Featured
FeaturedLifestyleShowbizVIP

Dua Lipa feston ditëlindjen në Ibiza

Dua Lipa ka zgjedhur Ibizën për të festuar 28 vjetorin. Mes të ftuarve motra e saj Rina dhe vëllai Gjin, stilisti Simon Porte Jacquemus, i dashuri Romain Gavras, Giuliano Calza, Gilda Ambrosio, Mert Alas, Rocco Iannone, Marco Maestri dhe Lorenzo Posocco. Mes veshjeve seksi dhe kërcimeve, edhe web-i është çmendur.

Dua Lipa shuan 28 qirinj mes veshjeve seksi, dollive dhe kërcimeve. Dhe, për këtë rast, ylli i pop-it të “Dance the night away” zgjedh Ibizën për një festë të veçantë. Mes të ftuarve motra e saj Rina dhe vëllai Gjin, stilisti Simon Porte Jacquemus, regjisori dhe i dashuri francez Romain Gavras, Giuliano Calza, Gilda Ambrosio, Mert Alas, Rocco Iannone, Marco Maestri, Lorenzo Posocco e shumë të tjerë.

Pantera e skenës me një stil që nuk kalon pa u vënë re, këngëtarja feston ditëlindjen me torta e qirinj, disko pranë pishinës dhe një sërë pamjesh që fansat vështirë se do t’i harrojnë. E, këngëtarja përmes postimeve të gëzueshme ndan me ndjekësit momentet më të bukura dhe të shkujdesura të mbrëmjes. Siç dëshmohet nga fotot dhe videot e shfaqura në faqet sociale, Dua Lipa mundi të mahnitë vetëm me zgjedhjen e veshjes së saj, të cilat edhe një herë nënvizuan stilin e artistes. E rekomanduar nga miku dhe stilisti i saj Lorenzo Posocco, këngëtarja zgjedh veshje që nxjerrin në pah gjithë sensualitetin e saj.

Për mbrëmjen që nisi festimet, Dua Lipa zgjodhi një mbulesë për supet e kuqe të zjarrtë, një bralet gjysmë transparente Gucci dhe pantallona me bel të ulët ngjyrë jargavan me aplikime lurex. Për të kompletuar look-un, syze maxi, një miks gjerdanësh me perla dhe një çantë argjendi, gjithmonë Gucci. Por festimet vazhdojnë dhe rrjedhimisht edhe radha e fustaneve. Kështu për darkën elegante me qirinj, Dua Lipa zgjedh një fustan të kuq me të çarë të thellë nga Valentino dhe gjerdan të gjatë floriri Chanel.

Së fundmi, për të mbyllur kërcimin, një fustan midi me thekë nga Bottega Veneta që shoqëronte trupin e artistes në performancat e saj, duke i dhënë një nuancë feminiliteti dhe sensualiteti në të gjithë look-un.

Edhe Dua Lipa prej kohësh ka hyrë në botën e modës. Në veçanti, viti 2023 ishte viti që shënoi hyrjen e saj në sistemin e modës në të gjitha aspektet. Para së gjithash, pjesëmarrja në një nga ngjarjet më domethënëse të kalendarit të modës, Met Gala, kushtuar stilistit Karl Lagerfeld. Kurorëzimi i verës ishte bashkëpunimi me Versace, i cili e pa yllin e popit të debutonte si stiliste për herë të parë.

What's your reaction?