Në zemër të gadishullit Ballkanik ndodhet një vend që ndoshta nuk është në listën tuaj të udhëtimeve, por që pa dyshim do të duhej të ishte.
Bullgaria ëshët vendi që kombinon historinë e pasur, peizazhet natyrore dhe kulturën e larmishme, dhe më së miri, nuk ju duhet të shpenzoni një pasuri për të përjetuar të gjitha këto.
Si një nga vendet më të vjetra në Evropë Bullgaria ka një trashëgimi kulturore të pasur. Qytete si Plovdiv, i njohur si qyteti më i vjetër i banuar në vazhdimësi në Evropë, ofron ndërtesa antike, teatro dhe një qendër historike që ju merr përsëri në kohë.
Sofia, kryeqytetii Bullagrisë është një kombinim i përsosur i së vjetrës dhe të resë, me kishat e saj të vjetra dhe ndërtesat moderne.
Gjithashtu kz vend ka dhe një natyrë të përsosur, Malet e Bullgarisë, si Pirin, Rila dhe Balkanet, janë të përsosura për ata që duan të shijojnë peizazhet alpine pa shpenzuar një pasuri. Liqenet e Rila janë një destinacion i famshëm trekking, ndërsa bregdeti i Detit të Zi ofron plazhe të bukura me çmime shumë më të përballueshme se shumica e destinacioneve të tjera mesdhetare.
Sa i përket kuzhinës bullgare, mun të themi se është një kombinim i shijeshve të Mesdheut dhe të Evropës Lindore.
Përgatitjet tradicionale si banitsa, kavarma ose tarator janë të pasura dhe të shijshme. Bullgaria gjithashtu është e njohur për verën e saj, dhe vizitat në kantina janë një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar këtë traditë të vjetër dhe të njohur.
Një nga arsyet kryesore pse duhet ta viyitoni Bullgarinë është fakti që është një nga vendet më të lira në Evropë. Të gjitha shërbimet, qoftë akomodimi, ushqimi ose fluturimi, janë shumë më të lira krahasuar me vendet e tjera evropiane.
Sa i përket mikëpritjes, njerëzit në Bullgari janë të njohur për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe të sinqertë. Ata janë krenarë për vendin e tyre dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë ose të ndajnë një histori.
Nëse jeni duke kërkuar një destinacion evropian të bukur, të pasur me histori dhe kulturë, dhe që nuk ju bën të ndiheni sikur jeni duke shpenzuar të gjitha kursimet tuaja, Bullgaria është zgjedhja e duhur. Kombinimi i peizazheve, kulturës dhe çmimeve të përballueshme e bën atë një destinacion të përsosur për ata që duan të udhëtojnë me një buxhet të kufizuar.