Autor: Redaksia

  • ‘Në videoklipe provokojmë’: Linda Halimi habit me deklaratën

    ‘Në videoklipe provokojmë’: Linda Halimi habit me deklaratën

    Këngëtarja shqiptare Linda Halimi, e cila së fundmi është bërë konkurrente në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, ka habitur banorët e tjerë me deklaratat e saj.

    Pas akuzave për ngacmim nga kolegu i saj në muzikë, Blero, ajo ka shprehur se muzika ëshë industria e seksit.

    “Ta them sinqerisht që nuk gënjej. Të jesh fëmër në industrinë muzikore… Jemi pjesë e industrisë së seksit. Muzika është një industri shumë seksi. Ne nëpër video klipe provokojmë, që nuk i bëjmë çdo ditë. Nëpër videokipe ne veshemi shumë seksi, me bikini. Më shkruajnë këngëtarë e reperë të estradës që janë të martuar”– u përgjigj Linda.

    Ajo gjithashtu pranoi se këngëtari shqiptar Ledri Vula i ka shkruar në Snapchat , duke e ngacmuar dhe jo për një bashkëpunim muzikor.

    “Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”- tha ajo.

  • ‘Kisha frikë nga babai’: Stresi zbulon të vërtetat e pathëna ndonjëherë

    ‘Kisha frikë nga babai’: Stresi zbulon të vërtetat e pathëna ndonjëherë

    Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi, ka vendosur të jetë shumë i sinqertë në një nga intervistat e tij më të fundit.

    Stresi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Një gotë rose’ me Rozana Radin, ku i pyetur për fëmijërinë e tij ai zbuloi disa sekrete të pathëna më parë.

    “Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur a ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.”– tha Stresi.

    Gjithashtu ai tregoi kuptimin e emrit të tij të artit dhe pse u quajt ‘Stresi’.

    “Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”, u shpreh këngëtari.

  • Kombinimi i limonit dhe çajit jeshil: Vlerat që përfiton organizmi

    Kombinimi i limonit dhe çajit jeshil: Vlerat që përfiton organizmi

    Çdo herë që kombinohet limoni me çajin jeshil, organizmi përjeton një shumëllojshmëri të mrekullive shëndetësore. Kombinimi i këtyre dy elementëve të thjeshtë, por të fuqishëm, sjell benefite të jashtëzakonshme për shëndetin tonë. Në këtë shkrim, do të zbulojmë disa nga mënyrat se si ky kombinim i shijshëm po ndihmon në përmirësimin e shëdetit tonë.

    Forcon sistemin imunitar

    Limonit dhe çajit jeshil u atribuohet një rol i rëndësishëm në përmirësimin e sistemit imunitar. Vitaminat C nga limoni dhe antioksidantët nga çaji jeshil bashkohen për të krijuar një mbrojtje të fuqishme kundër infeksioneve dhe sëmundjeve. Përdorimi i tyre se bashku është një mënyrë e shkëlqyer për të foruar trupin tonë kundër sfidave të ndryshme shëndetësore.

    Detoksifikon trupin

    Limoni ka veti detoksifikuese dhe diuretike, ndihmuese në eliminimin e toksinave nga trupi. Përdorimi i tij së bashku me çajin jeshil, një diuretik natyral, intensifikon procesin e pastrimit të trupit duke ndihmuar në shpëlarjen e substancave toksike dhe mbetjeve që mund të kenë ndikim negativ në shëndet.

    Mban në kontroll peshën trupore

    Studimet kanë treguar se çaji jeshil ka aftësinë për të rritur metabolizmin dhe për të ndihmuar në humbjen e peshës. Në bashkëveprim me limonin, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe frenon ndjesinë e urisë, ky kombinim bëhet një aleat i fuqishëm për ata që janë në kërkim të një ndihme natyrale në kontrollin e peshës.

    Përshpejton proceset e ndryshme të lëkurës

    Në fushën e kujdesit për lëkurën, limoni dhe çaji jeshil janë ndihmës të shkëlqyeshëm. Vitaminat, antioksidantët dhe acidet e gjalla të limonit, së bashku me antioksidantët e çajit jeshil, përmirësojnë shëndetin e lëkurës, duke sjellë një pamje të freskët dhe të shëndetshme.

    Ndihmon sistemin digestiv

    Kombinimi i limonit dhe çajit jeshil ndihmon në përmirësimin e sistemit digestiv. Limoni stimulon prodhimin e lëngut stomakal dhe ndihmon në lehtësimin e indigestionit, ndërsa çaji jeshil ka veti anti-inflamatore që mund të zvogëlojë inflamacionin në traktin gastrointestinal.

    Për të shijuar të gjitha këto përfitime shëndetësore, konsumoni një gotë çaj jeshil me shtimin e një fetë limoni çdo ditë. Ky ritual i shijshëm jo vetëm që sjell freski dhe kënaqësi, por gjithashtu kontribuon në një jetë të shëndetshme.

  • Përdhunim dhe abuzim: Çfarë ndodhi me akuzat e rënda ndaj reperit të njohur

    Përdhunim dhe abuzim: Çfarë ndodhi me akuzat e rënda ndaj reperit të njohur

    Ish e dashura e Sean “Diddy” Combs, ka deklaruar se prej gati një dekade ka jetuar një jetë të nënshtruar dhunës dhe abuzimit.  Combs ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka akuzuar këngëtaren se gjithë këtë po e bën për ti zhvatur paratë atij.

     “Këto pretendime janë fyese dhe skandaloze”, ka deklaruar avokati i tij. 

    Nga ana tjetër Cassie, nuk e ka lënë me aq akuzën pasi pretendon se reperi e përdhunoi dhe e rrahu atë për më shumë se 10 vjet, duke filluar që kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 37.

    Padia e ngritur kundër Combs përfshin rrëfime të shumta grafike të abuzimit të dhunshëm që ajo thotë se ndodhi pasi ajo u takua me reperin në 2005.

    Sipas ankesës, Combs e ka droguar dhe dehur të dashurën e tij, duke e bërë atë të binte në varësi të rrezikshme dhet të humbte kontrollonin jetën e saj.

    Padia e etiketon muzikantin një “abuzues serial në familje, i cili do ta rrihte dhe shkelmonte rregullisht Cassie, duke lënë me sy të zinj, kanosje dhe gjak”.

    Avokati i Combs deklaroi se Cassie kishte kërkuar 30 milion dollarë (24 milion £) “nën kërcënimin e shkrimit të një libri të dëmshëm për marrëdhënien e tyre”, dhe sipas tij, kjo kërkesë është konsideruar pa mëdyshje si shantazh i hapur”.

    Në padinë e saj pretendon gjithashtu se këngëtari kishte planifikuar të hidhte në erë një makinë në pronësi të reperit Kid Cudi, pasi reperi ishte bërë xheloz që këngëtarja mund të kishte një lidhje me të.

    Nuk dihet ende si do të përfundoj situata pasi akuza të shumta janë ngritur kundër Sean “Diddy” Combs nga Cassie.

  • ‘Ka shkatërruar fytyrën’: Pas akuzave, reagon Adriana Lima

    ‘Ka shkatërruar fytyrën’: Pas akuzave, reagon Adriana Lima

    Adriana Lima më në fund iu përgjigj akuzave negative për paraqitjen e saj të fundit në tapetin e kuq.

    Supermodelja braziliane, 42 vjeçe, u shfaq në premierën e Los Anxhelosit të “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, duke u dukur magjepsëse me një minifustan të zi të mrekullueshëm me xhepa të kuq dhe taka me majë për t’u përshtatur.

    Megjithatë, pamja e saj shkaktoi disa komente jo shumë të këndshme në internet, duke përfshirë sugjerimet se së fundi kishte bërë operacione estetike.

    Adriana Lima iu përgjigj kritikëve të saj me një postim në Instagram Story. Ajo ndau një foto të saj pa grim, duke shkruar: “Fytyra e një nëne të lodhur të një vajze adoleshente, dy në moshë afër adoleshencës, një 1-vjeçareje që mëson të ecë dhe tre qenve”.

    “Faleminderit për shqetësimin tuaj”, shtoi ajo.

    Lima mori pjesë në premierën e Hunger Games me të dashurin e saj, Andre Lemmers, dhe vajzat e saj, Sienna, 11 dhe Valentina, 14 vjeç, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e saj, basketbollistin serb Marko Jarić. Ata gjithashtu u bashkuan në këtë ngjarje nga dy fëmijët e Lemmers, Miah dhe Lupo.

    Lima dhe Lemmers, 42, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Cyan Lima, në gusht 2022. Modelja zgjodhi te shprehej ne gazeten ‘PEOPLE’ në fillim të këtij viti për mënyrën se si ajo po zgjidhte të përqafonte trupin e saj pas lindjes.

    “Çdo ditë më duhet t’i kujtoj vetes: “Dëgjo, prano kush je. Prano trupin tënd”, tha ajo në një event të Victoria’s Secret në prill.

    “Është një trup i cuditshem tani sepse unë pata një fëmijë. Është një bekim kaq i madh. Çdo trup ka një reagim të ndryshëm me shtatzëninë dhe pas shtatzënisë,” vazhdoi ajo.

  • Grida Duma “thyen rregullin”: Shfaqet me personin e veçantë në mbrëmjen operistike

    Grida Duma “thyen rregullin”: Shfaqet me personin e veçantë në mbrëmjen operistike

    Një nga figurat më në zë të politikës  dhe jo vetëm pasi prej kohësh e kemi parë edhe  në rolin e moderatorës Grida Duma është shfaqur si rrallë herë në publik krah nënës së saj. Ditën e djeshme teksa ishin të ftuara në një mbrëmje operistike Duma dhe nëna e saj kanë shkëlqyer në tapetin e kuq.

    Kujtojmë që Grida ka qenë e rezervuar gjithmonë sa i përket familjes por këtë radhë i ka thyer rregullat dhe duket aq bukur. Me sharmin dhe profesionalizmin që e karakterizon si politikane dhe moderatore Grida na zbulon edhe “sekretin e bukurisë” që duket si dy pika uji me nënën e saj.

    Në llogarinë e saj në Instagram Grida ka ndarë me ndjekësit një vidio të bukur teksa është shfaqur krah nënë së saj në këtë event operistik të rëndësishëm për ta. 

  • ‘Mungon shumë’: 9 vite pa Dr.Florin, miku i tij i ngushtë prek me dedikimin

    ‘Mungon shumë’: 9 vite pa Dr.Florin, miku i tij i ngushtë prek me dedikimin

    Ishte viti 2014 kur Dr.Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Ai ishte pjesë e grupit të njohur të muzikës “WEST SIDE FAMILY” së bashku me këngëtarët Armir Shahini dhe Roland Hysi. Grupi ishte në kulmin e suksesit me këngët e tyre që gjithmonë beheshin hit. 

    Dr Flori dhe partnerja e tij Blerina asokohe ishin prindër të dy fëmijëve. E trishtë ishte për familjen e tij dhe për miqtë ikja e parakohshme nga jeta e Dr. Florit. E teksa vitet kalojnë kjo datë kujtohet gjithmonë nga familja dhe miqtë e këngëtarit. Çdo vit ata ndajnë me publikun emocione të forta teksa përkujtojnë  humbjen e të afërmit të tyre.

    Armir Shahini miku i ngushtë i Dr. Florit sot ka ndarë me ndekësit e tij disa fjalë zemre: 

    Jeta Shkon #drflori Jeta Shkon!😢

    9 vjet pa ty Flor!

    Mungon shum!

    Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

    E sa herë dhimbja më ikën se gëzimi ma largon

    Se suksesi me dështimin bashkë jetojn

    Në çdo kohë ndodh kështu

    Dua të them se Jeta Shkon! shkruan ai.

  • Horoskopi për ditën e sotme: Zbuloni shenjat me fat

    Horoskopi për ditën e sotme: Zbuloni shenjat me fat

    Dita sot do të sjellë sfida dhe mundësi për të gjithë shenjat e zodiakut. Mos u frikësoni nga ndryshimet dhe mos harroni të përdorni energjinë pozitive të kësaj dite për të arritur atë që dëshironi.

    Dashi (21 Mars – 19 Prill)

    Dashi, ju do të ndjeni një shtysë të jashtëzakonshme energjie sot. Është një moment i përshtatshëm për të filluar projekte të reja dhe për të shprehur kreativitetin tuaj. Nuk është momenti për të heshtur, shprehini qartë idetë tuaja dhe bëjeni diçka ndryshe nga ajo që keni bërë  zakonisht.

    Demi (20 Prill – 20 Maj)

    Për Demët, kjo ditë do të jetë e përshtatshme për të reflektuar mbi qëllimet dhe objektivat e tyre në plan afatgjatë. Ndihuni të lirë të bëni një plan të ri dhe të vendosni prioritete. Energjia e Jupiterit do t’ju ndihmojë të gjeni rrugën drejt suksesit dhe stabilitetit.

    Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

    Binjakët do të kenë një ditë të përshtatshme për të përmirësuar marrëdhëniet shoqërore dhe për të shprehur ide dhe mendime. Mund të takoni një person që do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj.

    Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

    Gaforret duhet të kenë kujdes me impulsivitetin sot. Mund të keni dëshirë të ndryshoni diçka në jetën tuaj, por është e rëndësishme të mendoni për pasojat e veprimeve tuaja. Këshillohet të bëni një plan përpara se të ndërmerreni hapa të mëdha.

    Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

    Luani, sot do të ndiejë një energji pozitive. Është një ditë ideale për të përballuar sfidat me guxim dhe për të shfaqur karizmën tuaj të natyrshme. Mos kini frikë të merrni drejtimin dhe të tregoheni udhëheqës në situatat që do të dalin. Kjo mund të jetë një ditë kur mund të vlersoheni në punën tuaj dhe të fitoni vëmendjen e të tjerëve me paraqitjen tuaj të shkëlqyer.

    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

    Virgjëreshat do të kenë një ditë produktive, veçanërisht në ambientin e punës. Do të shihni progres dhe do të arrini sukses në projektet që keni nisur. Kjo është një periudhë e mirë për të treguar aftësitë tuaja dhe për të fituar vlerësimin e të tjerëve.

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

    Peshorja do të jetë në qendër të vëmendjes sot. Mund të ketë situata ku duhet të ndihmojësh ose të marrësh vendime të rëndësishme. Mos ngurro të shprehësh mendimin tënd dhe të mbështesësh atë që beson.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

    Për Akrepët, kjo mund të jetë një ditë e paharrueshme në lidhje me ndjenjat. Energjia e diellit dhe e hënës do t’ju sjellë një ndjenjë të veçantë intime. Kjo është një kohë e mirë për të theksuar ndjenjat tuaja ndaj partnerit.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Shigjetarët do të kenë një ditë me shumë mundësi dhe aventura. Mund të përjetoni një ngjarje emocionuese që do të lë ndikim të thellë në shpirtin tuaj. Mos u frikëso nga ndryshimet, sepse ato mund t’ju çojnë drejt rrugës së suksesit.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

    Bricjapët do të kenë një kohë të mirë për të fokusuar në karrierën dhe objektivat e tyre profesionale. Mund të merrni një shans të mirë për të ndërthurur kontakte të reja biznesi. Mos ngurroni të përdorni aftësitë tuaja unike për të arritur suksesin.

    Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

    Ujorët do të kenë një ditë të veçantë sot. Mund të keni një moment refleksioni dhe të shikoni gjërat nga një perspektivë të re. Kjo është një ditë e mirë për të ndryshuar disa zakone të vjetra dhe për të filluar diçka të re dhe të freskët.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

    Peshqit do të jenë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për ndjenjat e tyre dhe të tjerëve sot. Është një kohë e mirë për të bërë lidhje emocionale të forta dhe për të shprehur dashurinë tuaj ndaj familjes dhe miqve.

  • Vjen në jetë Melody: Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

    Vjen në jetë Melody: Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

    Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj prej kohësh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bukur për lindjen e vajzës së saj e ka bërë të ditur vetë Mariza teksa në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me njekësit momentet më të bukura të jetës.

    Mariza kishte kohë që nuk ishte aktive në mediat sociale e me sa duket asryeja ka qenë pritja e ëmbël. Gjithashtu këngëtarja ka bërë me dije edhe emrin e vogëlushes që ka ardhur në jetë, quhet Melody. 

    Në këtë postim të Marizës nuk kanë munguar edhe disa fjalë zemre për partnerin e saj.

     “Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua! ❤️ Melodia e jetes e sime! ❤️  MELODY IKONOMI GREÇO!

    @blendigreco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua ❤️” shkruan Mariza.

  • Vdekjet tragjike : Rreperi tregon të vërtetat pas kaosit në koncert

    Vdekjet tragjike : Rreperi tregon të vërtetat pas kaosit në koncert

    Rreperi Travis Scott ka thënë se ai vazhdimisht po mendon për tragjedinë e shkaktuar nga mbipopullimi i turmës në Festivalin e tij Astroworld në nëntor të vitit 2021 në Houston, Teksas.

    Ishte festivali i tretë muzikor i reperit, ku të paktën 50,000 njerëz ishin mbledhur në vendin e ish-parkut Six Flags të qytetit.

    Kur Scott, 32 vjeç, u shfaq në skenë rreth orës 21:00 të natës së parë, publiku u afrua drejt skenës, duke shkaktuar një kaos dhe duke bërë të humbnin jetën 10 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

    Dy vite pas tragjedisë fatale, reperi i “Meltdown” ka kujtuar momentin “shkatërrues” në një intervistë të re për GQ.

    “Unë gjithmonë mendoj për të. Ata fansa ishin si familja ime. E dini, unë i dua fansat e mi në maksimum”, tha Scott.

    “Ai moment për familjet, për qytetin, e dini, ishte shkatërrues. Dhe kur erdhi puna për të përfunduar albumin, unë u riktheva në të ndoshta si, nuk e di, muaj, muaj dhe muaj më pas.”

    Duke e përshkruar gjendjen e tij mendore si “tepër të shkatërruar” pas tragjedisë, ai tha: “Ideja për t’u rikthyer në muzikë, për të punuar në muzikë dhe thjesht për t’u futur në atë, ishte terapeutike që të kaloje energjitë në prodhimin dhe tingujt deri në përfundimin e saj.”

    “Është shumë e vështirë sepse ndihem gjithmonë i lidhur me fansat e mi, dhe kam kaluar diçka dhe fansat e mi kanë kaluar diçka dhe prindërit e njerëzve kanë kaluar diçka dhe me të vërtetë dhemb”, shtoi ai.

    “Tani që ky kapitull është mbyllur, ne shpresojmë që përpjekjet e qeverisë të përqendrohen në atë që është më e rëndësishmja – ndalimin e tragjedive të ardhshme kaotike si Astroworld që të mos ndodhin përsëri,- tha avokati i Travis.