Autor: Redaksia

  • Nga ngjyrat tek aksesorët: Njihuni me trendet e këtij dimri

    Nga ngjyrat tek aksesorët: Njihuni me trendet e këtij dimri

    Dimri ka afruar dhe në këtë periudhë janë të domosdoshme njohuritë rreth modës dhe trendeve të tyre. Më poshtë, do të gjeni trendet e këtij viti nga ngjyrat dhe deri tek aksesorët.

    Moda dimërore dhe inovacionet

    Në kohën e dimrit, moda shpesh ndryshon drejtim nga inovacioni dhe eksperimentimi drejt një përqendrimi më të thellë në stilin klasik dhe të qëndrueshëm. Markat e famshme po investojnë në krijimin e veshjeve të dizajnuara me kujdes, përdorimin e materialeve të cilat kanë impakt minimal në mjedis dhe veshje që janë të qëndrueshme në aspektin e stilit.

    Ngjyrat e Dimrit

    Pantallonat me ngjyra të errëta dhe të ndezura janë në qendër të vëmendjes këtë dimër. Përdorimi i ngjyrave të forta si kafeja e errët, bordoja, dhe petrol blu sjell një ndjesi të ngrohtë dhe të sofistikuar. Po ashtu, akcentet e ngjyrave të ndezura në detajet e veshjeve, si qëndisje, apo aksesorët, po luajnë një rol të rëndësishëm në stilin e dimrit.

    Aksesorët: Kapelet dhe dorashkat në qendër të vëmendjes

    Në këtë dimër, kapelet dhe dorashkat po fitojnë një rol të rëndësishëm në kompletimin e veshjeve. Kapelet e lëkurës dhe dorashkat po përdoren për të shtuar një prekje me stil dhe të ngrohtë në veshjet e përditshme dimërore.

    Tendencat Kulturore

    Nje ndër ngjarjet kulturore të rëndësishme të dimrit janë festat tradicionale, tregjet e dimrit, dhe eventet artistike. Keto aktivitete  po kthehen në një trend, duke e bërë dimrin një kohë të përshtatshme për të qëndruar brenda dhe për të festuar me miq dhe familje.

  • ‘Nuk do doja ta kaloja kurrë më’: Dua Lipa tregon të vërtetat pas famës

    ‘Nuk do doja ta kaloja kurrë më’: Dua Lipa tregon të vërtetat pas famës

    Dua Lipa ishte aq e mërzitur gjatë gjithë kohës mbasi u bë e njohur për herë të parë.

    Ylli 28-vjeçar i popit publikoi albumin e saj debutues në vitin 2017, por pranoi se ajo mbeti si e ‘mjerë’ pas saj, kështu që u zotua të mos e linte më kurrë veten në atë situatë.

    Duke folur në KISS FM, ajo tha: “Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë, kur isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbisja çdo mundësi ,veçanërisht në Amerikë ,kur isha duke bërë performanca natën vonë ose për mëngjes ose çfarëdo tjetër.

    ” Shumë herë, më duhej të ngrihesha dhe të performoja për një shfaqje , kisha 30 minuta para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja, të performoja dhe ta bëja atë gjë. Nëse mundem, unë do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë. Kur bëra albumin tim të fundit, kurrë nuk do doja ta kaloja atë përsëri.

    “Thjesht ji e butë me veten, unë isha aq e mërzitur gjatë gjithë kohës sa nuk mund t’i bëja gjërat që doja të bëja me të vërtetë, shumë mirë, kështu që tani gjej kohë për t’i bërë ato.”

    Krijuesja e hitit “Houdini” fitoi një çmim BRIT për albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” dhe po përgatitet të publikojë albumin e saj të tretë të shumëpritur, por pavarësisht famës së saj globale, pranoi se ajo është ende në gjendje të ruajë anonimitetin e saj kur del në publik.

    Ajo tha: “Unë kam një dualitet me jetën time. Puna është e jashtëzakonshme dhe e çmendur. Kam të gjitha këto përvoja të mahnitshme dhe kur jam në shtëpi, veçanërisht në Londër, mund të eci në rrugë, mund të shkoj në dyqane, mund të shkoj në bowling, nuk më pëlqen shumë bowling, por mund të shkoja nëse doja’,përfundon këngëtarja.

  • ‘Shko dobësohu’: Pas komenteve fyese, moderatorja tregon arsyen

    ‘Shko dobësohu’: Pas komenteve fyese, moderatorja tregon arsyen

    Moderatorja e njohur emisionit “Shije shtëpie” Katerina Trungu ka treguar që është në pritje të ëmbël dhe se është bullizuar në rrjetet sociale nga disa ndjekës për peshën e saj. Katerina ka bërë me dije që këto kilograme të shtuar janë më të bukurit për të dhe se do të vazhdojë të shtojë akoma.

    Ditën e sotme teksa ishte në emisionin e saj moderatorja ka konfirmuar që është në pritje të ëmbel. Nisur nga ky moment ajo ka treguar që është bullizuar për peshën e saj madje edhe në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një story ku ka treguar edhe komentin aspak të këndsgëm të një gruaje e cila shkruan: “Shko shko bli naj kile avocado e dobësohu pak lope” .

  • Ka hequr dorë nga Top Channel? Reagon Arbana Osmani

    Ka hequr dorë nga Top Channel? Reagon Arbana Osmani

    Prej disa ditësh në rrjetet sociale është bërë viral lajmi se moderatorja Arbana Osmani nuk do të jetë më nën moderimin e reality show më të ndjekur shqiptar ‘Big Brother Vip Albania’, dhe në vend të saj do të jetë Ledion Lico.

    Pasi u tha se Arbana nuk do të jetë më në studiot e Top Channel, ajo ka reaguar ditën e sotme duke postuar një story duke bërë make up në ambientet e Top Channel.

    ‘Si u gdhitë?’, ka shkruar ajo duke përshëndetur fansat dhe duke hedhur poshtë zërat për largimin e saj.

  • Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

    Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

    Moderatorja e njohur Artenisa Ozaj dhe partneri i saj Olsi Bogo janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja teksa ka ndarë me ndjekesit një foto në llogarinë e saj në Instagram së bashku me partnerin dhe vogëlushin e porsalindur.

    “Welcome to the world ❤️DION♥️ @olsibogo WE LOVE U”  shkruan moderatorja. Të shumtë kanë qenë miqtë dhe fansat e tyre që i kanë uruar çiftin për ardhjen në jetë të djalit të tyre Dion. Kujtojmë që çifti gjithashtu janë prindër të një vajze me emrin Abigail.

  • Skandal në Hollywood: Marrëdhënie me meshkuj, shokohen fansat e Will Smith

    Skandal në Hollywood: Marrëdhënie me meshkuj, shokohen fansat e Will Smith

    Ditën e sotme, fansat e aktorit të njohur Will Smith u shokuan nga lajmi që u bë menjëherë viral, ku shoku i tij i ngushtë Brother Bilaal tregoi se ai u përball me një moment të sikletshëm mes Will Smith dhe një mashkulli tjetër të quajtur Duane Martin.

    Bilaal tha: “Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Duane dhe atëherë e shoh Duane duke kryer marredhenie me Will.” Ai vazhdon, “Ishte një divan dhe Will ishte i përkulur mbi divan dhe Duane po vazhdonte”.

    Por së fundmi përfaqësuesit ligjorë të Will e mohuan plotësisht akuzën, duke i thënë TMZ: “Kjo histori është plotësisht e gabuar dhe pretendimi është i rremë”. Më tej një burim i afërt me situatën thotë se Will po mendon të ndërmarrë veprime ligjore pas deklaratave të Bilaalit.

    Marrëdhënia e Will Smith ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi. Jada Pinkett Smith mahniti botën muajin e kaluar kur zbuloi se ajo dhe Will ishin ndarë dhe jetonin krejtësisht të ndarë që nga viti 2016 në librin e saj të ri.

  • Blendi Fevziu rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën: “Nuk më doli inati për 2 vite”

    Blendi Fevziu rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën: “Nuk më doli inati për 2 vite”

    Blendi Fevziu ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” në TV Klan, për të prezantuar librin e tij më të ri të titulluar “Takimet e mia me…” ku në qendër të këtij libri janë rrëfimet e Blendit për takimet e tij me 39 personazhe që kanë dominuar historinë e shqiptarëve.

    Gjatë emisionit teksa po fliste për përsonazhet në librin e tij Blendi është ndalur tek një përsonazh i veçantë i historisë shqiptare bëhet fjalë për Nënë Terezën. Blendi ka rrëfyer që e ka takuar dhe se herën e parë nuk i kishte lënë një shije të mirë takimi me të. Ndër të tjera Blendi shton që i ka mbajtur inat për dy vjet, duke shpjeguar edhe arsyen.

    “Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo nuk jap intervista për këtë gjë. 

    Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm jepte ushqim. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh, si një paketë. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. 

    Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë. Nënë Tereza aso kohe ka qenë shumë prezente, shkonte vinte se tani duket një gjë e rrallë. Sa erdhi stjuardesa filloi të shpërndante ushqimin, Nënë Tereza hapi një thes, tha këto do të shkojnë për të varfërit dhe na e mori të gjithëve ushqimin.  Kështu unë ika në shtëpi dhe nuk i çova gjë famijes. Nuk më doli inati dy vjet.” përfundon ai.

  • Avokado: Një super-ushqim me benefite të shumta për shëndetin

    Avokado: Një super-ushqim me benefite të shumta për shëndetin

    Me një shumëllojshmëri benefitesh, nuk është çudi që avokadoja po bëhet një pjesë e rëndësishme e dietave të shëndetshme në të gjithë botën. 

    Avokadoja, çdo dite e më shumë po përfshihet në dietat e shëndetshme dhe është bërë një nga ushqimet më të preferuara për ata që janë në kërkim të një stilit të shëndetshëm të jetesës. Me një përmbajtje të pasur yndyrnash, vitamina dhe minerale, avokadoja ofron një gamë të gjerë të benefiteve për shëndetin që e bëjnë atë një super-ushqim. 

    Yndyrnat e shëndetshme 

    Avokadoja përmban yndyrna të shëndetshme, duke përfshirë acidin oleik, një lloj yndyre që ka treguar se ul nivelet e kolesterolit të dëmshëm (LDL) dhe rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL). Kjo ka një ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

    E pasur me fibra 

    Avokadoja është një burim i pasur i fibrave, e cila ndihmon në mbajtjen e traktit gastrointestinal të shëndetshëm dhe parandalimin e kapsllëkut. Fibrat ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe mund të kontribuojnë në kontrollin e peshës trupore.

    Vitaminat dhe mineralet 

    Avokadoja përmban një gamë të gjerë të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme. Ajo është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës K, vitaminës C, vitaminës B6, acidit folik, kaliumit dhe bakrit. Këto substanca ushqyese kanë një rol kyç në funksionimin e përgjithshëm të organizmit, duke përfshirë forcimin e sistemit imunitar dhe mbështetjen e shëndetit të kockave.

    Antioksidantët dhe anti-inflamatorët 

    Antioksidantët e gjetur në avokado, si luteina dhe zeaksantina, kanë potencial për të parandaluar dëmin e qelizave nga radikalet e lira. Përveç kësaj, avokadoja ka një efekt anti-inflamator, që mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit në trup dhe parandalimin e sëmundjeve inflamatore.

    Mbështet menaxhimin e peshës trupore 

    Edhe pse avokadoja është e pasur me kalori dhe yndyra, studimet kanë treguar se përfshirja e rregullt e avokados në dietë mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës. Yndyrnat dhe fibrat e pasura mund të shpërndajnë ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar në parandalimin e tepricës së ushqimit.

    Ndihmë për shëndetin e syve 

    Luteina dhe zeaksantina, të gjetura në avokado, janë antioksidantë që kanë një lidhje të ngushtë me shëndetin e syve. Ato mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimi rrethit të syrit dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve oculare.

  • Dita ndryshe e Jori Dellit : Çfarë bëri modelja këtë radhë

    Dita ndryshe e Jori Dellit : Çfarë bëri modelja këtë radhë

    Modelja e njohur për publikun Jori Delli ka zgjedhur t’i ndajë disa momente të bukura me ndjekësit në mediat sociale.

    Kanë kaluar tashmë disa muaj që nga përfundimi i spektaklit BBV Albania. Por duket që modelja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Jori Delli vazhdon të jetë në qendër te mediave jo vetem për daljet e saj që janë gjithmonë të kuruara dhe shumë ne formë por edhe për thjeshtësinë që e karakterizon modelen.

    Së fundmi Jori ka ndarë me ndjekesit e saj në Instagram një set fotosh ku shfaqet përkrah fëmijëve në një nga kopshtet e Tiranës. “U kënaqa shumë duke lexuar përrallat e Krishtlindjes” shkruan Jori. Ky veprim i bukur është pritur shumë mirë nga fansat të cilët e kanë komplimentuar modelen.

  • Përjashtohet banori: Çfarë ndodhi në BBV Kosova?

    Përjashtohet banori: Çfarë ndodhi në BBV Kosova?

    Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme ne Kosove ‘BBV’. Banori Meti Alshiqi është përjashtuar nga gara pas një debati të fortë gati në përplasje fizike me një tjetër banor brenda, Blerandon.

    Duket që djemtë që nga fillimi i spektaklit e kanë patur shumë të vështirë të përshtateshin me njëri – tjetrin, pasi nuk është hera e parë që kanë debate të forta. Ditën e djeshme teksa Blerando ‘kapiteni’ i shtëpisë ka ndarë punët për banorët duke caktuar edhe Metit punën e tij për këtë javë. Me sa kemi parë ketij të fundit nuk i ka pëlqyer mënyra se si Blerando i ka kërkuar llogari për punën duke e konsideruar si një mënyrë urdhëruese.

    Pasi dy protagonistët kanë debatuar në ambjentet e shtëpisë për këtë teme, Meti ka përdorur një gjuhë fyese ndaj banorit madje edhe kërcënuese. Menjëherë produksioni ka njoftuar banorët nepërmjet një zarfi të zi që gjuha e përdor nga Meti në mënyrë të vazhdueshme ka qenë e patolerueshme. Si pasojë e këtijë veprimi Meti duhet të largohet menjëherë nga gara duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.

    Meti