Lifestyle

Si të menaxhojmë stresin në punë?

Stresi në punë mund të përkufizohet si përgjigjet e dëmshme fizike dhe emocionale që ndodhin kur kërkesat e punës nuk përputhen me aftësitë, burimet ose nevojat e punëtorit.

Disa nga shenjat që mund të përjetojmë janë:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Sulmet e panikut
  • Pamje e paqartë ose sy të irrituar
  • Probleme me gjumin
  • Lodhja
  • Dhimbje muskulore dhe dhimbje koke
  • Dhimbje gjoksi dhe presion të lartë të gjakut
  • Dispepsi ose urth .

Stresi mund të jetë një çështje afatshkurtër ose një problem afatgjatë, në varësi të asaj që ndryshon në jetën tuaj. Përdorimi i rregullt i teknikave të menaxhimit të stresit mund t’ju ndihmojë të shmangni shumicën e simptomave fizike, emocionale dhe të sjelljes të stresit.

Cilat janë shkaqet e stresit në punë?

Disa nga faktorët që zakonisht shkaktojnë stres të lidhur me punën përfshijnë:

  • Orë të gjata pune
  • Ngarkesa e rëndë e punës
  • Ndryshimet brenda organizatës
  • Afate të shkurtra për një dëtyrë
  • Ndryshimet në detyra
  • Pasiguria në punë
  • Mungesa e autonomisë
  • Punë e mërzitshme .

Secili prej nesh e përballon në mënyra të ndryshme stresin në punë,por e rëndësishme është të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Gjeni kohë për hobi dhe aktivitete të preferuara.

Qoftë për të lexuar një roman, për të shkuar në koncerte apo për të luajtur lojëra me familjen tuaj, sigurohuni që të lini kohë për gjërat që ju sjellin kënaqësi.

Gjumi i mjaftueshëm me cilësi të mirë është gjithashtu prioritar për menaxhimin efektiv të stresit.

Nëse  mendoni se asnjë prej zgjidhjeve të mësipërme funksionon,ndoshta vendimi i duhur është të largoni kolegët toksikë,të thoni “JO“,kur ju mbushin me detyra dhe përgjegjësi që nuk ju takojnë, apo edhe të largoheni përfundimisht nga ajo punë.

What's your reaction?