Lifestyle

Ja çfarë mund të bëni në shtëpi , në ditët me shi

Aktivitetet në shtëpi mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer argëtimi dhe të qënit produktiv kur jashtë bie shi. Këtu do të gjeni disa ide për aktivitete në shtëpi:

Lexoni një libër: Të lexuarit është metodë perfekte për t`u arratisur në një botë ndryshe dhe të zgjeroni njohuritë tuaja. Zgjidhni nje libër që keni dashur prej kohësh ta lexoni ose eksploroni zhanëra të rinj.

Shikoni filma apo emisione televizivë: Një film apo serial televiziv që e keni humbur mund ta shihni tani. Merrni kokoshka, rehatohuni dhe shijoni pak argëtim.

Gatuani ose piqni: Provoni receta të reja gatimi ose piqni disa ëmbëlsira. Të gatuarit mund të jetë argëtues dhe një mënyrë e shijshme për pak kohë Brenda shtëpisë.

Bëni ushtrime: Nuk keni pse shkoni në palestër që të jeni aktivë. Ka shumë ushtrime gjimnastikore që mund të provoni në shtëpi,nga yoga dhe Pilates tek gjimnastika trupore.

Art dhe projektet me dorë: Jini krijues me artin,vizatimin,pikturën apo punimet me dorë. Mund të punoni në projekte si qëndisje apo të nisni një skicim.

Mësoni diçka të re:  Përdoreni kohën në shtëpi për të fituar një aftësi të re apo hobi. Mund të mësoni një instrument muzikor, një gjuhë të re ose të eksploroni kurse online.

Kopshtari:  Nëse keni lule brenda shtëpisë kaloni pak kohë duke u kujdesur për to. Madje mund të fillloni një kopësht bimësh medicinale nëse dëshironi.

Llastoni veten tuaj: Krjoni një ditë “spa“ me maska fytyre,manikyr&pedikyr. Relaksohuni në vaskë me ujë të ngrohtë me muzikë të lehtë dhe qirinj aromatikë.

Shkruani një ditar: Filloni një ditar ku të shënoni mendimet dhe eksperiencat tuaja,ose provoni të krijoni histori të shkurtra apo poezi.

Luani videogames: Nëse ju pëlqen virtualiteti mund të luani lojëra online ose të luani me shokët në distancë videolojëra.

Dëgjoni muzikë ose Podcaste: Qetësohuni dhe dëgjoni muzikën e preferuar dhe eksploroni podcaste të tematikave të ndryshme.

Planifikoni aktivitete të ardhshme: Kerkoni dhe planifikoni për udhëtime që mund të bëni në të ardhmen, shëtitje apo evente. Krijoni itinerare që do të ndiqni dhe lista me gjërat që do të bëni kur të përmirësohet moti.

Mbani mend se ditët me shi mund të ofrojnë mundësi për të ngadalësuar pak, të merrni veten dhe të përfshiheni në aktivitete që mbase nuk do të keni shansin t`i bëni në ditët me diell. Përdorini këto aktivitete që t`ja kaloni sa më bukur kur jashtë bie shi!

What's your reaction?