Showbiz

“Na la pa frymë”: Kiara dhe Luizi kofirmojnë lajmin e ëmbël

Moderatorja e njohur Kiara Tito dhe partneri i saj Luiz Ejlli tashmë janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, ata e nisën romancën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip Albania”. Pasi kaluan një sërë sfidash si brënda dhe jashtë shtëpisë më në fund çifti duket që ka gjetur qetësinë dhe po shijon momentet më të bukua të marrdhënies së tyre.

Prej javësh është aluduar që Kiara ishte në pritje të ëmbël, por që deri më sot çifti nuk kishte deklaruar asgjë për këtë lajm. Dhe me sa është zbuluar ditën e sotme, kanë zgjedhur formën më të bukur për të bërë publik lajmin. 

Ditën e sotme Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Frymë” që vjen si dedikim i këtij momenti të bukur që po jeton dyshja e njohur. Klipi ishte një pasqyrim i gjithe momenteve të bukura të çiftit deri më tani, përfshirë momentin kur mësuan për herë të parë mbi shtatëzaninë e Kiarës, apo edhe zbulimin e gjinisë së bebes. 

Çifiti do të bëhen prindër të një vajze dhe duken më të lumtur se kurrë. Gjithashtu Kiara ka ndarë me publikun lajmin me dedikimin e embël për vogëlushen.

“Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3 💕” shkruan moderatorja.

What's your reaction?