Autor: Redaksia

  • “U nisa për tek ai, por nuk e gjeta gjallë”: Miku i ngushtë i Zef Dedës rrëfen pengun

    “U nisa për tek ai, por nuk e gjeta gjallë”: Miku i ngushtë i Zef Dedës rrëfen pengun

    A mbeti dikush që nuk u trishtua për humbjen e madhe të aktorit Zef Deda sot? Familjarët dhe miqtë e tij kanë shprehur ngushëllime sapo kanë dëgjuar për lajmin e hidhur.

    Aktori i madh i humorit dhe mik i ngushtë i Zef Dedës, Edmond Halili ka rrëfyer sot një një intërvistë për “News 24” pengun e tij të madh. Ai ka treguar se si ka mësuar për humbjen e jetës së mikut të tij pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij.

    Halili ka treguar që ishte nisur sot për tek shtëpia e Zefit por që fatkeqësisht nuk e gjeti gjallë.

    Rrëfimi i tij i plotë: “Sot jam nisur për tek shtëpia e tij. Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha; më vjen keq, Zefi ndërroi jetë.

    Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë show në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki. Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flasë më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”

  • Teknologjia: Ndikimi i saj në pasivitetin e adoleshentëve në ditët e sotme

    Teknologjia: Ndikimi i saj në pasivitetin e adoleshentëve në ditët e sotme

    Teknologjia ka një ndikim të ndjeshëm në jetën e adoleshentëve sot. Në disa raste, shihet që teknologjia po rrit nivelin e dembelizmit tek adoleshentët. Për të menaxhuar ndikimin e teknologjisë në adoleshencë, është e rëndësishme që prindërit, arsimtarët dhe shoqëria në përgjithësi të jenë të informuar mbi dëmet që sjell. Krijimi i një dialogu të hapur me adoleshentët, inkurajimi i përdorimit të teknologjisë në mënyrë të arsyeshme dhe mbikëqyrja e kohës gjatë përdorimit janë disa nga mjetet që mund të ndihmojnë në një përdorim të shëndetshëm të teknologjisë.

    Pasiviteti dhe mungesa e aktivitetit fizik

    Adoleshentët sot shpesh përdorin kohën e tyre duke u përkushtuar posaçërisht video lojërave, medias sociale dhe shikimit të videove të ndryshme. Kjo mund të çojë në mungesë të aktivitetit fizik dhe rritjen e nivelit të dembelizmit.

    Ndikimi në ciklin e gjumit

    Përdorimi i pajisjeve elektronike para gjumit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe mund të sjellë probleme me ciklin e gjumit te adoleshentët.

    Izolimi social 

    Përdorimi intensiv i medias sociale mund të çojë në izolim social, duke reduktuar ndërveprimin fizik me shoqërinë duke sjellë ndjenja të izolimit.

    Mbingarkesa informacionit dhe stresi

    Ndikimi i informacionit të shumtë dhe shpesh negativ që adoleshentët marrin nga mediat sociale mund të shkaktojë stres dhe ankth.

    Koha e humbur

    Adoleshentët mund të shpenzojnë shumë kohë duke blerë në internet, duke kërkuar përmbajtje të pa përshtatshme, ose duke komunikuar në mënyrë virtuale, duke humbur kohë të çmuar që mund të ishte përdorur për aktivitete të tjera.

  • “Ëndërr e bërë realitet”: Moderatorja shqiptare në kopertinën ‘Forbes UK’

    “Ëndërr e bërë realitet”: Moderatorja shqiptare në kopertinën ‘Forbes UK’

    Alketa Vejsiu më në fund realizon ëndrrën e madhe të saj. Moderatorja e njohur dhe producentja e një sërë spektaklesh në ‘TV Klan’ ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e bukur që do të jetë pjesë kopertinës së revistës prestigjoze “Forbes UK”.

    Në postimin e saj në Instagram, Alketa është shfaqur tejet e emocionuar për këtë eksperience të re teksa ka theksuar faktin që është krenare që është shqiptare, dhe se ëndrra e saj u bë realitet edhe pse Shqipëria është një vend i vogël. 

    Shkrimi i plotë i Alketes: “Dreams do come true! Made it to Forbes England! @forbes Grateful to share the Forbes Uk cover among global trailblazers! Happy to be featured on the front cover for the first time – a true honor and privilege!
    -Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK ( artikullin mund ta lexoni ne Link Ne Bio)!
    Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une ne te thjeshten time jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare , mund te jemi vend i vogel por endrrat i kemi pasur gjithmone te medha. Jam ndjere gjithmone “nje qytetare e botes” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten 🇦🇱
    Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollare⭐️
    Gjithashtu @revistaclass_ do te jete partnere zyrtare e Forbes ne Shqiperi dhe Kosove duke evidentuar te tjere personazhe shqiptare qe meritojne vemendje ne vitrina nderkombetare; ndaj ky artikull hap rrugen per te tjere te rinj shqiptare qe me historite e tyre frymezuese do kene dritaren e tyre”

  • “BBVA 3” fillon së shpejti: Zbuloni disa nga personazhet që do të jenë pjesë e kastit

    “BBVA 3” fillon së shpejti: Zbuloni disa nga personazhet që do të jenë pjesë e kastit

    Spektakli i thyerjes së rekordeve “Big Brother Vip Albania” do të nis së shpejti. E teksa të gjithe presim të zbulohet data e rëndësishme, ne media kanë filluar edhe aludimet se kush do të jenë banorët e këtij edicioni të 3-të ‘Big Brother Vip Albania’.

    Pas lajmeve të bujshme që qarkulluan për muaj të tërë se Arbana Osmani nuk do të jetë këtë vit moderatorja e spektaklit, vete Arbana e konfirmoi pak ditë më parë ne llogarinë  e saj në Instagram që asgje nuk ka ndryshuar dhe së shpejti do e shohim sërish nën drejtimin  e ‘Big Brother Vip Albania’, dhe kush më mirë se Arbana mund ta drejtojë këtë spektakel gjigand.

    Por sa më shumë që afrohen ditët aq më i madh është edhe kurioziteti i publikut për vipat që do të dhurojnë emocione të forta në më shumë se 100 ditë. Emrat që po përfliten prej kohësh që do të jenë pjesë janë: Romeo Veshaj, Olsi Bylyku, Roza  Lati, Robert Berisha, një pjesë e kastit të programit ‘E Diell’ si dhe së fundmi është përfolur edhe moderatori nga Kosova Meriton Mjekiqi.

  • E trishtë: Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit shqiptar

    E trishtë: Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit shqiptar

    Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 73- vjeçare aktori i humorit Zef Deda. Shqipëria ka humbur një emër të madh të artit dhe humorin. Artisti i madh vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë të cilës nuk i shpëtoj dot. 

    Zef Deda ka spikatur gjithmonë me rolet e tij shumëdimensionale në skenën e teatrit dhe kinematografisë. Është cilësuar gjithmonë si një nga komedianët më të mirë shqiptarë duke e krahasuar edhe me të madhin Charlie Chaplin. Ikja e tij nga jeta la një boshllëk të madh në skenën shqiptare. Të shumë janë familjarët dhe miqtë të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Zef Deda. I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij.

    “Ngushëllimë familjes!  Pusho në parajsë i madhi Zef Deda”.

  • ‘Ti je bekimi i jetës’: Dedikimi i ëmbël i  Marinës dhe Getoarit

    ‘Ti je bekimi i jetës’: Dedikimi i ëmbël i Marinës dhe Getoarit

    Çifti i njohur dhe shumnë i dashur për publikun Marina Vjollca dhe Getoar Selimi prej dy vitesh janë prindër të një vajze që quhet Marget. Sot, Marget feston ditëlindjen e saj të dytë dhe nuk kishin si të mungonin edhe urimet e veçanta që mori nga prindërit dhe të afërmit. 

    Marina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto të bukura me Marget ku shkruan: “You bring out the best in everyone you encounter. Your spirit could light up the darkest sky. Une fale teje kam gjetur kuptimin e jetes! Ti je bekimi jetes sime🙏🏼 Happy birthday Marget, beba ime. 

    E teksa Marget po rritet kujtimin më të bukur të jetës me sa duket zgjodhi ta bëjë babai i saj i cili ka publikuar këngën e tij më të re me fjalët më të bukura kushtuar ditëlindjes së Marget. 

    Marget duhet të ndihet me shum fat pasi të shumta kanë qenë urimet edhe nga familjarët e tjerë të çiftit përmendim këtu moderatoren e njohur Luana Vjollca e cila e ka uruar mbesën e saj me fjalët e bukura. Në një Insta Story Luana shkruan: “Gezuar Ditëlindjen, beba ime #Marget Teze Ana vdes për ty” 

  • “Po kërcen me yjet”: Bashkëshorti i Hueyda El Saied prek me deklaratën

    “Po kërcen me yjet”: Bashkëshorti i Hueyda El Saied prek me deklaratën

    Ditën e djeshme u bënë dy vite pa balerinën Hueyda El Saied. E trishtë ka qenë për familjen e saj të shtrenjtë, miqtë e ngushtë apo edhe për publikun që aq shumë e deshi dhe e duartrokiti në skenë, ndarja e parakohshme nga jeta e balerinës së njohur. 

    E teksa vitet kalojnë partnerit të saj Thierry dhe djalit Gabriel i mungon më së shumti. Në ditën e përkujtimit të saj partneri e ka kujtuar Hueyden në formën më të bukur, duke ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video ku shfaqet balerina e njohur në momentet e saj më të bukura familjare dhe artistike.

    Video me momentet më të bukura të Hueydes u shoqërua me këngën e njohur “Interstellar”, e në brendësi të saj Thierry ka shkruar: “Hueyda prej dy vitesh po kërcen mes yjeve, përgjithmonë me ne!! Gabriel & Thierry”

  • “Nuk kam qenë kurrë fëmijë”: Emocionon me deklaratën banorja e ‘BBVK’

    “Nuk kam qenë kurrë fëmijë”: Emocionon me deklaratën banorja e ‘BBVK’

    Siç e do tradita, ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2 është mbajtur darka e të nominuarve. Kjo darkë konsiston në përballjen e banorëve që janë të nominuar për të folur më shumë rreth lojës së tyre dhe arsyes pse duhet të qëndrojnë akoma në shtëpi. Të nominuar për këtë javë janë: Monika, Alby, Vesa, Edona, Lindita, Lumbardhi

    E teksa po zhvillonin pyetje-përgjigje me njëri – tjetrin njëra nga banoret, Edona u pyet nëse edhe jashtë ka këtë karakter apo e bën vetëm për lojë. Banorja ka emocionuar me përgjigjen e saj teksa ka rrëfyer se ndonjëhere ndihem fëmijë pasi nuk kam qenë kurrë e tillë.

    “Jam nganjëherë fëmijë se nuk kam qenë kurrë, babai dhe nëna ime kanë shkuar në Gjermani shumë herët para lufte e unë kam punuar shumë se kemi menduar që do na kthejnë sërish në Kosovë, e unë për vëllanë tim u desh me qenë nënë, kam fshirë kam bërë bukë, e kam luajtur karakterin e nënës. Më ka munguar koha, s’kam qenë kurrë fëmijë. I kam 37 vjet edhe tani si fëmijë. Kush më njeh mua, kush më ka parë mua, nuk ndërroj, kështu jam. Kam dëshirë të jem fëmijë”.

    • Marrë nga (BBVK)
  • Horoskopi për ditën e sotme: Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi për ditën e sotme: Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Sot, yjet janë të përqëndruara në harmoni e sila sjell një ndjesi të ngrohtë dhe frymëzuese për shenjat e horoskopit. Çdo shenjë ka mundësinë për të përjetuar momente magjike dhe për të kapur energjinë pozitive që rrethon planetin tonë. Le të hedhim një vështrim të hollësishëm në çfarë parashikojnë yjet për këtë ditë dhe si mund të përfitojmë maksimumin nga çdo mundësi që ata ofrohet. 

    Dashi (21 Mars – 19 Prill)

    Në këtë ditë, Dashi do të ndiejë një motivim të fuqishëm energjie dhe vullneti. Yjet inkurajojnë iniciativën dhe vendosmërinë për të arritur synimet tuaja. Do të keni mundësinë për të shkëlqyer në situata ku nevojitet lidërshipi.

    Demi (20 Prill – 20 Maj)

    Për Demët, kjo ditë do të sjellë një ndjesi të qetë dhe harmonike. Është një kohë e përsosur për të reflektuar mbi marrëdhëniet dhe për të pasur kontakte të reja. Yjet sugjerojnë të përfitoni nga atmosfera pozitive për të forcuar lidhjet tuaja emocionale.

    Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

    Binjakët do të kenë një ditë të mbushur me mundësi komunikimi dhe shkëmbim informacioni. Këtu vjen një mundësi për të shfaqur oratorinë tuaj dhe për të impresionuar të tjerët me idetë tuaja origjinale.

    Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

    Gaforret do të ndihen të tërhequra nga një energji e pasioni dhe aventura. Është një kohë e përsosur për të jetuar eksperienca të reja, për të udhëtuar dhe për të pasur përvoja emocionuese. Yjet ju inkurajojnë të jeni të lirë dhe spontan.

    Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

    Luani do të ndiejë një ndriçim shtesë në karakterin e tij sot. Mund të ketë momente të bukura në punë, dhe shkëlqimi juaj do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Është një ditë e përsosur për të shfaqur kreativitetin.

    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

    Virgjëresha do të ketë një ditë të ngarkuar me detyra sot, por ky është momenti i duhur për të treguar organizimin dhe aftësitë menaxheriale. Mund të jeni shumë efikas në përfundimin e detyrave dhe në ndihmën e të tjerëve.

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

    Peshorja do të ndiejë një ndjesi të thellë emocionale dhe një përqendrim mbi marrëdhëniet. Është një kohë e përsosur për të shprehur ndjenjat tuaja dhe për të pasur momente të këndshme me njerëzit që keni rreth.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

    Akrepi do të ndiejë një forcë të brendshme dhe një dëshirë për transformim. Kjo është një ditë e përsosur për të analizuar dhe ndryshuar aspektet e jetës që nuk ju bëjnë të lumtur. Yjet inkurajojnë rritjen personale.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Shigjetarët do të kenë një kohë të favorshme për të eksploruar ide të reja dhe për të pasur kontakte me njerëz nga sfida të ndryshme. Kjo mund të sjellë mundësi për zhvillim dhe rritje në sfera të ndryshme të jetës.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar) 

    Sot, Bricjapët do të ndihen të nxitur nga një ndjenjë e fortë e përkushtimit dhe dëshirës për sukses. Është një ditë e përsosur për të vënë synime të reja dhe për të bërë plane afatgjata. Yjet sugjerojnë që të mos lejoni ndonjë pengesë të ndikojë në rrugën tuaj drejt arritjeve.

    Ujori (20 Janar – 18 Shkurt) 

    Ujorët do të ndihen tërhequr nga energjia e miqësisë dhe bashkëpunimit. Është një ditë e përsosur për të ndarë ide dhe projekte me miqtë dhe për të krijuar lidhje të reja që mund të jenë frytdhënëse në të ardhmen.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

    Peshqit do të kenë një ndjesi të thellë emocionale dhe artistike sot. Është një kohë e përsosur për të shprehur kreativitetin tuaj nëpërmjet artit, muzikës, apo aktiviteteve tjera që ju sjellin kënaqësi. Yjet inkurajojnë shprehjen e ndjenjave dhe fantazisë.

  • Konsumimi i tepërt i çokollatës: Njihuni me dëmet që shkakton në organizëm

    Konsumimi i tepërt i çokollatës: Njihuni me dëmet që shkakton në organizëm

    Çokollata është një pjesë e preferuar e dietës së shumë njerëzve, e njohur për shijen e saj të shkëlqyeshme dhe aftësinë për të nxitur ndjenjat e kënaqësisë. Megjithatë, një konsumim i tepërt i këtij produku të ëmbël mund të sjellë pasoja negative për shëndetin tonë. Ky shkrim nëvijim do të shqyrtojë disa nga dëmet potenciale që mund të shkaktohen nga konsumimi i tepërt i çokollatës.

    Shtimi i peshës dhe problemet me mbajtjen e trupit në formë

    Një nga pasojat e njohura të konsumimit të tepërt të çokollatës është shtimi i peshës. Çokollata përmban sasi të konsiderueshme të yndyrave dhe sheqerit, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen e masës trupore. Konsumimi i shumtë i këtyre substancave mund të çojë në një degradim të shëndetit dhe mund të shkaktojë probleme të përhershme me mbajtjen e trupin në formë të mirë.

    Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare 

    Edhe pse ka disa hulumtime që tregojnë se një sasi e moderuar e çokollatës, veçanërisht ajo e errët, mund të ketë benefite për zemrën dhe enët e gjakut, konsumimi i tepërt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Yndyrat e tepërta dhe sheqeri në çokollatë mund të ndikojnë negativisht në tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

    Rreziku i kariesit dentar

    Sheqeri i pranishëm në çokollatë mund të shkaktojë probleme të kariesit dentar. Bakteret e gojës shndërrojnë sheqerin në acid, i cili mund të dëmtojë lëkurën e dhëmbëve dhe të shkaktojë demtim në strukturen e dhembeve. Përdorimi i tepërt i çokollatës, sidomos i asaj me sasi të lartë sheqeri, mund të shtojë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve në tërsi.

    Ndikon në nivelin e sheqerit në gjak

    Çokollata përmban sheqer të lartë, i cili mund të ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak. Konsumimi i tepërt i sheqerit ka lidhje me rezistencën ndaj insulinës dhe mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një regjim i pasur me çokollatë mund të rrisë rrezikun e këtyre komplikacioneve shëndetësore.