Autor: Redaksia

  • “Nuk doja ta falja”: Divorci i prindërve, këngëtari bën rrëfimin emocionues

    “Nuk doja ta falja”: Divorci i prindërve, këngëtari bën rrëfimin emocionues

    Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Stefi Prifti ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “S’e Luan Topi” në ‘Top Channel’, ku ka rrëfyer shumë nga jeta e tij, nga fëmijëria, ikja në emigrim, apo dhe momentet e trishta të ndarjes nga jeta të ish bashkëshortes së tij. 

    Ndër të tjera është ndalur gjatë edhe mbi situatën delikate nga divorci i prindërve të tij. Stefi ka treguar që prindërit janë divorcuar kur ai ishte 4 vjeç, dhe se ai së bashku me motrën dhe vëllain kanë qëndruar me nënën e tyre. 

    Sa i përket marrdhënies së tij me babain pas divorcit të prindërve këngëtari rrëfen që e kishte shumë të vështirë ta falte babain e tij madje shton që nuk flisnin me njëri-tjetrin edhe pse udhëtonin në të njëjtin autobus.

     “E kam takuar. Në një kohë bëja një stazh dhe më qëllonte që udhëtoja çdo ditë në autobus me babin tim, por nuk flisnim. Një ditë kemi qenë ulur përball dhe nuk folëm. Më kërkoi që të takoheshim, por pranova, nuk e kisha falur. Prindi është më i dashur dhe më i pjekur për të marr vendime për fëmijët e vet, kjo është  ajo që kam të vështirë t’ja fal.” rrëfen ai.

  • ‘Më ka mbetur peng’: E papritur, banorja e Big Brother Vip Kosova dëshiron të largohet

    ‘Më ka mbetur peng’: E papritur, banorja e Big Brother Vip Kosova dëshiron të largohet

    Ajo u bë kryefjala e lajmeve në rrjetet sociale, pas akuzës që bëri në emisionin ‘Big Brother Vip Kosova’, ndaj këngëtarit shqiptar Blero Muharremi.

    Lindita Halimi tregoi se ai e kishte ngacmuar para 12 vitesh në një hotel në Kosovë ku kjo u mohua nga këngëtari dhe shumë prej komentuesve nuk e besuan.

    Por së fundmi, Lindita gjatë një bisede me një banore tjetër ka treguar se dëshiron të largohet për shkak të vajzës së saj.

    “Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.

  • ‘Ka prishur marrëdhëniet me Top Channel’: Lori Hoxha i jep fund akuzave ndaj Arbana Osmanit

    ‘Ka prishur marrëdhëniet me Top Channel’: Lori Hoxha i jep fund akuzave ndaj Arbana Osmanit

    Pak kohë më parë, lajmi se moderatorja shqiptare Arbana Osmani kishte prishur marrëdhëniet me televizionin Top Channel, u bë viral nëpër rrjete sociale.

    Gjithashtu u tha se Arbana nuk do e moderonte më spektaklin ‘Big Brother Albania Vip 3’, dhe drejtimin e këtij emisioni do e merrte përsipër Ledion Lico.

    Por ditën e sotme, drejtuesja e përgjithshme e Top Channel, Lori Hoxha ka shuar thashethemet duke postuar një story me gotën me logon e biznesit të ri të Arbana Osmanit, të cilën e përuroi ditën e shtunë.

  • “DWTS Fan Club”: Nuk mori pjesë në emision, kritikohet ashpër aktori

    “DWTS Fan Club”: Nuk mori pjesë në emision, kritikohet ashpër aktori

    Të premten e kaluar, Elvis Pupa ka ndërprerë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh në spektaklin më të rëndësishëm të kërcimit në Shqipëri “Dancing With The Stars”. 

    Aktori ishte në “dance off” me një tjetër konkurent, Eni Shehun, por ai zgjodhi të mos kërcente atë moment, dhe kjo bëri që juria të largojë nga gara Elvis Pupën, duke mos kaluar pa debat pasi ata e kritikuan aktorin që duhet të tregonte më shumë respekt për programin.

    Gjithashtu Elvisi mori shumë kritika pasi zgjodhi të mos e shoqërojë partneren e tij në skenë Jora Hodo në “Dancing With The Stars Fan Club”. Ditën e djeshme moderatorja Kiara Tito njoftoi se Elvisi ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e emisionit në momentet e fundit. Ndonëse partnerja e tij në skenë tregoi që aktori kishte një arsye, ishte Albi Nako opinionisti i “Dancing With The Stars Fan Club” i cili e kritikoi ashpër veprimin e Elvisit duke mos e justifikuar mungesën e tij.

  • ‘Kemi një lajm të madh’: David Guetta tregon surprizën e veçantë

    ‘Kemi një lajm të madh’: David Guetta tregon surprizën e veçantë

    Në moshën 56-vjeçare, DJ francez David Guetta po përgatitet të zgjerojë familjen. Së fundmi ai u shfaq në tapetin e kuq të çmimeve Latin Grammy, së bashku me partneren e tij Jessica Ledon, e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

    Gati dhjetë vite pas fillimit të lidhjes së tyre, David Guetta dhe e dashura e tij Jessica Ledon së shpejti do të bëhen prindër. 

    Në fotot e eventit modelja u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë ku tregoi me krenari barkun e rrumbullakosur. David Guetta, i buzëqeshur, nuk mund ta fshihte lumturinë e tij dhe për ta zyrtarizuar këtë lajm të mirë, muzikanti i zgjedhur së fundmi “DJ i vitit”, në WECB Music Awards 2023, postoi nje foto nw Instagram ku pozon me Jessica Ledon, ku shkruan: “Kemi një lajm të madh për t’ju thënë! Publikimi më i rëndësishëm i vitit.”

    Kjo nuk është hera e parë që David Guetta po përgatitet të bëhet baba. Me ish-gruan e tij Cathy Guetta, ai kishte tashmë dy fëmijë: Tim-Elvis, tani 19 vjeç dhe Angie, 16 vjeç.

    Pas 22 vitesh martesë, ylli me famë botërore u divorcua nga Cathy Guetta në gusht të vitit 2014. Në të njëjtin vit, DJ u njoh me Jessica Ledon. Ata  zyrtarizuan lidhjen e tyre në shkurt 2016, gjatë një darke të organizuar nga François Hollande, në Elysee, për nder të presidentit kuban Raoul Castro.

  • Një fund-peshqir: Tallja e rradhës nga Balenciaga

    Një fund-peshqir: Tallja e rradhës nga Balenciaga

    Dizajnerit kryesor të Balenciaga, Demna Gvasalia, i pëlqen të ‘tallet’ pothuajse po aq sa i pëlqen të bëjë modë luksoze.

    Mund ta shihni në atletet e “shkatërruara” prej 1850 dollarësh që duken sikur janë ‘marinuar’ në ujërat e piset dhe me çantën e dorës si “qese plehrash” prej 1800 dollarësh. Dhe tani, Gvasalia e bëri atë përsëri me një fund peshqiri prej 925 dollarësh, pjesë e koleksionit të tij të pranverës 2024.

    Po, është thjesht një peshqir prej pambuku, e cila përmban një logo të qëndisur të Balenciaga-s përpara” 

    Gvasalia duket se nuk mund të mos bëjë gjithnjë e më shumë qesharakë, artikuj luksozë të tepërt që synojnë të shtrydhin para nga marka, megjithëse edhe pas reklames se festave të vitit 2022,ku Balenciaga u akuzua për seksualizimin e fëmijëve, stilisti 42-vjeçar gjeorgjian u betua se do te qendronte larg ‘talljeve’.

    Por mesa duket edhe kjo zgjidhje e tij, nuk është pëlqyer edhe aq shumë sa ai mendonte, dhe kjo jo vetëm prej cmimit por edhe prej talljes me klientët e kësaj marke të famshme ndërkombëtare.

  • Virozat e Dimrit: Zbuloni disa këshilla si të mbrojmë shëndetin

    Virozat e Dimrit: Zbuloni disa këshilla si të mbrojmë shëndetin

    Dimri është stina kur virozat si gripit dhe të ftohtit shpesh rriten. Rëndësia e një sistemi imunitar të fortë nuk mund të nënvlerësohet për mbrojtjen kundër këtyre sëmundjeve. Ky shkrim ofron një kënvështrim të gjerë mbi strategjitë efektive për të mbrojtur organizmin nga virozat e dimrit dhe për të forcuar sistemin imunitar.

    Ushqyerja e përshtatshme

    Përfshirja e frutave, perimeve, proteina të pasura, dhe acidit folik në dietë përmirëson shëndetin përgjithshëm dhe ndihmon në rritjen dhe forcimin e sistemit imunitar.

    Hidratimi i duhur

    Uji është i domosdoshëm për shëndetin tonë, përfshirë sistemin imunitar. Pijet e ngrohta, si çaji  janë një mjet i mirë për mbrojtjen e mushkërive nga infeksionet.

    Veshja me rroba të përshtatshme

    Zgjedhja e rrobave të përshtatshme për të mbrojtur trupin nga ftohja ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mushkërive.

    Pastrimi i rregullt i duarve

    Pastrimi i rregullt i duarve është një mjet i thjeshtë por efektiv për parandalimin e përhapjes së virozave.

    Vaksinimi

    Vaksinat janë një mjet kyç për mbrojtjen nga sëmundjet dhe infeksionet, sidomos vaksinimi kundër gripit.

    Përdorimi i suplementeve

    Shtimi i vitaminës C, D dhe zinkut përmes suplementeve mund të ndihmojë në përmirësimin e sistemit imunitar.

    Gjumi i mjaftueshëm

    Gjumi i mjaftueshëm përmirëson funksionimin e sistemit imunitar dhe rregullon shëndetin e përgjithshëm.

    Menaxhimi i stresit

    Teknikat e zbutjes së stresit si meditimi dhe joga ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit imunitar nga efektet negative të stresit.

    Vizitat periodike mjekësore

    Konsultimet e rregullta me mjekun dhe vizitat periodike ndihmojnë në identifikimin e herët të problemave shëndetësore.

  • ‘Pengesa e vetme ishin fëmijët’: 25 vite diferencë, të vërtetat e pathëna të Brigitte Macron

    ‘Pengesa e vetme ishin fëmijët’: 25 vite diferencë, të vërtetat e pathëna të Brigitte Macron

    Brigitte Macron thotë se krijimi i një marrëdhënieje me bashkëshortin e saj , presidentin francez Emmanuel Macron, fillimisht ishte “e lodhshme”, për shkak të diferencës së tyre në moshë prej 25 vitesh, dhe faktit që ajo ishte mësuesja e tij e shkollës së mesme në atë kohë.

    Brigitte e cila foli për fillimet e diskutueshme të martesës së saj në një intervistë të re me Paris Match ishte një mësuese drame 39-vjeçare në një shkollë katolike në Francën veriore kur Emmanuel, atëherë 15 vjeç, pati ndjenja për të.

    Ndërsa prindërit e Emmanuel fillimisht dyshuan se ai po dilte me vajzën e Brigitte, e vërteta përfundimisht doli dhe ai u dërgua në një shkollë me konvikt.

    “Emmanuel duhej të largohej për në Paris,” tha Brigitte, tani 70 vjeç. “I thashë vetes se ai do të dashurohej me dikë të moshës së tij. Por kjo nuk ndodhi.”

    Të dy vazhduan te mbanin kontakte, por për një kohë Brigitte u përpoq të mbante një distancë mes tyre për të mos “shkatërruar” jetën e fëmijëve të saj, të cilët ishin afër moshës së Emmanuelit.

    “Kjo zgjati 10 vjet, koha për t’i vendosur në shina. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin,” tha ajo. “Por unë nuk doja të humbisja jetën time”.

    Çifti përfundimisht u martua në vitin 2007, dhe me vone duke fituar presidencën franceze në 2017.

    Siç tha ajo për Paris Match, marrëdhënia e tyre vetëm sa është forcuar që atëherë falë admirimit për intelektin e burrit të saj.

    “Nuk kam parë kurrë një kujtesë të tillë ,një kapacitet të tillë intelektual. Unë kisha shumë nxënës të shkëlqyer dhe asnjëri nuk kishte aftësitë e tij”, tha Brigitte. “Unë gjithmonë e kam admiruar atë.”

  • “Billboard Music Awards 2023”: Bebe Rexha fiton çmimin e rëndësishëm

    “Billboard Music Awards 2023”: Bebe Rexha fiton çmimin e rëndësishëm

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi muzikor “Billboard Music Awards” . Këngëtarja shiptare me famë botërore Bebe Rexha ka shëlqyer në hapjen e spektaklit me përformancën e saj së bashku me David Guetta.

    Këngëratja kishte zgjedhur të vinte me një fustan të zi me detajin gri me xixa, pa mëngë dhe dukej aq bukur.

    Dyshja kanë përformuar këngën e tyre “I‘m Good (Blue) duke hapur kështu siparin  e ndarjes së çmimeve. Ata kanë rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm siç ishte çmimi “Top Dance/Electronic Song of the year”. Kënga e tyre qëndroj për 55 javë në krye të Hot Dance/Electronic Song ku u pasua edhe me këtë çmim.

  • Miss Universe: 23-vjeçarja bën historinë në El Salvador

    Miss Universe: 23-vjeçarja bën historinë në El Salvador

    Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në konkursin vjetor të bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador. Shoqëruesja e parë e miss-it u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

    Fitorja e Palacios shënon herën e parë që një grua Nikaraguane fiton Miss Universe. Ajo kishte përfaqësuar më parë Nikaraguan në konkursin e Teen Miss Universe 2017, duke u vendosur në top 10 dhe në konkursin Miss world 2021.

    Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesen e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).

    E pyetur në raundin e fundit se ke do të zgjidhte të kalonte një ditë në jetën e saj, Palacios zgjodhi filozofen dhe feministen britanike të shekullit të 18-të Mary Wollstonecraft, e cila tha se theu kufijtë dhe “u dha një mundësi me shumë grave” dhe hoqi kufizimet për gratë sot ”, shtoi ajo përmes një përkthyesi.

    Në konkursin e ‘Miss Universe 2023’ ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Endi Demneri e cila shkëlqeu me performancën e saj dhe u pëlqye shumë, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte një çmim.

    ENDI DEMNERI