Pas lajmit të shtatëzanisë, moderatorja shqiptare Kiara Tito u bë përsëri kryefjala e rrjeteve sociale. Por jo të gjithë komentet për të janë të bukura dhe këtë ajo zgjedhur ta shpërndajë me fansat e saj të Instagramit.
Mesa duket ka ende njerëz që nuk e besojnë dashurinë e saj me fituesin e Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, dhe vazhdojnë ende me komente negative për ata të dy.
“Për këtë arsye gjithmonë do të kesh një pjesë të puzzles mangut të Luizit se me mijëra herë e ke hedhur shumë poshtë brenda shtëpisë. Te publiku po se po sepse ne e kemi parë, çdo gjë kemi parë, kemi parë edhe dashurinë kur hyre për herë të dytë në ‘Big Brother’”- ka shkruar ndjekësja.
“Nuk të shkon asgjë, po fytyrën dhe gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit dhe kamerës. E ke problem ti s’bëhesh se s’bëhesh.”- vazhdoi komentuesja.
Kiara i ka dhënë një përgjigje duke shkruar: “Sikur inati i këtyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte shumë më e mirë. Por ndërkohë harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjetet sociale, sa gjynah.”