Disa ditë më parë në spektaklin e Big Brother VIP Kosova janë zhvilluar debate të ashpra mes këngëtares Linda Halimi dhe këngëtarit Blero të cilët janë bërë pjesë e këtij formati që nga nata e parë.
Ishte Linda ajo e cila në debatin e zhvilluar e akuzoi kengëtarin Blero që para 12 vitesh ai e ka ngacmuar Lindën duke e ftuar të pinin një gotë verë dhe të rrimë ne dhomë së bashku në një hotel ku ata gjendeshin të akomoduar pasi në atë kohë Linda punonte për ish-gruan e Bleros, Teuta Krasniqi. Ajo shkoj më tej me deklaratën e saj duke thënë se kjo situatë është përsëritur edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ngjarja nuk ka kaluar pa u diskutuar gjatë ne shtëpi e gjithashtu në media teksa ditën e sotme ka reaguar edhe e dashura e Bleros ne një story në Instagram ku ka ironizuar Lindën duke thotë që kjo e fundit mund ta shikoj lirshëm Bleron pasi hera e fundit kur ka parë një mashkull të bukur ka qenë para 12 vitesh.