Showbiz

Bes Kallaku dhe sfidat e tij : Karriera dhe jeta personale e këngëtarit

Pak ditë më parë, këngëtari shqiptar Bes Kallaku ishte në qendër të vemendjes me bashkëpunimin e tij më të fundit me këngëtarin Mandi Nishtulla, me këngën ‘Sarile’ e cila u bë trend viral në rrjetet sociale.

Së fundmi Bes Kallaku ishte i ftuar në emisionin ‘Pardon my French’ në Top Albania Radio ku ka folur për karrierën e tij dhe jetën personale.

Ai tha se jeta e tij personale ka pasur disa dhimbje por që kanë kaluar sepse një person nuk mund të ngrihet pa u rrëzuar.

“Secili prej nesh ka kaluar momentet e veta dobësie. Dhimbja të bën të ditur edhe gjëja më e rëndësishme në jetë është kur të gjitha këto momente të bëjnë më të fortë dhe ndikojnë për mirë tek ty sepse nuk mund të ngrihesh pa qenë i rrëzuar. Na duhet të kemi ndonjëherë një shkundje edhe unë historikisht e kam pasur problem shumë të madh ‘comfort zone’-in prandaj Besi ka bërë aktorin, futbollistin, këngëtarin, prezantuesin, biznesin. Në jetë duhet të provosh.”– tha aktori.

Gjithashtu ai foli dhe për karrierën ku ndër të tjera shtoi se: “Dua të jem i saktë në termin që do përdor. Ndonjëherë jeta të sjell disa variante, disa njohje ku ti thua ‘Ta bëj këtë punë çfarë merrem me art? Çfarë do të më sjellë arti?’ Disa mënyra pasurimi të shpejta që i kam menduar por nuk i kam bërë kurrë në jetën time. ‘Step by step’ më mirë gjërat që i kam arritur deri më sot me hapa të vogla. Rëndësia e hapave të vogla në jetë është shumë e madhe. Ndodh që mund të bësh një hap të madh dhe e gjithë periudha nga fillimi dhe deri atje me hapin e madh i gjithë ky vakumi në mes mund edhe të të tërheqë pas dhe të të kthejë aty ku u nise.”– tha Besi.

What's your reaction?