‘Kemi një lajm të madh’: David Guetta tregon surprizën e veçantë

david guetta

Në moshën 56-vjeçare, DJ francez David Guetta po përgatitet të zgjerojë familjen. Së fundmi ai u shfaq në tapetin e kuq të çmimeve Latin Grammy, së bashku me partneren e tij Jessica Ledon, e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

Gati dhjetë vite pas fillimit të lidhjes së tyre, David Guetta dhe e dashura e tij Jessica Ledon së shpejti do të bëhen prindër. 

Në fotot e eventit modelja u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë ku tregoi me krenari barkun e rrumbullakosur. David Guetta, i buzëqeshur, nuk mund ta fshihte lumturinë e tij dhe për ta zyrtarizuar këtë lajm të mirë, muzikanti i zgjedhur së fundmi “DJ i vitit”, në WECB Music Awards 2023, postoi nje foto nw Instagram ku pozon me Jessica Ledon, ku shkruan: “Kemi një lajm të madh për t’ju thënë! Publikimi më i rëndësishëm i vitit.”

Kjo nuk është hera e parë që David Guetta po përgatitet të bëhet baba. Me ish-gruan e tij Cathy Guetta, ai kishte tashmë dy fëmijë: Tim-Elvis, tani 19 vjeç dhe Angie, 16 vjeç.

Pas 22 vitesh martesë, ylli me famë botërore u divorcua nga Cathy Guetta në gusht të vitit 2014. Në të njëjtin vit, DJ u njoh me Jessica Ledon. Ata  zyrtarizuan lidhjen e tyre në shkurt 2016, gjatë një darke të organizuar nga François Hollande, në Elysee, për nder të presidentit kuban Raoul Castro.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *