Ish-konkurrenjta e “Big Brother Vip Albania 2”, Efi Dhedhes është padyshim një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar. Çdo veprim i Efit apo çdo dalje publike e saj duket që bën lajm. Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj pjesë nga përditshmëria.
Së fundmi Efi ka qenë e ftuar në promovimin e aromave të reja të “Maison de Parfum Tirana” së bashku me yje të tjerë të showbizit shqiptar dhe gjithashtu ish-përsonazhe të ‘BBVA 2’. Efi ishte veshur me një fustan të zi ngjitur pas trupit dhe dukej për mrekulli. Por ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit ka qenë barku paksa i rrumbullakosur, aq ka mjaftuar që menjëherë të aludohet që Efi mun të jetë në pritje të ëmbel.
Efi sapo ka parë lajmet teksa kanë qarkulluar ne media, ka sqaruar një herë e mirë nëpërmjet një vidio në Instagram që nuk është shtatëzënë thjeshtë ka shtuar disa kilogram më tepër dhe që e don barkun e saj edhe kështu. “S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim.” është shprehur në vidio Efi.