Pak javë më parë, në një nga puntatat e ‘Big Brother Kosova’, konkurentja Vesa Vllasalliu u eliminua nga gara duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë në ‘Big Talk Kosova’, ku ka folur për ngjarjen e bujshmë të ish të dashurit të saj, dhe lidhja e tij me shoqen e ngushtë.
“Kjo temë është zgjatur shumë, nuk pendohem për asgjë nga ato. Unë tani kam jetën time, çdo gjë që ka qenë ka mbaruar”, u shpreh Vesa.
Gjithashtu ajo ka folur për mesazhet kërcënuese që ka marrë pas daljes nga shtëpia:
“Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve fallco në Instagram, për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur në Stamboll. Nuk e di nga kush kanë qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe kam lajmëruar menjëherë policinë”, ka thënë Vesa.