Të premten e kaluar, Elvis Pupa ka ndërprerë përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh në spektaklin më të rëndësishëm të kërcimit në Shqipëri “Dancing With The Stars”.
Aktori ishte në “dance off” me një tjetër konkurent, Eni Shehun, por ai zgjodhi të mos kërcente atë moment, dhe kjo bëri që juria të largojë nga gara Elvis Pupën, duke mos kaluar pa debat pasi ata e kritikuan aktorin që duhet të tregonte më shumë respekt për programin.
Gjithashtu Elvisi mori shumë kritika pasi zgjodhi të mos e shoqërojë partneren e tij në skenë Jora Hodo në “Dancing With The Stars Fan Club”. Ditën e djeshme moderatorja Kiara Tito njoftoi se Elvisi ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e emisionit në momentet e fundit. Ndonëse partnerja e tij në skenë tregoi që aktori kishte një arsye, ishte Albi Nako opinionisti i “Dancing With The Stars Fan Club” i cili e kritikoi ashpër veprimin e Elvisit duke mos e justifikuar mungesën e tij.