Autor: Redaksia

  • Horoskopi: Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

    Horoskopi: Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

    Dita e sotme sjell një këndvështrim të veçantë të yjeve për secilën shenjë të horoskopit. Le të shohim çfarë kanë parashikuar yjet për çdo shenjë dhe t’i zbulojmë çfarë surprizash apo sfidash mund të sjellë dita sot.

    Dashi (21 Mars – 19 Prill)

    Sot do të ndiheni energjik dhe të përgatitur për sfida të reja. Ju keni fuqinë për të arritur çfarëdo që dëshironi, por vini re që do të jetë e rëndësishme të mbani qëllimet tuaja të qarta dhe të mos harroni të respektoni ndjenjat e të tjerëve.

    Demi (20 Prill – 20 Maj) 

    Yjet paralajmërojnë një ditë të favorshme për çështjet financiare. Kujdes sepse menaxhimi i burimeve do të jetë kyç për të arritur sukses. Në planin personal, një bisedë e hapur me një mik ose një person të dashur do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndjenjat e tyre.

    Binjaket (21 Maj – 20 Qershor) 

    Sot ju do të keni një dëshirë të madhe për aventurura të reja. Do të keni mundësi për të udhëtuar ose për të provuar gjëra të reja. Kujdes në lidhje me planifikimet e së ardhmes dhe sigurohuni që të mendoni për pasojat e vendimeve tuaja.

    Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

    Yjet parashikojnë që kujdesi ndaj shëndetit tuaj duhet të jetë prioriteti kryesor sot. Mos e lini veten të kaplohet nga stresi i përditshëm dhe sigurohuni që të merrni kohë për veten tuaj. Një ndryshim i vogël në rutinën tuaj ditore mund të sjellë ndjesi më të mira.

    Luani (23 Korrik – 22 Gusht) 

    Dita e sotme do të jetë e favorshme për zhvillimin e kapaciteteve tuaja krijuese. Nëse keni pasion për artin, muzikën, ose ndonjë aktivitet tjetër krijues, kjo është një mundësi e artë për të shkëlqyer. Ndonjë ndryshim në pamje ose stil mund të sjellë komplimente të këndshme.

    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator) 

    Në sferën e marrëdhënieve, pritet të keni një ditë me komunikim të lehtë dhe të hapur. Ju do të arrini të kuptoni më mirë nevojat e të tjerëve dhe të përdorni aftësitë tuaja të organizimit për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor) 

    Yjet paralajmërojnë për mundësi të reja në karrierë. Nëse keni qëllime profesionale, ky është momenti i duhur për t’i ndjekur ato. Në jetën personale, jini të hapur për diskutime dhe kërkoni zgjidhje konstruktive në marrëdhëniet tuaja.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor) 

    Sot, ndjenjat tuaja do të jenë intensifikuar, dhe mund të keni nevojë për një moment reflektimi. Mos u shqetësoni për gjërat e vogla, dhe përqendrohuni në rritjen personale dhe zhvillimin emocional.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor) 

    Dita e sotme sjell mundësi për ndryshime në marrëdhëniet tuaja. Nëse keni pasur konflikte ose moskuptime, është koha për të bërë një hap drejt pajtimit dhe harmonisë. Komunikimi është kyç për të kuptuar dhe respektuar pikëpamjet e të tjerëve.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar) 

    Yjet sot parashikojnë që të jeni të kujdesshëm në menaxhimin e financave tuaja. Këshillohet që të keni një plan të qartë financiar dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme. Në marrëdhëniet personale, përqendrohuni në komunikim dhe besim.

    Ujori (20 Janar – 18 Shkurt) 

    Sot do të ndiheni të përfshirë në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse. Kjo është një kohë e shkëlqyeshme për të ndarë momente të këndshme me familjen dhe miqtë tuaj. Nëse keni projekte të përbashkëta, ky është momenti i duhur për t’i përmbushur ato.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars) 

    Ndjenjat tuaja romantike do të forcohen sot, dhe mund të keni një kohë të këndshme me personin tuaj të dashur. Nëse jeni ende duke kërkuar dashurinë, kjo ditë mund të sjellë njohje interesante dhe emocionuese.

  • ‘Nuk doja të kishin akses në trupin tim’:Billie Eilish habit fansat, tregon të vërtetat e pathëna

    ‘Nuk doja të kishin akses në trupin tim’:Billie Eilish habit fansat, tregon të vërtetat e pathëna

    Këngëtarja e njohur Billie Eilish së fundmi ka folur për vendimin e saj për të fshehur trupin në fillim të karrierës muzikore.

    Fituesja e Grammy-it prej shtatë herësh, ka veshur rroba të gjera për vite me rradhë.

    “Unë nuk po përpiqesha që njerëzit të mos më seksualizonin,” tha 21-vjeçarja në artikullin e Variety’s The Power of Women. “Por unë nuk doja që njerëzit të kishin akses në trupin tim, qoftë edhe vizualisht. Nuk isha mjaftueshëm e fortë dhe e sigurt për ta treguar atë. Nëse do ta kisha treguar në atë kohë, do të isha plotësisht e shkatërruar nëse njerëzit do të kishin thënë ndonjë gjë.”

    Ajo shpjegoi se ndërsa ka “lidhje të thella” me gratë në jetën e saj dhe se i pelqejne edhe femrat, ajo ende lufton me vetë-perceptimin e saj. “Unë kurrë nuk jam ndjerë e dëshirueshme. Nuk jam ndjerë kurrë femërore,” tha ajo.

    Fituesja e çmimit Oscar vazhdoi të fliste sesi trupi i saj u bë temë bisedash në media. Eilish e cila u shfaq për herë të parë në skenën muzikore në moshën 13-vjeçare , veçanërisht veshi një bluzë me dekolte të hapur kur ishte 16 vjeç, gjë që shkaktoi një bisedë të vazhdueshme publike. Këngëtarja e “What Was I Made For” tha se pubertetin e filloi në moshë të re dhe ndërkohë që ishte mësuar me të, reagimi i publikut ndikoi në mënyrën se si ajo zgjodhi të vishej.

    “Ti vesh diçka që nuk është aspak zbuluese dhe të gjithë thonë: “Oh, por nuk doje që njerëzit të të seksualizonin?” Ajo vazhdoi: ‘Unë jam një qenie që ndonjëherë është seksuale. Dreqin!”

  • ‘Pse nuk më pëlqeu vetja ime?’ Nicki Minaj jep mesazhin pozitiv për vajzat

    ‘Pse nuk më pëlqeu vetja ime?’ Nicki Minaj jep mesazhin pozitiv për vajzat

    Në një intervistë të re të fundit në Vogue, Nicki Minaj shprehu keqardhjen për kryerjen e operacioneve plastike më herët në karrierën e saj, duke thënë se “nuk mund ta besonte” se nuk i pëlqente ndonjëherë mënyra se si dukej.

    Ajo ju tha drejtuesve të podcast-it të Vogue se: “Vajza, ju garantoj nëse ndryshoni diçka në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale, shikoni prapa një ditë dhe thoni, ‘Isha mirë ashtu siç isha.’ Dhe kjo është ajo që më ndodhi mua.

    Ajo ia dedikoi ndryshimin perspektivës së saj pasi u bë mama, duke thënë: “Duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Vetja ime e vërtetë. Dhe më bëri të mendoj: “Pse nuk më pëlqeu kjo?” Kaq e çuditshme. Por duke parë fotot e vjetra, duke qenë në gjendje të shikoj sërish fotot më bëri të kuptoj se këto foto janë të bukura.”

    Reperja e “Last Time I Saw You” ka trajtuar më parë pasigurinë e saj në të kaluarën, duke i thënë Joe Budden se “nuk ndihej mjaftueshëm e mirë” duke qenë rreth femrave me të pasme të mëdha ,shumë prej tyre rezultat i BBL. Më shumë nga bashkëmoshatarët e saj të rrepit (dhe rivalët) janë të hapur për operacionet që kanë bërë, duke përfshirë Cardi B, Doja Cat, Latto dhe SZA, të cilët janë shprehur hapur të gjithë për këtë operacion, por që gjithashtu kanë paralajmëruar fansat që mos të tejkalojnë limitet.

    Minaj është duke punuar për albumin e saj të pestë në studio Pink Friday 2, i cili është planifikuar të publikohet më 8 dhjetor pasi u shty dy herë.

  • ‘A do më shkonte?’ Përflitet për moderimin e ‘Big Brother’, reagon Bora Zemani

    ‘A do më shkonte?’ Përflitet për moderimin e ‘Big Brother’, reagon Bora Zemani

    Reality show më i përfolur shqiptar ‘Big Brother Vip Albania’, është rikthyer përsëri në vëmendje me pyetjen se kush do e moderojë këtë spektakël.

    Prej disa ditësh, nëpër rrjete sociale është thënë se këtë vit spektakli nuk do të moderohet më nga Arbana Osmani por nga prezantuesja e ‘Dancing with the Stars’, Bora Zemani.

    Së fundmi, në një intervistë në ‘Shqipëria Live’ e pyetur për këtë ajo ka kthyer një përgjigje mjaft interesante.

    “Thua? Do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë. Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku”, u shpreh moderatorja.

    Mesa duket duhet të presim për një ‘verdikt’ përfundimtar nga publiku për të shpallur të preferuarën e tyre si moderatore për Big Brother Vip Albania.

  • Kujdesi i gjëndrës tiroide: Këshilla efektive për një shëndet të mirë

    Kujdesi i gjëndrës tiroide: Këshilla efektive për një shëndet të mirë

    Shikoni disa këshilla praktike dhe strategji për t’u kujdesur për të pasur gjëndrën tiroide të shëndetshme në kushte shtëpiake. Artikulli ofron udhëzime në ushqim, mënyra natyrale dhe menaxhimin e stresit, për një shëndet të përmirësuar të gjëndrës tiroide.

    Ushqimi i shëndetshëm për gjëndrën tiroide

    Përdorni ushqime të pasura me jod si peshk, kripë deti, dhe algë deti për të mbështetur funksionimin e gjëndrës tiroide.

    Sigurohuni që dieta juaj të përmbajë sasi të mjaftueshme të vitaminës D dhe B12 për një shëndet optimal të gjëndrës tiroide.

    Mënyra natyrale për mbështetje

    Kuptoni rolin e acidit linoleik dhe produktave natyrale si aloe vera, bima mjekësore ashwagandha, dhe spirulina në mbështetjen e shëndetit të gjëndrës tiroide.

    Kujdesuni për konsumin e kafesë dhe monitoroni sasinë e jodit për të parandaluar probleme të mundshme shëndetësore.

    Menaxhimi i stresit dhe trajtimi i përshtatshëm

    Përdorni teknika për menaxhimin e stresit si meditimi dhe joga për të mbajtur nivelet e kortizolit nën kontroll.

    Konsultohuni me mjekun tuaj për trajtime alternative dhe përdorim të sigurt të suplementeve në rastin e nevojës.

    Kryejini kontrollet në mënyrë të rregullt

    Kryejini ekzaminime të rregullta mjekësore dhe përditësoni informacionin në përputhje me zhvillimet e fundit në shëndetin e gjëndrës tiroide.

  • ‘Ai më ngacmoi’: Pas akuzave të rënda, reagon e dashura e Bleros

    ‘Ai më ngacmoi’: Pas akuzave të rënda, reagon e dashura e Bleros

    Disa ditë më parë në spektaklin e Big Brother VIP Kosova janë zhvilluar debate të ashpra mes këngëtares Linda Halimi dhe këngëtarit Blero të cilët janë bërë pjesë e këtij formati që nga nata e parë.

    Ishte Linda ajo e cila në debatin e zhvilluar e akuzoi kengëtarin Blero që para 12 vitesh ai e ka ngacmuar Lindën duke e ftuar të pinin një gotë verë dhe të rrimë ne dhomë së bashku në një hotel ku ata gjendeshin të akomoduar pasi në atë kohë Linda punonte për ish-gruan e Bleros, Teuta Krasniqi. Ajo shkoj më tej me deklaratën e saj duke thënë se kjo situatë është përsëritur edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Ngjarja nuk ka kaluar pa u diskutuar gjatë ne shtëpi e gjithashtu në media teksa ditën e sotme ka reaguar edhe e dashura e Bleros ne një story në Instagram ku ka ironizuar Lindën duke thotë që kjo e fundit mund ta shikoj lirshëm Bleron pasi hera e fundit kur ka parë një mashkull të bukur ka qenë para 12 vitesh. 

  • Ofendime mizore: Meghan Markle reagon pas ‘sulmeve’ në serialin e njohur

    Ofendime mizore: Meghan Markle reagon pas ‘sulmeve’ në serialin e njohur

    Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë shumë pak të impresionuar me episodin e fundit të “Family Guy” që tallte familjen mbretërore e cila u ‘arratis’ në Amerikë.

    Sipas burimeve pranë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, duket se pohojnë se ato e kanë etiketuar episodin si një “ofendim mizor”.

    Çifti e gjeti veten në fund të shakasë në një episod të fundit të serialit, në të cilin mënyrat e tyre të etura për para u tallën pa mëshirë nga shfaqja e animuar.

    Burimi shton se ata janë ndjerë sikur “nuk po merren mjaft seriozisht nga njerëzit” dhe se “nuk mund të pushojnë”.

    “Meghan tha se nuk do të poshtërohet kështu dhe është e dëshpëruar për një zgjidhje. Ata janë në gjendje të plotë paniku”, tha një burim për gazetën Closer, duke shtuar se çifti e ka quajtur atë një “sulm nga brenda Hollivudit”.

    Gjithashtu burimi tha se Meghan beson se e vetmja mënyrë që ata të shpëtojnë ‘veten’ e tyre, është që Harry “të gëlltisë krenarinë e tij dhe të lutet për faljen e familjes së tij”.

    Kjo nuk është hera e parë që çifti ka qene pjese e një seriali të animuar. Vetëm tetë muaj më parë, shfaqja e suksesshme e Comedy Central, South Park, ‘shkatërroi’ çiftin mbretëror në një episod të titulluar “The Worldwide Privacy Tour”.

  • Kujdesi ndaj fëmijëve: Nga ushqimi, higjiena personale deri  tek kontrollet mjekësore

    Kujdesi ndaj fëmijëve: Nga ushqimi, higjiena personale deri  tek kontrollet mjekësore

    Që nga  periudha e hershme e jetës, ushqimi, higjiena personale dhe kujdesi shëndetësor janë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e shëndetshme të foshnjës. Kujdesi për zgjedhjen e ushqimeve të duhura, metodave më të mira për një higjienë të pastër janë thelbësore.

    Ushqimet themelore për foshnjat

    Qumështi i gjirit

    Qumështi i gjirit  është ushqimi më i mirë për foshnjat. Ai ofron një kombinim të pasur të substancave ushqyese dhe imunitare që ndihmojnë në rritjen e imunitetit të foshnjës.

    Formula e foshnjes 

    Nëse nuk është e mundur të ushqehet me qumësht gjiri,  formula e foshnjës është një alternativë e mirë, e pasur me vitaminë dhe minerale të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm.

    Pure frutash dhe perimesh

    Filloni gradualisht të shtoni puretë e frutave dhe perimeve në dietën e foshnjës pasi të ketë mbushur 6 muaj. Këto ushqime ofrojnë vitamina dhe minerale të rëndësishme si vitamina C dhe folate që ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe sistemit imunitar.

    Produkte të orizit dhe grurit

    Përdorni orizin e plotë dhe grurin e plotë për të siguruar fibra dhe vitaminë B. Këto ushqime janë burime të shkëlqyera të energjisë dhe ndihmojnë në funksionimin e rregullt të sistemit të tretjes.

    Proteina të qëndrueshme

    Përfshini në dietë burime të mira të proteinave si mish i bardhë, peshk, vezë dhe fasule. Proteina është e nevojshme për rritjen e muskujve dhe zhvillimin e sistemit të indeve.

    Nënproduktet e qumështit

    Fillojeni me produkte të bazuara në qumësht, si kos ose jogurt, pasi foshnja të ketë mbushur 6 muaj. Këto produkte janë burime të mira të kalciumit dhe probiotikëve që mbështesin rregullimin e sistemit të tretjes.

    Uji është çelësi

    Sigurohuni që foshnja të pije ujë të pastër dhe pa ngjyrë. Hidratimi është thelbësor për funksionimin e rregullt të trupit dhe zhvillimin e sistemit të urinimit.

    Higjiena dhe Pastrimi

    Lani duart tuaja

    Para se të prekni ose të pastroni foshnjën, sigurohuni që duart tuaja janë të pastra. Përdorni sapun dhe ujë të ngrohtë dhe lani duart për të reduktuar rrezikun e transmetimit të mikrobeve.

    Pastrojeni foshnjën me kujdes 

    Kur pastroni foshnjën, përdorni një pecetë të pastër  për të fshirë me delikatesë foshnjën tuaj. Pastrojeni me një produkt pa aromë, i përshtatur për lëkurën e butë të foshnjës.

    Pastrojeni foshnjën rrallëherë

    Foshnja nuk ka nevojë për larje të shpeshta. Pastrojeni atë kur të jetë ndotur, por mos e bëni këtë proces shumë herë, sepse lëkura e foshnjës është e ndjeshme dhe mund të dëmtohet nga larja e tepërt.

    Rëndësia e Vaksinave dhe Kontrolleve Mjekësore

    Parandalimi i sëmundjeve serioze

    Vaksinat janë një mjet i fuqishëm për të parandaluar sëmundjet serioze dhe në disa raste edhe vdekshmërinë. Ata ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të tilla si polioviruset, hepatiti B, dhe meningjitit bakterial. 

    Imuniteti kolektiv

    Duke i vaksinuar foshnjat, krijohet një imunitet kolektiv që ndihmon në mbrojtjen e fëmijëve të tjerë të cilët nuk mund të vaksinohen ende ose nuk janë të pajisur me mbrojtjen e plotë.

    Reduktimi i rrezikut të epidemive 

    Vaksinimi i foshnjës ndihmon në frenimin e përhapjes së sëmundjeve infektive dhe rrezikimit të shpërthimeve epidemike.

    Monitorimi i zhvillimit fizik dhe mendor 

    Kontrollet mjekësore të rregullta përfshijnë vlerësimin e rritjes, zhvillimit motorik, dhe shëndetit mendor të foshnjës. Kjo ndihmon në identifikimin e hershëm të çdo problemi potencial

    Këshillat për prindërimin e shëndetshëm

    Mjeku ofron këshilla dhe udhëzime për prindërit në lidhje me ushqyerjen e duhur, rutinën e gjumit, dhe mirëqenien e foshnjës në përgjithësi.

    Vaksinimi i rregullt dhe i koordinuar

    Përmes kontrolleve mjekësore, foshnja do të marrë vaksinat e nevojshme sipas planit të vaksinimit të rekomanduar nga autoritetet shëndetësore

    Identifikimi i hershëm i çdo problemi shëndetësor

    Kontrollet e rregullta janë një mundësi për të identifikuar herët çdo shenjë të mundshme të problemesh shëndetësore dhe për të ndërmarë masa korrigjuese në kohë.

  • Mbreti Charles feston ditëlindjen e 75-të: Urimi i pazakontë i tij për veten

    Mbreti Charles feston ditëlindjen e 75-të: Urimi i pazakontë i tij për veten

    Mbreti Charles i Britanisë feston ditëlindjen e tij të 75-të dhe do të shfrytëzojë këtë rast për të nisur një skemë të re për të trajtuar varfërinë ushqimore dhe për të ulur mbetjet.

    Mbreti, i cili ka kaluar më shumë se pesë dekada si një aktivist i hapur për çështjet mjedisore dhe mbështetës i një ekonomie të qëndrueshme, do të nisë zyrtarisht projektin e ‘Food Coronation’, misioni i tij për të ndaluar urinë tek njerëzit.

    Duke shkruar ekskluzivisht për Big Issue, Mbreti Charles e vendos theksin tek mbetjet ushqimore dhe nevoja për ushqim – dhe çfarë mund të bëjmë për t’i rregulluar ato: “Për shumë vite, unë kam qenë thellësisht i shqetësuar për sasinë e ushqimit që shkon dëm në të gjithë vendin tonë. Në çdo fazë të procesit të prodhimit të ushqimit, miliona ton ushqim hidhen fatkeqësisht. Kjo në vetvete është një tragjedi. Por ka një pjesë të dytë të këtij ekuacioni, dhe kjo është shkalla në të cilën shumë familje dhe individë po humbasin ushqimet për shkak të presioneve të kostos së jetesës që kanë shkaktuar vështirësi për kaq shumë njerëz në të gjithë vendin. Nevoja për ushqim është një problem po aq real dhe urgjent sa edhe mbetjet ushqimore – dhe nëse do të gjendej një mënyrë për të kapërcyer hendekun mes tyre, atëherë do të trajtonte dy probleme në një. Shpresa ime e madhe që ky “projekt i ‘Food Coronation” do të gjejë mënyra praktike për ta bërë këtë – të shpëtojë më shumë ushqim të tepërt dhe t’ua shpërndajë atyre që kanë më shumë nevojë.

    Për të shënuar ditëlindjen e tij të 75-të në këtë vit, nuk mund të kishte dhuratë më të madhe sesa që Projekti i Ushqimit të Kurorëzimit të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme për të ndihmuar të tjerët – dhe për të ndihmuar planetin.

  • Show i së Premtes: Adelina Ismaili rikthehet në ekran

    Show i së Premtes: Adelina Ismaili rikthehet në ekran

    Adelina Ismaili së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ku ka njoftuar ndjekësit e saj që së shpejti vjen me një emision që do të titullohet “Show i së Premtes” dhe do të transmetohet në RTK.

    Këngëtarja ka shpjeguar ndër të tjera që do të jetë ajo drejtuesja e emisionit. Kjo nuk është hera  e parë që Adelina vjen në rolin e moderatores pasi kujtojmë këtu kohën kur drejtonte emisionin “8a8”. Pjesë e rëndësishme e këtij show shohim që do të jetë edhe prezantimi i talenteve të reja në botën e muzikes. 

    Adelina ka shpjeguar edhe hapat dhe kushtet e aplikimit nga të rinjtë ku shkruan: 

    “Së shpejti në Radio Televizionin e Kosovës, nis emisioni “Show i së Premtës”,të cilin do ta udhëheq unë Adelina Ismaili.Pjesë e këti show, pos tjerash do të jetë edhe prezantimi i këngëtarëve të rinj. Andaj ju që doni të shfaqni talentin tuaj (dhe të hyni në botën e muzikës) aplikoni.Kushtet e aplikimit: a.të jeni + 16 vjecar-e , b.të jeni pjesë e një shkolle të muzikës ,c.kënga duhet të jetë në gjuhën shqipe ,d.dërgo një video duke kënduar. Personat që plotësojnë kushtet do të njoftohen me kohë dhe do të jenë pjesë e “Showi së Premtës” në RTK. Aplikoni në emailin tonë zyrtar showisepremtes@gmail.com Ju mirëpresim!”