Showbiz

‘Besimi më shpëtoi’: Këngëtari i hiteve të mëdha heq dorë nga muzika

Këngëtari portorikan Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.

Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si Despacito dhe Gasolina, ja dha  lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror La Última Vuelta (Rrethi i Fundit).

“Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para turmës.

“Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar.

“Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të.”

Yankee, i lindur si Ramón Luis Ayala Rodríguez, ka qenë një nga ambasadorët më të mëdhenj të zhanrit regeton, duke shënuar hite ndërkombëtare me hite sensuale.

Pasi publikoi albumin e tij të parë solo në 1995, ai u bë artisti latin më i degjuar i viteve 2000 dhe bashkëpunoi me të gjithë, nga Justin Bieber te Snoop Dogg, Janet Jackson dhe Jonas Brothers.

Ndërsa mbaroi shfaqjen e tij të fundit në Coliseo de Puerto të mbushur plot në San Juan, ai falenderoi tifozët e tij për mbështetjen e tyre dhe u kërkoi atyre “të ndiqni Jezu Krishtin, i cili është rruga, e vërteta dhe jeta”, ndërsa një grup dronësh fluturuan mbi stadium, duke formuar formën e një kryqi.

Ai nuk është ylli i parë reggaeton që i shmanget muzikës për besimin e tyre ,duke ndjekur gjurmët e artistëve si El General, Héctor El Father, Julio Voltio dhe Jomar El Caballo Negro.

Vitin e kaluar, reperi portorikan, Farruko, përdori një koncert në Miami për të kërkuar falje për tekstet vulgare në këngët e tij dhe foli gjatë për bindjet e tij fetare.

What's your reaction?