Prej disa kohësh, modelja dhe ish konkurentja e Big Brother Beniada Nishani, nuk ka qënë shumë aktive në televizionet shqiptare.
Gjithashtu u tha se modelja ishte ndarë nga biznesmeni shqiptar Blerti Hajdari dhe kjo pyetje e ka shoqëruar atë dhe në premierën e filmit ‘5 herë jo’, ku modelja ishte e ftuar.
E pyetur nga gazetari i Top Channel, se si i ka punët me zemrën, Beniada është përgjigjur se është shumë në rregull me familjarët, shoqërine.
‘Shumë mirë, zemra punon është shumë ok. Dashuria për familjen, për jetën, për shoqërinë.Gazetari gjithashtu e pyeti nëse tani ka ndonjë dashuri të re në jetën e saj dhe ajo u përgjigj se : ‘Kush e di, kush e di! Kush do jetojë, do ta shohë’.