Sot,Dielli , djali i moderatores së famshme ka ditëlindjen. Ai feston ditëlindjen e tretë dhe Arbana Osmani ndau disa momente të veçanta me të, duke shkruar në krah të postimit: “Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti”.
Nëpërmjet fotove të papublikuara më parë, ajo shpreh urimin e ëmbël për vogëlushin. Mes tyre dhe disa foto nga dasma e saj “sekrete“ me Eduard Grishaj.
Sigurisht, ajo duket e lumtur në krah të Diellit të vet dhe fotot e tregojnë më mirë se 1000 fjalë.
Në këtë ditë, Arbana ka uruar dhe një peshore tjetër në jetën e saj, Lori Hoxhën.