Autor: Redaksia

  • Nga Xhensila Myrtezaj tek Romeo Veshaj: Cilët yje mbështetën kombëtaren në “Air Albania”

    Nga Xhensila Myrtezaj tek Romeo Veshaj: Cilët yje mbështetën kombëtaren në “Air Albania”

    Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ndeshja e fundit e Kombëtares Shqiptare të futbollit e luajtur në Stadiumin “Air Albania” në fazen e grupeve për kualifikimin ne Euro 2024. Ndeshje e cila përfundoi pa gola. Megjithëse për Shqipërinë ishte rezultat poziitiv pasi  pika që mori e rënditi në vendin e parë të grupit.

    Tifozët kanë nisur festën që në orët e para të pasdites e deri në orët e vona pas përfundimit të ndeshjes. Të shumtë kanë qenë  përsonazhet VIP të cilët zgjodhën të mbështesin  në stadium kombëtaren tonë të futbollit. Ata kanë postuar fotot dhe vidio të shumta gjatë ndeshjes së madhe, por edhe spektaklit të zhvilluar nga FSHF në stadium në nderim të yjeve të Ekipit tonë Kombëtar.

    Juliana Nura


    Samanta Karavella

    Xhensila Myrtezaj dhe vajza e saj, Ajka

    Arjola Demiri

    Andi Lila & Elona Duro

    Romeo Veshaj

    Juliana Pasha

  • Armë zjarri ndaj mikut të ngushtë: Reperi i njohur rrezikon 9 vite burg

    Armë zjarri ndaj mikut të ngushtë: Reperi i njohur rrezikon 9 vite burg

    Reperi i njohur A$AP Rocky, i cili është akuzuar se ka qëlluar me një pistoletë gjysmë automatike ndaj ish-mikut A$AP Relli pas një diskutimi të ashpër, do të përballet me gjyqin në janar dhe rrezikun 9 vite burg.

    Në një seancë paraprake të hënën në Los Anxhelos, gjyqtari M.L. Villar vendosi se kishte prova të mjaftueshme që reperi Rakim Mayers , i cili u deklarua i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë zjarri në gusht 2022 , të dalë në gjyq për akuzat rreth incidentit të 6 nëntorit 2021.

    “Jam i sigurt se Rocky do të shfajësohet për të gjitha këto,” tha avokati i reperit Joe Tacopina jashtë gjykatës.

    Gjatë seancës, detektivi Frank Flores zbuloi videon e re te mbikëqyrjes, përveç asaj që u shfaq në seancën e mëparshme në fillim të këtij muaji. Në pamjet e reja u dëgjuan, por nuk u panë dy kërcitje të forta, për të cilat grupi i akuzës tha se janë të shtënat e supozuara.

    Flores konfirmoi se kishte shqyrtuar pamjet në hetimin e tij dhe Rocky, 35 vjeç, kishte një armë në dorë gjatë sherrit. Megjithatë, gjatë ekzaminimit të kryqëzuar, ai zbuloi se arma nuk u gjet kurrë. Ndërkohë, dy gëzhojat që u gjetën nga vendi i ngjarjes nga Relli (emri i vërtetë Terell Ephron) dhe u kthyen në polici dy ditë më vonë, nuk kishin asnjë gjurmë gishtash.

  • ‘U shemb komplet’: Gent Zenelaj rrëfen momentin e frikshëm në skenë

    ‘U shemb komplet’: Gent Zenelaj rrëfen momentin e frikshëm në skenë

    Gentian Zenelaj ka tashmë një jetë në ekran. Aktori i humorit dhe shumë i dashur për të gjithë publikun vjen për herë të parë në skenë me një rol dramatik. 

    Së fundmi aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” që transmetohet çdo ditë në ekranin e ‘TV Klan’ ku ka rrëfyer më shumë për rolin e tij në dramën e titulluar “E kuqe” me regji të Altin Bashës dhe autorsi të John Logan.

    Genti ka ndarë me publikun emocionet e forta të kësaj drame dhe një moment të papritur dhe aspak të këndshëm që ka ndodhur në skenë teksa po zhvillohej shfaqja. Atori e rrëfen këtë moment të rëndësishëm kështu:

    “Ishte një datë e rëndësishme, që erdhi me kaq shumë lodhje, me kaq shumë mund, madje do të të tregoj edhe një moment komik, të frikshëm, në mund ta quaj, në premierë. Papritur, një moment, sa kishte ardhur dikush me një sy shumë të madh dhe shembet kanavaca e madhe komplet dhe bie në krahun tjetër me gjithë pikturë dhe për mua dhe Urimin ishte një shok i vërtetë, sepse nuk po dinim… u shqye skela e madhe që ra dhe unë dhe Urimi patëm një moment frike të tmerrshme, sepse nuk do dinim si do shkonte shfaqja përpara. Ndërkohë, regjisori Altin Basha kishte menduar gjithë finalen e shfaqjes mbi atë skelë të madhe, ku vendoseshin të gjitha pikturat, pra do të ishte një pjesë masive e skenografisë. Ka qenë një moment që unë do ta mbaj mend gjithë jetën, se si dy aktorë përpëliteshin. Gjysma e trurit punonte për tekstin dhe gjysma tjetër punonte si ta zgjidhim teknikisht sjelljen në këmbë të gjithë asaj skele të madhe. Shyqyr Zotit ia arritëm me sukses, madje shumë njerëz kishin menduar që është pjesë e shfaqjes, pra për një aktor është realisht moment i frikshëm në skenë”. 

  • ‘Shumë e vështirë’: Sofia Vergara tregon të vërtetat e pathëna pas divorcit 

    ‘Shumë e vështirë’: Sofia Vergara tregon të vërtetat e pathëna pas divorcit 

    Në muajin korrik të këtij viti, aktorja e njohur Sofía Vergara dhe bashkëshorti i saj prej shtatë vitesh, Joe Manganiello, u ndanë. Duke ndarë një deklaratë të përbashkët me Page Six, çifti tha: “Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”

    Më vonë u zbulua se Joe, 46 vjeç, kishte bërë kërkesë për divorc nga Sofía, 51 vjeç, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme” në dokumentet ligjore të marra nga TMZ.

    Disa burime të afërta me Sofia dhe Joe kanë bërë një sërë pretendimesh për arsyen e ndarjes së tyre , njëra prej të cilave është qëndrimet e tyre të ndryshme ndaj të pasurit fëmijë. “Ai me të vërtetë donte të kishte një fëmijë me të, dhe ajo nuk ishte e interesuar, dhe kjo shkaktoi një përçarje,” pohoi një burim i brendshëm.

    Së fundmi duke u hapur për mënyrën se si po e kalon divorcin, Sofía pranoi gjatë një interviste të re se ajo ka pasur një vit super “të vështirë”.

    “Kam pasur një vit shumë interesant,” tha ajo për People. “Nuk dua të them ‘keq’ apo diçka të tillë, por ka qenë shumë interesante dhe shumë e vështirë”.

    Sofía vazhdoi të vuri në dukje se ndërsa viti 2023 ka qenë tepër sfidues për të, ajo është super “e emocionuar” për të parë se çfarë do të sjellë viti i ardhshëm.

  • Ushqimet e pasura me Hekur: Rruga drejt një jetese të shëndetshme

    Ushqimet e pasura me Hekur: Rruga drejt një jetese të shëndetshme

    Hekuri eshte një mineral esencial për organizmin, duke luajtur rol kyç në funksionimin e sistemit të qelizave të kuqe të gjakut dhe transportimin e oksigjenit në trup. Mungesa e hekurit mund të çojë në anemi dhe probleme të tjera shëndetësore. Për të siguruar një nivel të shëndetshëm të hekurit, është e rëndësishme të përfshijmë ushqime të pasura me këtë mineral në dietën tonë të përditshme.

    Lëngu i shpendëve

    Lëngu i shpendëve është një burim i shkëlqyeshëm i hekurit dhe vitaminës C, e cila ndihmon në përdorimin më të mirë të hekurit nga organizmi. Kjo mund të përfshihet lehtësisht në dietën tuaj duke shtuar një gotë të vogël çdo ditë ose duke përdorur si bazë për salcat dhe supërat.

    Fasulet dhe lëngu i tyre

    Fasulet janë një burim i pasur me hekur dhe fibra. Përfshini fasulet në vaktet tuaja ose përgatisni një salcë të shijshme me fasule. Lëngu i fasuleve gjithashtu është një mënyrë e shijshme për të konsumuar hekurin në formë të lëngut.

    Spinaqi dhe brokoli

    Spinaqi dhe brokoli janë perime të pasura me hekur dhe shumë vitamina të tjera dhe minerale të rëndësishme. Përfshini këto perime në pjatat tuaja të përditshme në formë të gatuar ose të freskët.

    Hudhra dhe limoni

    Hudhra dhe limoni janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, e cila përmirëson absorbimin e hekurit nga trupi. Përdorni hudhrën dhe limonin si përbërës në salcat tuaja apo shtojini në ujë të freskët për një pije të shijshme dhe të pasur me hekur.

    Hudhra e kuqe

    Hudhra e kuqe është një super-ushqim me përmbajtje të lartë të hekurit. Përdorni hudhrën e kuqe në sallata, supa, apo si përbërës i një ushqimi të shëndetshëm dhe shijshëm.

    Mish i kuq dhe peshku

    Mishi i kuq, si dhe peshku, janë burime të shkëlqyeshme të hekurit dhe proteina. Përmbajtja e lartë e hekurit në këto ushqime i bën ato zgjedhje të mira për një dietë të pasur me hekur.

  • ‘Kujt i mungova’: Olta Gixhari i kthen ‘kunjën’ Luana Vjollcës

    ‘Kujt i mungova’: Olta Gixhari i kthen ‘kunjën’ Luana Vjollcës

    Ditën e premte në spektaklin e ‘Dancing with the stars’, komenti i Olta Gixharit për një nga konkurrentët , ku përmendi këngën e Luana Vjollcës, ‘Benzina’, u bë viral dhe u mendua si kunjë ndaj moderatores.

    Por as Luana Vjollca nuk ngeli mbrapa ku postoi një video të saj duke kërcyer me këngën ‘Benzina’, dhe duke shkruar: ‘Kujt i mungova?’.

    Së fundmi edhe aktorja Olta Gixhari, i ka komentuar në po të njëjtin postim duke thënë se:’ Ka lezet kështu t’i vësh benzinën’.

  • Ëndrra e çdo vjehrre apo burri? Ish  konkurentja e Perputhen bën lëmsh ndjekësit

    Ëndrra e çdo vjehrre apo burri? Ish konkurentja e Perputhen bën lëmsh ndjekësit

    Antonela Berisha është një nga vajzat më të bukura të ekranit. Pas zbulimit në emisionin më të famshëm të dashurisë “Përputhen” Antonela mori pjesë edhe në ‘Big Brother VIP Albania’ në edicionin  e tij të parë. 

    Me sa duket ky moment i ka shërbyer shumë Antonelës e cila menjëherë sapo ka dalë nga shtëpia më  e famshme në Shqipëri ka hapur biznesin e saj “ELLA B” për të gjitha vajzat që janë adhuruese të tendencave më të fundit të modës.

    Ajo që bie më shumë në sy në daljet e saj në media është mënyra si zgjedh të prezantohet Antonela, tërsisht vetvetja dhe pa komplekse. I tillë ka qenë edhe postimi më i fundit i bukuroshes pasi është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë, të gjatë dhe me nje dekolte mahnitëse. Megjithëse ajo shkëlqente me paraqitjen e saj, vëmendja e mediave dhe pjesa që u diskutua më së shumti ishte pyetja që Antonela zgjodhi të shoqërojë fotot: “Si ishte ajo ëndrra e cdo vjehrre apo burri?” shkruan ajo. 

  • “Melomaniac”: Elgit Doda zbulon surprizën për adhuruesit e muzikës së tij

    “Melomaniac”: Elgit Doda zbulon surprizën për adhuruesit e muzikës së tij

    Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur dhe i shumë i dashur për publikun shqiptar Elgit Doda ditën e djeshme ka ndarë me ndjekesit e tij në Instagram një video ku njofton fansat për projektin e tij më të ri.

    Elgiti ka gati këngën e tij më të re që do të jetë edhe kënga e parë, pjesë e albumit “MELOMANIAC” që këngëtari po punon prej kohësh dhe me sa duket do të ketë bashkëpunime të shumta me këngëtarët më në zë të momentit. 

    Këngëtari ka ditur gjithmonë të “godasë” zemrat e publikut me projektet e tij dhe me sa po kuptohet nga pak momente të këngës që ka ndarë me ndjekësit Elgiti, një gjë është e sigurtë që ky projekt e ka suksesin të garantuar.

  • Shenjat me fat për ditën e sotme: Shikoni çfarë parashikojnë yjet

    Shenjat me fat për ditën e sotme: Shikoni çfarë parashikojnë yjet

    Në këtë ditë të veçantë, horoskopi sjell ndryshime të ndjeshme për të gjitha shenjat e zodiakut. Me ndriçimin e një hëne të re, shenjat kanë mundësi të përjetojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e reja që sjell kjo ditë. Le të hedhim një kënvështrim se çfarë i pret shenjat e ndryshme të zodiakut për ditën e sotme. 

    Dashi (21 mars – 19 prill)

    Sot, Dashi ka mundësinë për të nisur një kapitull të ri në jetën e tij profesionale. Energjia e tyre do të jetë e lartë dhe do të ndihen gati për të marrë risi dhe sfida. Është një moment i përsosur për të ndjekur pasionet dhe për të përballuar çdo sfidë me vetëbesim.

    Demi (20 prill – 20 maj)

    Për Demin, kjo ditë do të jetë e përsosur për të shprehur ndjenjat e tij. Një bisedë e sinqertë dhe e hapur do të çojë në një lidhje më të thellë. Në sferën profesionale, është koha e duhur për të paraqitur idetë e tyre dhe për të shfaqur aftësitë e tyre unike.

    Binjakët (21 maj – 20 qershor)

    Binjakët do të kenë mundësi për të zgjeruar horizontin e tyre sot. Kjo mund të jetë nëpërmjet udhëtimit, studimeve të reja, ose njohurive të reja që mund të fitojnë. Është një ditë e përsosur për të pasur kontakt me njerëz nga kultura të ndryshme dhe për të pasur një perspektivë më të gjerë për botën.

    Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

    Gaforrja do të ndihet e frytshme dhe e motivuar sot. Është një kohë e përsosur për të përfshirë veten në projekte të reja dhe për të shfaqur aftësitë e tyre kreative. Në marrëdhëniet personale, do të kenë mundësi për të ndërthurur lidhje të forta dhe të theksojnë ndjenjat e tyre.

    Luani (23 korrik – 22 gusht)

    Luani do të shfaqë një energji shtesë dhe një dëshirë për të shkëlqyer. Kjo është një ditë e përsosur për të udhëhequr në situata të ndryshme dhe për të treguar liderëshipin tyre. Në planin emocional, mund të ketë një lidhje të re, apo një moment romantik.

    Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

    Virgjëresha do të fokusohet në përmirësimin e vetes, fizikisht dhe emocionalisht. Është një ditë e mirë për të filluar një program shëndetësor ose për të nisur një aktivitet që e përmirëson mirëqenien. Në marrëdhëniet personale, do të kenë mundësi për të theksuar vlerat e tyre.

    Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

    Peshoret do të shijojnë harmoninë dhe stabilitetin në marrëdhëniet e tyre sot. Është një kohë e mirë për të investuar në lidhjet e tyre dhe për të ndarë momente të veçanta me të dashurin. Në planin profesional, mund të fitojnë vlerësim dhe mbështetje nga bashkëpunëtorët.

    Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

    Për Akrepin, kjo ditë do të sjellë një ndjesi të fortë të pavarësisë. Është një moment i përsosur për të ndjekur pasionet dhe për të bërë hapa drejt qëllimeve tuaja. Në marrëdhëniet personale, mund të kenë momente të forta emocionale.

    Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

    Shigjetari do të jetë i fokusuar në lidhjet e tij sot. Është një kohë e mirë për të investuar në marrdhëniet e tyre dhe për të ndarë momente të këndshme me njerëzit që duan. Në sferën profesionale, do të ketë mundësi për të bashkëpunuar me kolegët dhe për të arritur suksese të përbashkëta.

    Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

    Për Bricjapin, kjo ditë do të jetë e përsosur për të fokusuar në objektivat e tyre afatgjata. Një plan i mirëpërcaktuar dhe një përkushtim i fortë do të sjellin sukses në projektet e tyre. Në planin emocional, mund të ndjejnë një lidhje më të thellë me të dashurin.

    Ujori (20 janar – 18 shkurt)

    Ujori do të ketë mundësi për të shfaqur kreativitetin e tij sot. Është një ditë e përsosur për të shprehur veten nëpërmjet artit, muzikës apo krijimtarisë së tyre unike. Në marrëdhëniet personale, mund të krijojnë momente të këndshme dhe të ndjeshme.

    Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

    Peshqit do të kenë një ndjesi të fortë të emocioneve sot. Është një kohë e mirë për të shprehur ndjenjat e tyre dhe për të ndarë me të tjerët atë që ndjejnë. Në planin profesional, do të kenë mundësi për të shkëlqyer në projekte që kërkojnë ndjeshmëri emocionale dhe kreativitet.

  • Vapa ekstreme në Rio de Janeiro: Taylor Swift anulon koncertin pas vdekjes së fanses 

    Vapa ekstreme në Rio de Janeiro: Taylor Swift anulon koncertin pas vdekjes së fanses 

    Taylor Swift shtyu koncertin e ‘Eras Tour’ në Rio de Janeiro pasi një fanse 23-vjeçare ndërroi jetë gjatë shfaqjes së saj të së premtes mbrëma, sipas një mesazhi të postuar në Instagramin e këngëtares.

    “Këtë po e shkruaj nga dhoma e zhveshjes në stadium. Është marrë vendimi për shtyrjen e spektaklit të mbrëmjes së sotme për shkak të temperaturave ekstreme në Rio”, ka thënë këngëtarja në një shënim në Instagram. “Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para.”

    Shkaku i vdekjes së Ana Clara Benevides Machado, vajzës që kërkoi kujdes mjekësor në stadiumin Olimpik Nilton Santos gjatë shfaqjes, nuk është bërë ende e ditur. Zyra e prokurorit publik të Rios hapi një hetim penal dhe tha se trupi i Benevides ishte duke u ekzaminuar.

    Vdekja e Benevides tronditi shumë njerëz në Brazil. Ky ishte udhetimi i saj i pare nga rajoni qendror-perëndimor i vendit në Rio për të parë kengetaren e saj të preferuar. Ajo gjithashtu krijoi një grup WhatsApp për të mbajtur familjen e saj të përditësuar, duke dërguar foto dhe video në çdo hap, thanë anëtarët e familjes për G1.

    Fansat dhe politikanët reaguan ndaj vdekjes së saj me zemërim, duke spekuluar se ishte e lidhur me nxehtësinë ekstreme.

    Tifozët që ndoqën shfaqjen e së premtes thanë se nuk u lejuan të sillnin shishe uji në stadium edhe pse Rio dhe shumica e Brazilit kanë pasur temperatura rekord këtë javë mes një vale të rrezikshme dhe të qëndrueshme të të nxehtit.