Aktori fitues i çmimit Oskar, Jamie Foxx, u akuzua për sulm seksual në një padi të ngritur në New York City , ku pretendohet se ai përqafoi një grua në një bar në Manhattan në gusht të vitit 2015.
Paditësja, e identifikuar në ankesë vetëm si Jane Doe, tha se sulmi ndodhi në një cep të izoluar të çatisë së Catch NYC pasi ajo dhe një mik i ishin afruar yllit të filmit dhe kishin bërë fotot me të. Përfaqësuesit e Foxx nuk u përgjigjën menjëherë mbi padinë e saj , e cila kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar.
Padia tha se Foxx filloi ta përkëdhelte gruan dhe t’i fuste duart nën rrobat e saj kundër vullnetit të saj derisa shoku i saj i gjeti të dy, duke ju ndërprerë takimin dhe ajo u largua.
Aktori është i njohur për portretizimin e tij të këngëtarit Ray Charles në filmin “Ray” të vitit 2004. Ai gjithashtu fitoi një nominim për Oscar për rolin e tij dytësor në të njëjtin vit në filmin “Kolateral”.