Disa muaj më parë , lajmi se aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë ndarë, bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Por pas këtyre thashethemeve, Xhensila tregoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, djalin Amen, i cili erdhi në jetë pak javë më parë.
Bes Kallaku ka vendosur të rrëfehet në emisionin ‘Natë me Aulonën’ ku ndër të tjera është shprehur se: “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”.Është merita e Xhensilës për marrëdhënien tonë, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja.”
Përsa i përket fëmijëve të tyre ai tha se : “Kishim disa emra, Xhensila tha “Amen” edhe ashtu u vendos, fundi i lutjes. Lavdi Zotit të dy janë mirë, Amen dhe Xhensila. Ajka është bërë xheloze, sepse është mësuar ti rrimë tek koka. Por prapë e do, dëshiron që ta mbajë afër. Ajka ka pasur vëmendjen e të gjithëve, por duhet të merremi edhe me djalin”, përfundon ai.