Në banesën e këngëtares është gjetur dhe sekuestruar nga policia e Tiranës pesë vazo të mbjella me “cannabis attiva“. Enca pohon se I kishte mbjellë në shtëpinë e saj pasi ishte përdoruese dhe I kishte për konsum vetjak. Policia ka kryer arrestimin e këngëtares.
Enca Haxhi jetonte prej 6 muajsh në një vilë në periferi të Tiranës, e cila ishte në pronësi të saj.Ajo bashkëjetonte me një shtetas të huaj, i cili ndodhej me të kur policia ndërhyri. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, ai ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me lëndën narkotike, ndërsa nuk është kujdesur asnjëherë për to. Pas kësaj , i riu është lënë i lirë. Lënda narkotike ishte e varietetit 3 mujor, ishte gati afër pjekjes dhe kishte një gjatësi prej një metër, e kultivuar në verandën e banesës.
Enca është një nga këngëtaret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale duke numëruar mbi 2.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.
Këngëtarja shqiptare, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca, është arrestuar të martën në Tiranë,sipas raportimeve.
Në ligjin tonë penal, nuk është e përcaktuar sasia e lëndës narkotike apo psikotrope që duhet konsideruar si dozë e vogël. Në mungesë të këtij përcaktimi, gjykatat vlerësojnë se kriteret për përcaktimin e dozës së vogël janë:
1) sasia e lëndës narkotike apo psikotrope,
2) mënyra dhe rrethanat e mbajtjes së saj,
3) çdo indicie tjetër, siç mund të jetë mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes, gjetja e mjeteve për mbajtjen, ndarjen, përzierjen, ndarjen, paketimin, peshores me ndjeshmëri të lartë: si qese farmaceutike, thika, letër alumini, gjetja e parave të fituara nga cedimi i lëndës narkotike, kapja e subjektit aktiv në vende të njohura për shpërndarjen e lëndëve narkotike, gjetja e një lloji të vetëm apo më shumë së një lloji të lëndës narkotike, gjetja e lëndëve që shërbejnë si prekursorë për përgatitjen dhe ndarjen e saj, etj.
Përcaktimi i sasisë së mbajtur për përdorim vetjak, në mungesë të një përcaktimi sipas një akti ligjor apo nën ligjor, realizohet nga ana e ekspertit toksikologjik i thirrur nga Gjykata. Sasia për përdorim vetjak duhet të kryhet mbi bazën e një vlerësimi që rrjedh në bazë të një studimi të përgjithshëm të fenomenit të varësisë nga lënda narkotike të subjektit përdorues, ku të përcaktohen kufijtë maksimalë të dozës për përdorim ekskluzivisht personal për çdo substancë narkotike apo psikotrope.