjeti veten në fund të shakasë në një episod të fundit të serialit, në të cilin mënyrat e tyre të etura për para u tallën pa mëshirë nga shfaqja e animuar.

    Burimi shton se ata janë ndjerë sikur “nuk po merren mjaft seriozisht nga njerëzit” dhe se “nuk mund të pushojnë”.

    “Meghan tha se nuk do të poshtërohet kështu dhe është e dëshpëruar për një zgjidhje. Ata janë në gjendje të plotë paniku”, tha një burim për gazetën Closer, duke shtuar se çifti e ka quajtur atë një “sulm nga brenda Hollivudit”.

    Gjithashtu burimi tha se Meghan beson se e vetmja mënyrë që ata të shpëtojnë ‘veten’ e tyre, është që Harry “të gëlltisë krenarinë e tij dhe të lutet për faljen e familjes së tij”.

    Kjo nuk është hera e parë që çifti ka qene pjese e një seriali të animuar. Vetëm tetë muaj më parë, shfaqja e suksesshme e Comedy Central, South Park, ‘shkatërroi’ çiftin mbretëror në një episod të titulluar “The Worldwide Privacy Tour”.

  • Show i së Premtes: Adelina Ismaili rikthehet në ekran

    Show i së Premtes: Adelina Ismaili rikthehet në ekran

    Adelina Ismaili së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ku ka njoftuar ndjekësit e saj që së shpejti vjen me një emision që do të titullohet “Show i së Premtes” dhe do të transmetohet në RTK.

    Këngëtarja ka shpjeguar ndër të tjera që do të jetë ajo drejtuesja e emisionit. Kjo nuk është hera  e parë që Adelina vjen në rolin e moderatores pasi kujtojmë këtu kohën kur drejtonte emisionin “8a8”. Pjesë e rëndësishme e këtij show shohim që do të jetë edhe prezantimi i talenteve të reja në botën e muzikes. 

    Adelina ka shpjeguar edhe hapat dhe kushtet e aplikimit nga të rinjtë ku shkruan: 

    “Së shpejti në Radio Televizionin e Kosovës, nis emisioni “Show i së Premtës”,të cilin do ta udhëheq unë Adelina Ismaili.Pjesë e këti show, pos tjerash do të jetë edhe prezantimi i këngëtarëve të rinj. Andaj ju që doni të shfaqni talentin tuaj (dhe të hyni në botën e muzikës) aplikoni.Kushtet e aplikimit: a.të jeni + 16 vjecar-e , b.të jeni pjesë e një shkolle të muzikës ,c.kënga duhet të jetë në gjuhën shqipe ,d.dërgo një video duke kënduar. Personat që plotësojnë kushtet do të njoftohen me kohë dhe do të jenë pjesë e “Showi së Premtës” në RTK. Aplikoni në emailin tonë zyrtar showisepremtes@gmail.com Ju mirëpresim!”

  • Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë/Ja pritja magjike

    Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë/Ja pritja magjike

    Këtë fundjavë çifti i dashur për publikun Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të dytë. Lajmin e bënë të ditur vetë ata teksa zbuluan edhe emrin e veçantë që mban vogëlushi i tyre. Ata kanë zgjedhur ta bekojnë me emrin Amen.

    Ditën e sotme Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj pritjen që i është bërë në shtëpi nga Besi dhe Ajka vajza e çiftit. Një shtëpi e mbushur me tollumbace të bardha dhe me një pankartë që i uronte Amen mirëseardhjen në shtëpi.

  • Ylli i futbollit brazilian ndryshon pamje/ Çfarë po ndodh me Neymar?

    Ylli i futbollit brazilian ndryshon pamje/ Çfarë po ndodh me Neymar?

    Neymar prej ditësh është jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimeve të marra gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 me Brazilin. 

    Sulmuesi gjithmonë ka qenë në qendër të mediave jo vetëm për karrierën e tij futbollistike por edhe për jetën private dhe paraqitjen e tij.

    Së fundmi Neymar ka ndarë me ndjekësit e tij një foto në story në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet me një pamje tërësisht të ndryshuar. Ndër vite Neymar është shfaqur me modele flokësh të ndryshëm por duket që këtë radhë ka vendosur të vijë jo si çdo herë tjetër.