Futbollisti i njohur i Borusia Dortmund, Karim Adeyemi ka disa muaj që po përflitet në media për lidhjen e tij sentimentale me këngëtaren e njohur shqiptare Loredana. Duket që futbollisti e ka lënë mënjanë futbollin dhe po i kushton më shumë vëmendje lidhjes së dashurisë.
Dyshimet kanë nisur nga fakti që Adeyemi ka refuzuar të luaj për U21 të Gjermanisë. Ylli i futbollit nuk ka qenë në formën e duhur as për të luajtur me Borusia Dortmund, madje edhe trajneri i Gjermanisë e ka lenë jashtë grumbullimit duke theksuar që futbollisti nuk është i përkushtuar ndaj fanellës.
Mediat gjermane ndër të tjera po insistojnë që jeta sentimentale jashtë fushës së blertë po ndikon “negativisht” tek karriera e sulmuesit. Për këtë arsye edhe po lihet jashtë fushës së blertë nga të gjithë trajnerët në Gjermani.