Kërkimet në Google për vdekjen e reperit legjendar Eminem shkaktuan kaos në mediat sociale gjatë fundjavës.
Fansat filluan të ndajnë rezultatet e tyre të kërkimit në Google të ikonës së muzikës – emri i vërtetë Marshall Mathers III – në mediat sociale më 9 dhjetor, së bashku me hashtag #RIPEminem. Rezultatet renditën datën e vdekjes të Eminem si 10 dhjetor 2023, me 51-vjeçarin që dyshohet se vdiq në Madison, ëisconsin.
Për fat të mirë për fansat, thashethemet për vdekjen e Slim Shady ishin një mashtrim. Duket se një hacker ndryshoi faqen e yllit të hip-hop-it në ëikipedia për të thënë se ai vdiq, gjë që ndryshoi gjithashtu rezultatet e kërkimit në Google. Faqja amerikane ‘Newsweek’ ka kontaktuar me Eminem përmes emailit për koment.
Raportet e rreme shërbyen për të ilustruar se sa shpejt mund të përhapet dezinformata në internet, veçanërisht duke pasur parasysh se nuk është hera e parë që thashethemet e rreme për vdekjen e Eminem janë përforcuar nga mediat sociale.