Mbetet debat I hapur në ditët e sotme nëse cigaret elektronike (vape ose e-cigare) janë më të mira në aspektin shëndetësor se ato tradicionale. Që ta argumentojmë këtë marrim në konsideratë faktorët e mëposhtëm:
Rreziqet shëndetësore dhe varësia:
Cigaret elektronike janë konsideruar në përgjithësi më pak të dëmshme se cigaret tradicionale sepse nuk përfshijnë djegien e duhanit, që prodhon kancerogjenë dhe kimikate shumë të dëmshme për organizmin e njeriut. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që cigaret elektronike janë plotësisht të sigurta. Ato gjithsesi përmbajnë nikotinë, që krijon varësi dhe sjell efekte negative për shëndetin, sidomos në zhvillimin e trurit të adoleshentëve dhe tek gratë shtatzënë.
Nga përmbajtja e nikotinës cigaret elektronike mund të të bëjnë të varur prej tyre. Disa argumentojnë se cigaret elektronike mund të sjellin akoma më shumë varësi sesa tradicionalet, sepse e përcjellin nikotinën në mënyrë më efiçente.
Përse përdoren cigaret elektronike?
Lënie duhani: Cigaret elektronike përdoren si metodë për të lënë duhanin. Ato sigurojnë një rrugë për duhanpirësit e rregullt që nga pirja e duhanit, ta reduktojnë dhe kështu të mos ekspozohen më ndaj kimikateve të dëmshme. Por, provat për produktivitetin e lënies së duhanit nga këto cigare, janë komplekse.
Rinia dhe jo-duhanpirësit: Cigaret elektronike kanë ngritur shqetësimin se po bëhen shumë të përdorshme mes të rinjve që nuk kanë pirë asnjëherë në jetën e tyre. Kjo mund të passjellë një brez të ri konsumues të nikotinës dhe duhanpirës të ardhshëm potencialë.
Rregullimi me ligj dhe pasojat afatgjata:
Legjislacioni: Sipas rregullimit me ligj cigaret elektronike varion nga vendi dhe rajoni përkatës. Disa vende kanë ligje të rrepta, ndërsa disa më tolerante. Mungesa e një legjislacioni të njëjtë mund të rezultojë në cilësi dhe siguri të ndryshueshme.
Pasojat afatagjata: Efektet shëndetësore të cigareve elektronike nuk kuptohen plotësisht pasi është një fenomen relativisht i ri. Mund të marrë shumë vite për të vendosur deri ku arrin rreziku për shëndetin prej tyre.
Pra, cigaret elektronike janë më pak të dëmshme se cigaret tradicionale për shkak të mungesës së djegies së duhanit. Megjithatë, nuk janë pa rrezik, sidomos në lidhje me varësinë ndaj nikotinës dhe pasojat e mundshme në shëndet që ato shkaktojnë. Janë apo jo më të mira se cigaret e zakonshme varet nga konteksti dhe rrethanat individuale. Mund të kenë rol si katalizator për lënien e duhanit për disa individë, por përdorimi i tyre duhet patur kujdes ,veçanërisht për të rinjtë dhe ata që nuk konsumojnë duhan. Është thelbësore të qëndrojmë të informuar për çdo studim që bëhet rreth tyre dhe të ndjekim ligjet vendase në lidhje me përdorimin e cigareve elektronike.