Çifti i njohur dhe shumnë i dashur për publikun Marina Vjollca dhe Getoar Selimi prej dy vitesh janë prindër të një vajze që quhet Marget. Sot, Marget feston ditëlindjen e saj të dytë dhe nuk kishin si të mungonin edhe urimet e veçanta që mori nga prindërit dhe të afërmit.
Marina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto të bukura me Marget ku shkruan: “You bring out the best in everyone you encounter. Your spirit could light up the darkest sky. Une fale teje kam gjetur kuptimin e jetes! Ti je bekimi jetes sime🙏🏼 Happy birthday Marget, beba ime. “
E teksa Marget po rritet kujtimin më të bukur të jetës me sa duket zgjodhi ta bëjë babai i saj i cili ka publikuar këngën e tij më të re me fjalët më të bukura kushtuar ditëlindjes së Marget.
Marget duhet të ndihet me shum fat pasi të shumta kanë qenë urimet edhe nga familjarët e tjerë të çiftit përmendim këtu moderatoren e njohur Luana Vjollca e cila e ka uruar mbesën e saj me fjalët e bukura. Në një Insta Story Luana shkruan: “Gezuar Ditëlindjen, beba ime #Marget Teze Ana vdes për ty”