Autor: Redaksia

  • ‘Morëm vesh pritjen e bekimit tonë’: Orinda Huta zbulon ritualin e veçantë të këtij muaji

    ‘Morëm vesh pritjen e bekimit tonë’: Orinda Huta zbulon ritualin e veçantë të këtij muaji

    Një ndër çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar, të cilëve i numërohen shumë pak skandale, janë Orinda Huta dhe Turjan Hysko.

    Ata janë tepër aktivë në rrjetet sociale, dhe së fundmi një video tepër simpatike e ka ndarë me fansat moderatorja Orinda Huta.

    Ajo ka postuar një video të dekorimit të pemës së vitit të ri dhe ka zbuluar pse e vendos çdo vit në datë 14 Nëntor.

    “Prej 14 nëntorit 2020 e bëjmë pemën në të njëjtën datë. Këtë vit mendova ta shtyja një javë, por gjeta pemën e duhur dhe sërish mbeti e njëjta datë. Ka qenë data kur morëm vesh pritjen e bekimit tone”- ka shkruar Orinda.

  • Stresi Oksidativ: Disa mënyra si mund ta parandalojmë atë

    Stresi Oksidativ: Disa mënyra si mund ta parandalojmë atë

    Stresi oksidativ është një proces biokimik i organizmit që shkaktohet nga disbalanca midis radikalëve të lirë të oksigjenit (ROS) dhe kapacitetit të organizmit për t’i neutralizuar ato. Radikalët e lira të oksigjenit janë molekulat e pasura me energji që kur ndodhen në sasi të tepërta, mund të shkaktojnë dëme të mëdha në qelizat tona.

    Shkaktarët dhe ndikimi i tij në organizëm

    Stresi oksidativ shkaktohet nga prodhimi i sasisë së tepërt të ROS, i cili mund të përkeqësohet nga faktorë të ndryshëm si ndotja ambientit, stresi emocional, dhe dieta e pasur me yndyra. Ky fenomen ka ndikim të konsiderueshëm në strukturat e qelizave, duke shkaktuar dëme në ADN, lipide dhe proteina. Kjo disbalancë është e lidhur ngushtë me zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë sëmundje kronike si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

    Mënyra për tu mbrojtur nga stresi oksidativ

    Për të mbrojtur organizmin nga efektet dëmtuese të stresit oksidativ, një nga mënyrat më efikase është përmes konsumit të ushqimeve të pasura me antioksidantë. Frutat, perimet, dhe ushqimet e pasura me vitaminë C, E dhe selen janë disa nga burimet kryesore të antioksidantëve. Aktiviteti fizik i rregullt dhe praktikat e zbutjes së stresit emocional, si meditimi, gjithashtu kanë rol të rëndësishëm në menaxhimin e stresit oksidativ.

    Parandalimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik

    Parandalimi i stresit oksidativ është një pjesë thelbësore e përkujdesjes së shëndetit. Duke përfshirë ushqimet e shëndetshme dhe aktivitetin fizik në stilin e jetesës përditshëm, mund të reduktojmë faktorët e rrezikut. Ndërgjegjësimi i opinionit publikut rreth rëndësisë së kujdesit ndaj trupit dhe zgjedhjeve të shëndetshme të jetesës është po aq i rëndësishëm. Duke u njohur më shumë me stresin oksidativ dhe mënyrat për ta parandaluar, shoqëria mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm dhe të zvogëlojë ngarkesën e sëmundjeve të lidhura me këtë proces.

  • ‘Nuk më kuptoi’: Zamira Kita zbulon rolin që bashkëshorti e ndaloi ta luante

    ‘Nuk më kuptoi’: Zamira Kita zbulon rolin që bashkëshorti e ndaloi ta luante

    Zamira Kita është një ndër aktoret më të mira shqiptare, ku edhe pse kanë kaluar shumë vite që është në skenë sërish mbetet një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

    Së fundmi aktorja në një intërvistë të dhënë për programin “Natën me Aulonën” që transmetohet në MCN TV, ndër të tjera ka rrëfyer ndjesitë e saj për filmin më ti ri “Në Kuadër të Dashurise” marrëdhënien me aktorët si dhe emocione të forta ka treguar për jetën familjare të saj.

    E pyetur nga moderatorja Aulona Musta nëse partneri i saj i kishte kërkuar të hiqte dorë nga ndonjë rol, Zamira është shprehur kështu:“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter.Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”.

  • “10 vjet dietë”: Çfarë ndodhi me DJ shqiptar?

    “10 vjet dietë”: Çfarë ndodhi me DJ shqiptar?

    “10 vjet diet se kom hup hala as 1 kg! Po ti?🙄” ky  është shqetësimi i Dj Dagz kohët e fundit. Dj i famshëm dhe shumë  i dashur u bë i njour për publikun shqiptar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. 

    Dagz tregoi vlera të mëdha njerëzore dhe jo vetëm gjatë gjithë qëndrimit të tij në këtë format. Po aty ai gjeti edhe dashurinë, pasi nisi një romancë me moderatoren e njohur Einxhell Shkira ku sot janë prindër të një djali dhe shumë të lumtur.

    Dagz dhe Einxhell janë shumë aktiv në rrjetet e tyre sociale duke postuar shpesh herë  mbi përditshmërinë dhe projektet e tyre gjithashtu. Së fundmi ka qenë Dagz që ka rrëmbyer vëmendjen e njekësve duke treguar me nota humori  që ka 10 vite në dietë por akoma nuk ka humbur as edhe 1 kg, dhe pyet ndjeksit nëse edhe ata e kanë këtë “problem”.  Miqtë e shumtë të këngëtarit por edhe parterja e tij kanë komentuar duke i kthyer përgjigje pyetjes së Dagz.

  • Arsyeja është Loredana? Futbollisti i njohur refuzon ftesën e skuadrës gjermane

    Arsyeja është Loredana? Futbollisti i njohur refuzon ftesën e skuadrës gjermane

    Futbollisti i njohur i Borusia Dortmund, Karim Adeyemi ka disa muaj që po përflitet në media për lidhjen e tij sentimentale me këngëtaren e njohur shqiptare Loredana. Duket që futbollisti e ka lënë mënjanë futbollin dhe po i kushton më shumë vëmendje lidhjes së dashurisë.

    Dyshimet kanë nisur nga fakti që Adeyemi ka refuzuar të luaj për U21 të Gjermanisë. Ylli i futbollit nuk ka qenë në formën e duhur as për të luajtur me Borusia Dortmund, madje edhe trajneri i Gjermanisë e ka lenë jashtë grumbullimit duke theksuar që futbollisti nuk është i përkushtuar ndaj fanellës.

    Mediat gjermane ndër të tjera po insistojnë që jeta sentimentale jashtë fushës së blertë po ndikon “negativisht” tek karriera e sulmuesit. Për këtë arsye edhe po lihet jashtë fushës së blertë nga të gjithë trajnerët në Gjermani.

  • Horoskopi për ditën e sotme: Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet

    Horoskopi për ditën e sotme: Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet

    Kjo është një pasqyrë e shkurtër e ngjarjeve që pritet të ndodhë në qiellin astrologjik për shenjat e zodiakut, ditën e sotme. Kujdesuni për veten dhe përjetoni këtë ditë në mënyrë pozitive. Le të hedhim një vështrim më të qartë në atë që pritet për secilën shenjë sot.

    Dashi (21 Mars – 19 Prill)

    Sot do të ndiheni të motivuar për të ndjekur pasionet tuaja. Është një kohë e shkëlqyer për të filluar projekte të reja dhe për të shprehur kreativitetin tuaj në mënyrë të jashtëzakonshme.

    Demi (20 Prill – 20 Maj)

    Në jetën tuaj profesionale, pritet të hasni sfida të reja. Mos u shqetësoni, sepse kjo do të jetë një mundësi për të treguar aftësitë tuaja menaxheriale.

    Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

    Dita e sotme ju sjell një hapsirë të fortë në komunikim. Është një kohë e mirë për të biseduar për ndryshime pozitive në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale.

    Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

    Në fushën financiare, ju mund të zbuloni disa mundësi të reja për të fituar. Mundohuni të bëni një plan të qartë dhe të përdorni këtë periudhë për të investuar në të ardhmen tuaj.

    Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

    Dita e sotme ju sjell një ndjenjë të fortë motivimi. Është një kohë e shkëlqyer për të vendosur synime të mëdha dhe për të punuar drejt tyre me vendosmëri.

    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

    Në planin emocional, mund të ndiheni tërhequr nga çështje të thella dhe mendime introspektive. Merrni kohë për të reflektuar dhe për të kujdesur për veten tuaj emocionalisht.

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

    Në lidhje me miqtë dhe shoqërinë, pritet të keni disa momente të këndshme dhe argëtuese. Mundohuni të shfrytëzoni këtë kohë për të forcuar lidhjet tuaja sociale.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

    Sot, ju do të ndjeni një energji të jashtëzakonshme për të arritur qëllimet tuaja në fushën e karrierës. Është një kohë e shkëlqyer për të punuar drejt së ardhmes dhe për të treguar aftësitë tuaja prej lideri.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Në fushën profesionale dhe shpirtërore, mund të ndiheni të shtyrë për të eksploruar ide dhe koncepte të reja. Është një kohë e mirë për të investuar në njohuri dhe zhvillim personal.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

    Në lidhje me familjen, pritet të keni momente të ngrohta dhe të këndshme. Kujdesuni për lidhjet tuaja familjare dhe përqendrohuni në krijimin e një ambienti të lumtur në shtëpi.

    Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

    Në planin financiar, mund të ndiheni të motivuar  për të kuptuar më mirë menaxhimin e parave tuaja. Është një kohë e mirë për të hartuar një plan buxheti dhe për të rritur financat tuaja personale.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

    Në marrëdhëniet sentimentale, do të ndiheni tërhequr nga ndjenjat e thella dhe lidhjet emocionale. Mundohuni të shprehni ndjenjat tuaja me sinqeritet dhe transparencë.

  • Këngëtarja Rina Balaj mahnit fansat me veshjen e fundit

    Këngëtarja Rina Balaj mahnit fansat me veshjen e fundit

    Një nga këngëtaret më të dashura për publikun Rina Balaj, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë ndjekesve me postimin e fundit në llogarinë e saj në Instagram. 

    Rina shfaqet e veshur me një fustan të zi kombinuar me një palë çizme ngjyrë rozë dhe e ka plotesuar më së miri veshjen e saj me një pellush ngjyrë kafe. Nuk duhet harruar fakti që këngëtarja është gjithmonë e kuruar në daljet e saj publike dhe shumë aktive ne median sociale. 

    Nëse hedhim një vështrim në llogarinë e këngëtares në Instagram kuptojmë që në thuajse të gjitha postimet së fundmi ka preferuar të shfaqet me flokë të shkurtër. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur tek ky postim i fundit ku Rina është shfaqur me flokë të gjata dhe të zeza, duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.

  • ‘Jam mirënjohëse për ty’: Pas vdekjes së Matthew, Courteney Cox prek me dedikimin

    ‘Jam mirënjohëse për ty’: Pas vdekjes së Matthew, Courteney Cox prek me dedikimin

    Kasti i ‘Friends’ pak ditë më parë lëshoi një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së Matthew Perry, por tani ata po postojne homazhet e tyre individuale. Pas Matt LeBlanc, i cili luajti rolin e Joey, Courteney Cox, e cila luante Monica Geller postoi një homazh të përzemërt duke nderuar aktorin. Veçanërisht, të dy aktruan përkrah njëri-tjetrit si miq të kthyer në bashkëshortë në “Friends”, i cili u shfaq nga viti 1994 deri në 2004. Ata u martuan në sezonin e  7 dhe adoptuan binjakë në finalen e sezonit të 10-të dhe të fundit të serialit.

    Aktorja ndau një nga kujtimet e saj të preferuara për të dhe tha se ishte “shumë mirënjohëse për çdo moment” që ata punuan së bashku.

    ”Jam shumë mirënjohëse për çdo moment që kam pasur me ty Matty dhe më mungon çdo ditë. Kur punoni me dikë aq ngushtë sa unë me Matthew, ka mijëra momente që do të doja t’i ndaja. Tani për tani këtu është një nga të preferuarat e mia”, ka shkruar ajo.

    Ajo ndau një video nga sezoni i 4, në të cilën Chandler dhe Monica zbulohet se kanë fjetur së bashku ndërsa ishin në Londër për martesën e vëllait të saj Ross. Duke shkruar për skenën, ajo vazhdoi, “Për të dhënë një histori të vogël, Chandler dhe Monica supozohej të kalonin një natë në Londër. Por për shkak të reagimit të publikut, kjo u bë fillimi i historisë së tyre të dashurisë. Në këtë skenë, para se të fillonim të aktronim, ai pëshpëriti një rresht qesharak që unë duhet te thoja. Ai shpesh bënte gjëra të tilla. Ai ishte gazmor dhe ishte i sjellshëm”.

  • Ditëlindja e bashkëshortit : Kourtney Kardashian guxon me foto topless

    Ditëlindja e bashkëshortit : Kourtney Kardashian guxon me foto topless

    Kourtney Kardashian ka thyer heshtjen pak ditë me vonë pasi mirëpriti djalin e saj të vogël.  Ylli i ‘The Kardashians’ postoi disa foto seksi për bashkëshortin Travis Barker për ditëlindjen e tij të 48-të.

    Kourtney 44 vjeç, tregoi dekoltenë e saj të bollshme dhe barkun vetëm me një palë xhinse , ndërsa Travis e ‘mbulon’.

    Travis u pa gjithashtu duke vendosur dorën poshtë pantallonave të saj ndërsa dyshja u përqafuan përpara se të pozonte me dorën e tij në bark.

    Kourtney shkroi: “Për burrin tim, shokun tim të shpirtit, mikun tim më të mirë, të dashurin tim, babin me te mire për djalin tonë, gjithçkaja ime…Të uroj ditëlindjen më të lumtur. Ti i bën të gjitha ëndrrat e mia realitet dhe ndihem shumë e bekuar që të kam pranë. Të dua, përgjithmonë.’

  • Qëndroni për orë të tëra ulur: Zbuloni disa këshilla të vlefshme

    Qëndroni për orë të tëra ulur: Zbuloni disa këshilla të vlefshme

    Për shumë prej nesh që kalojmë shumicën e kohës ulur, është e rëndësishme të marrim masa për mbrojtjen e shëndetit të kockave tona. Nëse nuk kemi parasysh se si duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë, mund të kemi rreziqe për shëndetin e kockave dhe shpinës. Këtu janë disa këshilla të thjeshta për të mbajtur një qëndrim të rregullt gjatë kohës që duhet të qëndrojmë ulur.

    Qëndrimi i drejtë 

    Kur jemi ulur, është shumë e rëndësishme të mbajmë shpinën tonë të drejtë dhe shpatullat mbledhur pas. Kjo ndihmon në zvogëlimin e tensionit të shtyllës kurrizore dhe jo vetëm.

    Përdorni mobilie ergonomike 

    Përdorni stola dhe tavolina që janë të përshtatshme për trupin tuaj. Pajisjet ergonomike ndihmojnë në mbajtjen e qendrimit të duhur.

    Ushtrime të thjeshta gjatë pushimeve 

    Bëni ushtrime të thjeshta gjatë pushimeve, duke shtrirë kockat dhe duke rrotulluar shpatullat. Kjo ndihmon në zvogëlimin e tensionit dhe dhimbjes.

    Kujdes për ushqimin 

    Ushqimi i duhur është jetik për shëndetin e kockave. Konsumoni ushqime të pasura me kalcium dhe vitaminë D, si qumësht, produkte të bazuara në sojë, dhe peshk.

    Levizni sa më shumë

    Mos qëndroni në një pozicion të vetëm për shumë kohë. Levizni dhe bëni rrotullime për të zvogëluar tensionin në kocka dhe muskuj.