Kiara Tito po jeton ditët më të bukura të jetës teksa është në pritje të vajzës së saj. E teksa moderatorja është shumë aktive në mediat e saj sociale, ajo që bie në sy është përfshirja e madhe e ndjekësve të Kiarës pas çdo veprimi që ndërmerr moderatorja, që pas publikimit të lajmit të shumpritur që çifti i dashur për publikun Kiara & Luiz do të bëhen prindër për herë të parë.
Ditën e djeshme Kira ka ndarë me ndekësit e saj në Instagram një foto teksa shfaqet me një ndryshim në pamje, moderatorja ka zgjedhur të pres dhe të lyej flokët e saj. Mirëpo ky veprim i Kiarës përpos komplimenteve të shumta ka marrë edhe mesazhe të tilla nga vajzat të cilat mendojnë që nuk duhen prerë flokët gjatë shtatzanisë, apo edhe ata që nga eksperienca e tyre thonë që mund ti presësh por që nuk ecën floku mirë.
Kiara nuk i ka lënë pa përgjigje këto komente nga ndjekëset e saj pasi në një ‘InstaStory’ në llogarinë e saj në Instagram teksa ka ndarë me ndekësit komentet e fanseve të saj ka shkruar që nuk beson në gojëdhëna të tilla. Shkrimi i plotë i modertores: “Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”