VIP

‘U shemb komplet’: Gent Zenelaj rrëfen momentin e frikshëm në skenë

Gentian Zenelaj ka tashmë një jetë në ekran. Aktori i humorit dhe shumë i dashur për të gjithë publikun vjen për herë të parë në skenë me një rol dramatik. 

Së fundmi aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” që transmetohet çdo ditë në ekranin e ‘TV Klan’ ku ka rrëfyer më shumë për rolin e tij në dramën e titulluar “E kuqe” me regji të Altin Bashës dhe autorsi të John Logan.

Genti ka ndarë me publikun emocionet e forta të kësaj drame dhe një moment të papritur dhe aspak të këndshëm që ka ndodhur në skenë teksa po zhvillohej shfaqja. Atori e rrëfen këtë moment të rëndësishëm kështu:

“Ishte një datë e rëndësishme, që erdhi me kaq shumë lodhje, me kaq shumë mund, madje do të të tregoj edhe një moment komik, të frikshëm, në mund ta quaj, në premierë. Papritur, një moment, sa kishte ardhur dikush me një sy shumë të madh dhe shembet kanavaca e madhe komplet dhe bie në krahun tjetër me gjithë pikturë dhe për mua dhe Urimin ishte një shok i vërtetë, sepse nuk po dinim… u shqye skela e madhe që ra dhe unë dhe Urimi patëm një moment frike të tmerrshme, sepse nuk do dinim si do shkonte shfaqja përpara. Ndërkohë, regjisori Altin Basha kishte menduar gjithë finalen e shfaqjes mbi atë skelë të madhe, ku vendoseshin të gjitha pikturat, pra do të ishte një pjesë masive e skenografisë. Ka qenë një moment që unë do ta mbaj mend gjithë jetën, se si dy aktorë përpëliteshin. Gjysma e trurit punonte për tekstin dhe gjysma tjetër punonte si ta zgjidhim teknikisht sjelljen në këmbë të gjithë asaj skele të madhe. Shyqyr Zotit ia arritëm me sukses, madje shumë njerëz kishin menduar që është pjesë e shfaqjes, pra për një aktor është realisht moment i frikshëm në skenë”. 

What's your reaction?