Timothee Chalamet flet për lidhjen e tij me Kylie Jenner

Timothée Chalamet

Timothée Hal Chalamet është një aktor amerikano-francez. Ai ka marrë vlerësime të ndryshme, duke përfshirë nominimet për një çmim Oscar, dy çmime Golden Globe dhe tre çmime BAFTA .

Timothée Chalamet ka komentuar se është I vetëdijshëm që ka interes për jetën e tij të dashurisë, veçanërisht tani që ai po takohet me Kylie Jenner.  Duke pasur parasysh që jeta e tij ndiqet nga fansat dhe interesi për jetën e tij të dashurisë në përgjithësi.

Jenner, sigurisht, është personi i katërt më i ndjekur në Instagram. Chalamet pohoi se dëshiron ta mbajë jetën private, edhe pse kjo gjë për publikun është diçka e pakuptueshme.

Chalamet tregoi në një intervistë të fundit se sa e rëndësishme është të mbrosh privatësinë , gjë që gjithashtu ndihmon në rritjen e artit të tij. Ai u shpreh se nuk ngadalësoi hapat për të arritur ku është në karrierën e tij.Me lidhjen e re, ndihet ne formë të shkëlqyer.

Duke krahasuar  veten dhe Kylie Jenner me çifte të tjera publike,Timothee kërkon jetë të qetë, larg syve të paparacëve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *