Ditën e sotme të gjithë fansat e artit shqiptar, u zgjuan me një lajm të keq, ku artisti i madh Mirush Kabashi, ndërroi jetë në moshën 75-vjecare.
“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Mirush Kabashi ndërroi jetë të martën, në datë 5 dhjetor pas mesnate. Për sa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve, do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me respekt, familja Kabashi!” njoftuan familjarët e aktorit.
Mirush Kabashi i cili lindi më 17 prill 1948 në Shkodër, u bë i njohur për 100 rolet e tij në skenën e artit shqiptar.Disa nga rolet e tij më të spikatur në filma përmendim “Edhe ashtu edhe kështu”, “Zëvendësi i grave”, “Dora e ngrohtë”, “Koncert në vitin 1936”, “Nxënësit e klasës sime”, “Ne dhe Lenini” etj. Përsa i përket teatrit, një nga rolet e tij më të veçantë është padyshim Sokrati te “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.
I njohur si një nga interpretuesit më të mirë të poezisë në Shqipëri , Mirush Kabashi mori cmimet si “Artist i merituar”, “Mjeshtër i madh i punës” dhe “Nderi i kombit”.